LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tani në krah të Kryemadhit/ Djali i prokurorit skandaloz kandidat i LSI

10 Janar 2021, 10:50, Aktualitet CNA
Tani në krah të Kryemadhit/ Djali i prokurorit skandaloz kandidat i

Djali i ish prokurorit Petrit Fusha, Aldi Fusha do të jetë kandidati për deputet nga radhët e LSI. Ky i fundit u pa sot në krah të Monika Kryemadhit, e cila ishte në një takim me banorët e zonës së Saukut.

Nga aty, Kryemadhi prezantoi dy kandidatët për deputet, që janë Aldi Fusha dhe Erisa Xhixho.

Duke i thurur lavde dhe duke e prezantuar si kandidat potencial si ?çun lagje?, Kryemadhi shprehet optimiste se djali i ish prokurorit Petrit Fusha, i njohur në opinionin publik si mbrojtësi i kryebashkiakut pasi dyshohet se mbylli dosjen e Ardit Gjoklajt, do të jetë pjesë e Parlamentit të ardhshëm.

?Aldin si çun lagje që e kemi edhe pse quhet Tirons. Ne e lamë të diskutonim sot sepse edhe 105 ditë na kanë ngelur nga data 25 prill.  Unë jam e bindur që ndryshimi do të vijë. Të gjithë ne, duke filluar që nga unë e para që jam kryetare e LSI por edhe Aldi që do kandidoj për LSI, edhe Erisa të dy do të jenë deputet në Parlamentin e ardhshëm duhet të jenë të përulur jo thjesht sa për të marë votën por për të zgjidhur problemet?, tha Kryemadhi.

Fill pas Kryemadhit, fjalën e mori Aldi Fusha, i cili shkurtimisht u shpreh se qytetarët janë pa mbështetjen e qeverisë dhe se shumë biznese po mbyllen çdo ditë.

?Praktikisht njerëzit janë të vetëm, nuk kanë një qeveri aktive. Biznesi i vogël është në fazën më të keqe që ka qenë ndonjëherë. Shohim çdo ditë biznese që mbyllen dhe njerëz që ankohen, për shkak të keqqeverisjes?, tha djali i Petrit Fushës.

CNA.al e tha pak kohë më parë që djali i Petrit Fushës, Aldi Fusha do të kandidojë më LSI. Ky vendim solli edhe një krisje të marëdhënieve të Petrit Fushës me kryebashkiakn Erion Veliaj. Ky i fundit, pak kohë më parë e sulmoi hapur ish prokurorin, duke u shprehur se partitë e pashpresa që do të tentojnë të përdorin dhunën dhe subjektet e OFL-së në zgjedhje, nuk kanë asnjë shans të fitojnë.

Kujtojmë se Petrit Fusha është ish prokurori i Tiranës i cili iu shmang vettingut duke u dorëheqeur.

Në muajin Shkurt të vitit 2019, Fusha dha dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë.

Në deklaratën e servirur për mediat, Fusha shkruante, se Prokuroria nuk ishte më vendi, ku mund të shërbente, pas 32 viteve eksperiencë.

CNA.al raportoi se e vërteta rezultonte krejt ndryshe pasi në momentin që ai ka kuptuar se do vihej nën hetime, për shkak të pasurisë dhe jo vetëm, ka nxituar të japë dorëheqjen. Gjithashtu CNA.al raportoi se ndaj Fushës, rëndonin akuzat për fshehje të pasurisë, deklarim të rremë, falsifikimin dokumentash dhe pastrim parash.

CNA.al, ka paralajmëruar më herët se nëse do të hetohej pasuria e tij, atëherë Petrit Fusha do të përfundonte në burg. Ndryshe Petrit Fusha është, i njohur në opinionin publik edhe si njeriu që ka mbyllur me aindra dosje skandaloze dhe gëzon një pasuri të çmendur/CNA.al

https://www.cna.al/2020/12/18/veliaj-sulmon-ish-prokurorin-petrit-fusha/

https://www.cna.al/2019/05/29/petrit-fusha-pastroi-parate-e-droges-zbardhen-akuzat/

https://www.cna.al/2018/07/10/prokurori-petrit-fusha-peshku-i-madh-1-milione-dollare-i-vettingut/

Lajmet e fundit nga