Blog
A mund të lëvizni vetëm 11 minuta në ditë? Nëse po, do të jetoni më gjatë

Nuk mund të mohohet që 2020-a pengoi të gjitha llojet e aktiviteteve. Për shkak të takimeve në Zoom, dhe përdorimit më të madh të Netflix, qëndrimi ulur është shtuar tek shumica e njerëzve. Dhe shumë studime përmendin rreziqet e panumërta shëndetësore të qëndrimit ulur për një kohë të gjatë.
Por ka një lajm të mirë! Pavarësisht nga gjithë ajo kohë ulur, një studim i kohëve të fundit ka zbuluar s me më pak se 11 minuta lëvizje në ditë, ju mund të zgjasni jetën tuaj. Ju mund të thoni se deri tani rekomandimet ishin të tjera. Është e vërtetë,studimet e kaluara, përfshirë një studim të famshëm të vitit 2016, e kishin vendosur objektivin e ushtrimeve ditore nga 60 deri në 75 minuta, për të pasur përfitime në pasjen e një jetë më të gjatë. Por ai studim u bazua në të dhëna të vetë-raportuara, të cilat studimi i fundit, i botuar në “British Journal of Sports Medicine”, zbuloi se kishin shumë të meta për shkak të njerëzve që nuk i mbanin mend mirë nivelet e tyre të aktivitetit.
Duke përdorur një qasje më objektive, shkencëtarët në Shkollën Norvegjeze të Mjekësisë Sportive, e bazuan kërkimin e tyre tek përdorimi i vëzhguesve të aktivitetit, për të ndjekur stërvitjen përkundrejt kohës së kaluar ulur. Rezultatet treguan se pjesëmarrësit që ushtroheshin 35 minuta në ditë, kishin ndryshimin më të madh statistikor në jetëgjatësinë e tyre.
Por, edhe vetëm 11 minuta ushtrime të moderuara – ekuivalente të një shëtitje me hap të shpejtë – kishin ende një ndikim të dukshëm pozitiv. Mënyra më e thjeshtë është përmes daljes një shëtitje jashtë në natyrë, apo në rutinën tuaj palestrën e lagjes. Por ecja është një nga ushtrimet më të mira. Megjithatë me dimrin që ka mbërritur dhe që i mban njerëzit brenda, dhe me rregulloret anti-Covid që kufizojnë mundësinë e frekuentimit të palestrave publike, mund të jenë të nevojshme mjetet më kreative dhe më të arritshme për t’u ushtruar 11 minuta në shtëpi.
Ju mund të kryeni 4 raunde ushtrimesh 3-minutëshe secila. Një ndër shembujt është bërja e 10-25 pompave, 25-40 ulje-ngritje, dhe 1 minutë vrapim në vend. Ndërkohë, Joga mund të jetë një mënyrë e shkëlqyer për të ushtruar trupin tuaj, duke lehtësuar stresin, po ashtu edhe duke forcuar lidhjen tuaj mendje-trup.
Nëse keni qenë duke praktikuar Joga prej kohësh, vendoni kronometrin e celularit për 11 minuta, dhe kryeni disa nga pozat tuaja më të preferuara të Jogas. Nëse jeni më i ri në këtë disiplinë, mos u shqetësoni. Një kërkim i shpejtë me termin“Joga11 minuta” në YouTube ofron mundësi të shumta falas për t’i ndjekur nga instruktorët profesionistë./Përshtatur nga CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Studimi/ Rreziku nga forma e rëndë e Covid-19, mund të përcaktohet që në fillim të sëmundjes
Arsyeja se pse shumica e njerëzve që preken nga një formë e lehtë e Covid-19 ose nuk kanë asnjë simptomë, ndërsa disa sëmuren rëndë, mbetet...

Bazil Zaharof, “tregtari” i vdekjes që u bë njeriu më i pasur i Evropës
Për shumicën nga ne, emri Bazileios Zakarias, ose Bazil Zaharof, nuk do të thotë asgjë. Megjithatë, ky person la gjurmë në histori me veprimet e...