Connect with Us

Trafikantët u paguajnë kamionin për Angli/ Si përdoren të rinjtë shqiptarë për mbjellje hashashi

Kronika

Trafikantët u paguajnë kamionin për Angli/ Si përdoren të rinjtë shqiptarë për mbjellje hashashi

Publikuar

-

Trafikantët u paguajnë kamionin për Angli/ Si përdoren të rinjtë shqiptarë për mbjellje hashashi

Duket se shqiptarët janë kthyer në ekspertë të vërtetë të kultivimit të hashashit, jo vetëm në vendin e tyre por edhe jashtë kufinjve. Një lloj i ri emigracioni po haset në këta katër vitet e fundit. Natyrisht i parregullt, por që garantohet me klering nga trafikantët e qenieve njerëzore. Një burim pranë Departamentit kundër Krimit të Organizuar citon në anonimitet se trafikantë emigrantësh dhe të drogës po bashkëveprojnë për të thithur krahë pune dhe të rinj besnikë e të betuar për të bërë medoemos para. Të dhënat tregojnë se të rinjve që ëndërrojnë dhe aspirojnë largimin nga Shqipëria, në disa raste që janë nën vëzhgim dhe përgjim, dyshohet se u është garantuar udhëtimi “falas” drejt Britanisë së Madhe me vetëm një kusht: Për të shlyer detyrimin e udhëtimit ata duhet të punojnë për trafikantë shqiptarë ose jo në këtë vend. Për muaj të tërë, ky lloj emigranti mbyllet me vullnetin e tij nëpër shtëpi, në të cilat kultivohet hashash me llampa eletrike dhe sipas sipërmarrjeve të organizuara.

Hashash që kultivohet me llampa elektrike, i gjetur nga policia britanike

“Kemi të dhëna se adoleshentë apo të rinj, nga zona të varfra të vendit janë rekrutuar në këtë formë nga rrjete kriminale”, pohon burimi i Gazetës “Si”, sipas të cilit prej muajsh kushdo që riatdhesohet në kufi, intervistohet nga Policia Kufitare. Ende nuk është realizuar dëshmia e ndonjë të penduari që do të zbërthente këtë formë të krimit të organizuar dhe që vlerësohet në nivelet më të larta të palighshmërisë.
Udhëtimi drejt tokës së premtuar – kryesisht në Britaninë e Madhe – kryhet me kamionë dhe me dëshirën e individit, shton i njëjti burim policor. Sipas tij, në të gjitha rastet paratë e krimit dhe të drogës investohen në Shqipëri duke i futur ngarkesat e vlerave monetare në forma të sofistikuara, më e rëndomta ajo përmes tregtisë së automjeteve.
Si u largove nga Shqipëria?
Kjo është pyetja më standarde që Policia Kufitare u drejton të rinjve që në rastin më të keq, kapen në tentativë për t’u larguar. R.Dh. është i moshës 24 vjeç. Ai është nga një fshat i Hasit dhe banon në Bathore. I riu u deportua nga Franca dhe në vijim të hetimeve për kalim të paligjshëm të kufirit, oficerët ndoqën të njëjtin standard. Me shpresën se do të shkonin disi më afër trafikantëve. Por si edhe të tjerët, 24-vjeçari pretendoi se kamionistin që takoi në Francë e ndeshi krejt rastësisht dhe jo sipas ndonjë skeme të organizuar.
Por agjenti i policisë në Komisariatin e Rinasit këmbëngul se i riu rezulton i kategorisë “i deportuar”, kurse për herë të fundit ai e ka kaluar kufirin shqiptar nga Qafë-Prushi më datë 11 dhjetor 2020.
AgjentiPërse u largove dhe ku do udhëtoje?
R.DhPo udhëtoja drejt Anglisë për shkaqe ekonomike, kisha si destinacion final Anglinë.
AgjentiÇfarë linje ndoqe?
R.DhNga Qafë-Prushi udhëtova drejt Kosovës, më pas në rrugë tokësore Maqedoni-Serbi-Hungari dhe më pas arrita në Belgjikë. Në Bruksel qëndrova rreth një javë, aty takova fare rastësisht një shtetas holandez që punonte si shofer kamioni. Më tha nëse më paguan 15 mijë paundë, unë të çoj ilegal në Angli. Ramë dakord dhe më datë 24 dhjetor u nisëm nga Belgjika drejt Anglisë, por sapo mbërritëm në Francë në Portin e Kalesë, aty na ndaloi policia franceze. Më mbajtën disa orë në polici dhe më pas më dërguan në një kamp refugjatësh. Më pas më deportuan.

Sipas policisë, i riu tregon se në Angli nuk e priste askush dhe se ai do të provonte fatin, për një jetë më të mirë.

Policia franceze pranë Portit të Kalesë, ndalon emigrantë të fshehur në një kamion

Përse synohen të rinjtë shqiptarë?
Udhëtimi i paligjshëm drejt Britanisë së Madhe dyshohet se shkon nga 20 deri në 30 mijë paundë dhe ky është çmimi më i kripur për të rinjtë që u llogaritet jo vetëm fatura e udhëtimit por edhe qëndrimi dhe fjetja. Shumë familje nuk kanë asnjë mundësi reale ekonomike që të paguajnë. Por ata pajtohen me ofertën që – sipas burimeve policore të Gazetës “Si”, – bëhet nga njerëz shumë të besuar dhe të afërt. “Adoleshentët dhe të rinjtë që synojnë Anglinë për të punuar në banesa ku mbillet hashash shpresojnë se do t’ia dalin mbanë dhe në të vërtetë ata e prekin vendin që ëndërrojnë. Personat që i përfshijnë në kultivimin e drogës nuk janë të panjohur dhe as të rastësishëm, por bëhet fjalë për individë që jo vetëm dalin garantë, por që janë të bindur se në rastin më të keq, nëse ndodh diçka, ata nuk do të tradhëtohen”, thotë zyrtari i policisë shqiptare pranë Departamentit për Hetimin e Krimit të Oganizuar. Sipas të njëjtit burim, të rinjtë që pranojnë të ndërmarrin këtë udhëtim të rrezikshëm, pranojnë të punojnë falas derisa të shlyejnë borxhin ndaj trafikantit që hapi kuletën dhe pagoi dhe garantoi udhëtimin.
Kohët e fundit shtimi masiv i shqiptarëve që punojnë nëpër “fermat” e kanabisit në Angli, ka shqetësuar edhe autoritetet britanike. Media britanike citon policinë dhe autoritetet e drejtësisë, të cilat shprehen se shumica e shqiptarëve që përballen me ligjin për kultivim narkotikësh, daklarojnë se janë detyruar të punojnë si “kopshtarë” të drogës. Njëra prej këtyre mediave, Teesside (portali më i madh britanik me lajme lokale), ka publikuar verën e shkuar në një artikull emrat e shumë shqiptarëve si edhe deklarimet e tyre përpara drejtësisë./gazeta SI

Shqiptarë të vënë para drejtësisë britanike për kultivim të paligjshëm të hashashit

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë/ Dyshohet për një viktimë

Publikuar

-

Nga

Kris arma në Shkodër/ Çfarë po ndodh?

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen 5 Maji, në Tiranë.

Mësohet se gjatë një konflikti ka mbetur i plagosur me armë një person, identiteti i të cilit ende nuk bëhet me dije.

Dyshohet se si pasojë i plagosuri ka humbur jetën, ndërsa nga informacionet paraprake, nuk raportohet për shkaqet e konfliktit.

LEXO EDHE:  Shifrat e larta nga Covid-19/ Manastirliu tjetër mesazh për të rinjtë: Jeni ju të parët…

LEXO EDHE:  Ja çfarë biznesi kishin Habilajt për të justifikuar të ardhurat nga droga

Ndërkohë, policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të saj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Bosi i kriptomonedhës turke fshihet në Shqipëri”/ Artan Hoxha: Nuk ekspozohet kollaj

Publikuar

-

Nga

Bosi i kriptomonedhës turke fshihet në Shqipëri/ Artan Hoxha: Nuk ekspozohet kollaj

Gazetari Artan Hoxha ka folur për zhdukjen e milionerit të kriptomonedhës turke Faruk Fatih Özer, i cili është shpallur në kërkim dhe mendohet se fshihet në Shqipëri.

Hoxha tha në emisionin “Opinion” se shtetasi turk nuk është larguar nga Shqipëria, ndërsa tregoi se policia ka kryer kërkime në 7 baza.

Fillimisht, gazetari pretendon se Faruk Fatih Özer ka ardhur në Tiranë, dhe më pas ka ikur drejt Durrësit dhe Vlorës.

Sipas tij, autoritetet kanë vendosur shpërblim 10 mijë euro për kapjen e shtetasit turk.

Në Shqipëri ai është thjeshtë një person në kërkim, është fshehur, është ndihmuar nga persona të tretë. Sot mesa jam informuar është vënë një shpërblim. Vlera e shpërblimit është 10 mijë euro, por ki paraysh që vlera që ai ka marrë nga mashtrimi është 2 miliardë euro.

Ky në fakt ka krijuar një kompani monedhe të vetën, nuk është se është përfshirë me bitcoinin e famshëm. Ka thithur 391 mijë klientë, fondi në total diku te 2 miliardë, ai e ka mbyllur në datën 19 prill dhe ditën  tjetër bashkë me një pajisje pajisje në formën e një hardisku, e cila ka një shumë rreth 108 mijë dollar në kriptomonedhë të koduar dhe fillimisht është dyshuar se ai ka shkuar në Tajlandë, por më pas është mësuar se ai ka prerë në biletë për në Tiranë.

Janë bërë kontrolle në Tiranë. Janë gjurmuar të paktën 7 baza në Tiranë, ai ka ndryshuar shpeshherë vendodhjet. Është akoma në Shqipëri, fillimisht ishte në Tiranë, ka shkuar në Durrës, pastaj në Vlorë. Operacioni është në bashkëpunim me punonjës të policisë turke dhe është përfshirë byroja e hetimit. Është operacion me përmasa të gjera nën mbikëqyrjen e autoriteteve turke. Ata kanë thënë që nuk është person që ekspozohet kollaj.

Shqipëria ka një avantazh që ka pak pika të kalimit kufitar, por ka një disavantazh në emërtimin e adresave. Në Turqi është një nga mashtrimet më të mëdha, 2 miliard dollarë”, theksoi Hoxha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Mos e gëzofshi sezonin çuna!”/ Artan Hoxha del me reagimin e fortë pas atentatit në Vlorë

Publikuar

-

Nga

Atentati në Vlorë/ Artan Hoxha zbërthen skemën: Eliminuan objektivin për pesë sekonda

Gazetari Artan Hoxha ka dalë me një reagim të fortë në rrjetet sociale, pas atentatit të sotëm në Vlorë ku mbeti i plagosur shtetasi Bledar Birçaj 40-vjeç.

Hoxha shkruan se “çunat problematikë” e inauguruan sezonin pranverë-vjeshtë 2021 të “Bishti Kalldremit”, nën moton e vjetër, “godit, asgjeso dhe largohu pa firo”.

Ndërsa shton se vlera e jetës së një shqiptari është ulur në koston e një karikatori AK-47.

LEXO EDHE:  Ja çfarë biznesi kishin Habilajt për të justifikuar të ardhurat nga droga

LEXO EDHE:  Sajmir Tahiri njoftohet nga Kuvendi për rënien e çmimit të hashashit

“Ne mezi po prisnim qe, bashkia dhe qeveria të hapnin sezonin turistik maj-shtator 2021, me nje ceremoni pompoze në Lungomaren e Vlores….

ndersa “çunat problematike” e inauguruan sezonin pranvere-vjeshte 2021 të “Bishti Kalldremit”, nen moton e vjeter, “godit, asgjeso dhe largohu pa firo”…

Mos e gezofshi sezonin “çuna”!!!

Eshte “merita” juaj qe, vlera e jetes se nje shqiptari eshte ulur në koston e nje karikatori AK-47…”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE