LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Si do të jetë Evropa pas Brexit

10 Janar 2021, 12:57, Blog CNA
Si do të jetë Evropa pas Brexit

Nga Sigmar Gabriel ?Project Syndicate?

?OKB-ja nuk është themeluar për ta çuar njerëzimin në Parajsë, por për ta shpëtuar

atë nga Ferri?. Kështu u shpreh në një rast Sekretari i parë i Përgjithshëm i saj, Dag Hamarskjold. Natyrisht ?Ferri? që ai kishte në mendje, ishte Lufta e Dytë Botërore dhe Holokausti, pranë së cilave shumica e sfidave të sotme duken shumë më të lehta.

Sidoqoftë, ngjarje përçarëse si pandemia e Covid-19 dhe largimi i Britanisë nga Bashkimi Evropian, kanë vënë në pikëpyetje shumë besime, që evropianët më parë i konsideronin të mirëqena.

Falë udhëheqjes së kancelares gjermane Angela Merkel brenda BE-së, Evropa i mbijetoi relativisht e padëmtuar vitit 2020. Në fakt, roli i saj në presidencën e radhës të Këshillit Evropian gjatë gjysmës së dytë të vitit së shkuar, do të mbahet mend si një nga kulmet kryesore politike të historisë evropiane të pasluftës.

Kur shpërtheu pandemia pranverën e vitit të kaluar, dukej sikur çdo shtet anëtar i BE-së do të shihte hallet e veta. Për shembull Gjermania, ndaloi përkohësisht eksportet e ndihmës mjekësore dhe të pajisjeve mbrojtëse, me gjithë numrin e tmerrshëm të të vdekurve në Italinë aty pranë.

Por që nga ajo kohë, evropianët kanë dëshmuar një solidaritet mbresëlënës në përballjen e tyre me pandeminë. Kohët e fundit, shfaqja e një lloji shumë më infektiv të koronavirusit në Britaninë e Madhe u dha britanikëve dhe evropianëve një shije të vogël të asaj që do të kishte ndodhur, nëse një marrëveshje përfundimtare mbi Brexit nuk ishte arritur Ditën e Krishtlindjes.

Befas, pikat kufitare midis Evropës dhe Mbretërisë së Bashkuar u mbyllën, duke krijuar radhë kilometrike të kamionëve të ngarkuar me mallra. Marrëveshja tregtare BE-Britani mund të përshkruhet si më e mira e një sërë opsioneve të këqija që ishin në tryezë.

Fakti që ajo u arrit, i detyrohet diçka edhe rezultatit të zgjedhjeve presidenciale në SHBA. Pasi ishte afruar shumë me Donald Trump (dhe duke fyer presidentin e mëparshëm Barack Obama me epitete raciste), kryeministri britanik Boris Xhonson e di fare mirë se administrata e Baden, nuk do të jetë e etur t?i bëjë asnjë favor qeverisë së tij.

Në mungesë të një marrëveshje me Evropën, Britania e Madhe do të mbetej tërësisht vetëm. Nga ana e tyre, udhëheqësit e BE-së e mirëpritën marrëveshjen, pasi ata e kuptojnë se Brexit e ka dëmtuar tashmë unionin. Duke pasur parasysh përvojën dhe aftësitë e konsiderueshme gjeostrategjike të Mbretërisë së Bashkuar (jo më pak edhe arsenalin e saj bërthamor), ishte thelbësore që Evropa të shmangte një shkëputje të plotë.

Por, përveç Brexit, BE-ja është e ndarë nga brenda në lidhje me politikat ekonomike, sundimin e ligjit dhe ndarjes së pushteteve. Dhe sikur këto sfida të mos ishin mjaftueshëm të mëdha, zhvillimet në javët e fundit kanë zbuluar një divergjencë të thelluar midis Francës dhe Gjermanisë.

Këto dy motorë tradicionalë të Bashkimit Evropian, nxitën miratimin e fondit të ri të rimëkëmbjes së BE-së, duke siguruar kështu kohezionin midis vendeve anëtare të jugut dhe atyre të veriut. Por debati i vazhdueshëm i unionit rreth politikës së jashtme dhe të sigurisë, i udhëhequr kryesisht nga presidenti francez Emmanuel Makron, ka shkaktar një ndarje të re rreth çështjes së pozicionit strategjik të Evropës.

Duke bërë thirrje për një ?autonomi strategjike?, Makron po reagon ndaj shkëputjes së Amerikës nga Evropa dhe ri-orientimit të saj drejt rajonit të Indo-Paqësorit dhe Kinës. Ai ka të drejtë të arrijë në përfundimin se një tërheqje amerikane nga aleanca e ngushtë, do t`a detyrojë Evropën të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë e vet.

Dhe pasoja për Gjermaninë është se po i afrohet momenti i së vërtetës. Ndonëse është ?centrali? ekonomik i BE-së, dhe shteti anëtar më popullor, Gjermania – e ndërgjegjshme për përgjegjësinë e saj ndaj vuajtjeve të paimagjinueshme të Luftës së Dytë Botërore – është përmbajtur për 75 vjet nga veprimi në mënyrë strategjike.

Sigurisht, abstenimi strategjik i Gjermanisë, është ai që mundësoi në radhë të parë projektin evropian. Por gjërat që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore kanë ndryshuar shumë, dhe fakt është se BE nuk mund të bëhet dot një forcë e besueshme gjeopolitike, nëse Gjermania nuk kontribuon me peshën e saj të plotë ekonomike, politike por edhe ushtarake.

Natyrisht, problemi është se shumë gjermanë mbeten ende dyshues ndaj ?gjeopolitikës?, ose janë ende duke u kapur pas një ndjenje të epërsisë morale, që nuk i bën ata të prirur të mbrojnë interesat evropiane. Në këtë kontekst, francezët ishin plotësisht të justifikuar në fillimin e një debati rreth autonomisë strategjike evropiane.

Tani topi është në fushën e Gjermanisë. A do t?i përgjigjej një qeveri e ardhshme gjermane, e përbërë nga Unioni Kristiandemokrat/Unioni Kristiansocialist dhe një aleancë e Grupittë të Gjelbërve, lutjeve nga qeveria libiane e unitetit kombëtar ndaj Evropës, për të përdorur forcën ushtarake me synim shkatërrimin e kampeve të trafikimit të refugjatëve, që janë vendosur në zonat e kontrolluara nga militantët atje?

Franca sigurisht që do t?i përgjigjej thirrjes, por do të priste që asaj t?i bashkoheshin Gjermania dhe të tjerët. Me projektin e tij për një?autonomi strategjike evropiane?, Makron po garon të mbushë hendekun gjeopolitik të lidershipit që është krijuar nga largimi i Mbretërisë së Bashkuar, si dhe nga refuzimi i vazhdueshëm i Gjermanisë për t?u angazhuar me çështje gjeopolitike.

Si fuqia e mbetur bërthamore e Evropës, dhe si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit në OKB, Franca është padyshim kandidatja më e përshtatshëm për këtë punë. Por ajo nuk mund t`a përballojë dot e vetme. Gjermania ka përdorur fuqinë e saj kur ka qenë fjala për çështje të brendshme politike, sidomos mbi ruajtjen e unitetit evropian.

Merkel e tregoi këtë kohët e fundit, duke ndërmjetësuar një kompromis me Hungarinë dhe Poloninë, të cilat kishin kërcënuar të vendosnin veton kundër fondit të rimëkëmbjes dhe buxhetin 7 -vjeçar të BE-së, për shkak të rezervave ndaj një ?mekanizmi të ri të sundimit të ligjit?,si një kusht për disbursimin e fondeve të BE-së.

Gjithashtu, qeveria gjermane ka theksuar vazhdimisht se çdo ecje drejt ?autonomisë strategjike? duhet të plotësojë dhe të forcojë, në vend se të rrezikojë partneritetin transatlantik. Brexit ngre disa pikëpyetje strategjike të fjetura prej kohësh, në lidhje me unitetin e brendshëm dhe pozicionin e Evropës në politikën globale.

Por pak prej tyre ka të ngjarë të marrin përgjigje së shpejti. Në këto kushte, Franca dhe Gjermania duhet të gjejnë shtigje të përbashkëta për Evropën, duke shfrytëzuar mundësitë që ofron autonomia, por duke qenë të vetëdijshëm për kufizimet. Edhe euro-optimistët më të thekur nuk mund të pretendojnë se Evropa mund të ketë sukses në shekullin XXI, pa një partneritet të ngushtë strategjik me SHBA-në.

Shënim:Sigmar Gabriel, ish-Ministër i Jashtëm dhe ish-zv/kancelar i Gjermanisë, është aktualisht drejtues i qendrës Atlantik-Brücke./CNA.al

https://www.project-syndicate.org/commentary/eu-after-brexit-needs-strategic-autonomy-and-transatlanticism-by-sigmar-gabriel-2021-01

 

Lajmet e fundit nga