LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shkodra nën ujë/ Bashkia apel banorëve: Merrni masa për sigurimin e gjësë së gjallë

10 Janar 2021, 16:16, Sociale CNA
Shkodra nën ujë/ Bashkia apel banorëve: Merrni masa për

Reshjet intensive të rëna gjatë ditëve të fundit kanë shkakuar përmbytje të mëdha në të gjithë qarqet e vendit.

Në Shkodër 1600 hektarë tokë janë nën ujë në Shkodër. Njësia më e prekur është Ana e Malit, ku janë 900 ha të përmbytura. Në fshatin Obot rruga është e pakalueshme. Njësia tjetër më e goditur është ajo e Dajçit.

Bashkia Shkodër duke parë situatën që po përkeqësohet ka bërë lajmërimin e hershëm për banorët që rrezikohen nga përmbytja që të marrin masa për sigurimin e gjësë së gjallë, prodhimeve bujqësore, mjeteve dhe pajisjeve të ndryshme që mund të dëmtohen.

Nga monitorimi periodik në terren ditën e sotme datë 10.01.2021,ora 16.00, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:

Hidrometri në Dajç në orën 16.00, shënon kuotën 6.32m.(Kuota max 6.30 m)
Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 16.00, shënon kuotën 8.47 m.(Kuota max 8.70 m)
Hidrometri i lumit Drin në orën 16:00, shënon kuotën 6.95 m. (Kuota max 7.50 m)

Bashkia Shkodër
Siperfaqe totale e përmbytur 1685 Ha
1. Tokë e pakultivuar 503 Ha
2. Foragjere të dyta, jonxhe 1073 Ha
3. Grurë 55 Ha
4. Bimë dekorative 50 Ha
5. Pemtore 4 Ha

Nj.A. Ana Malit
1.Vazhdon të jetë e bllokuar rruga për në Obot për mjetet e ulëta. Rruga e Obotit është e kalushme vetëm me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin mbi 80cm.
2. Ujesjellesi Oblika 1 si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit.
3. UKSH ka furnizuar me uje te pijshëm banore të fshatit Oblikë.
4. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 900 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë
Tokë e pakultivuar 200 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 678 Ha
Grurë 20 Ha
Pemtore 2 Ha

Nj.A Dajç
1. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 660 Ha, kryesisht në zonën e quajtur ?Këneta e Dajçit? (fshatrat Dajç,Mushan,Shirq,Suka-Dajç,Pentar), nga të cilat:

Tokë e pakultivuar 255 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 320Ha
Bimë dekorative 50 Ha
Grurë 35 Ha

UKSH ka furnizuar me uje të pijshëm banore të fshatit Oblikë.
3. Për shkak të rritjes së nivelit të ujit është bllokuar segmenti në vendin e quajtur Urrelat që lidh fshatërat Shirq me Darragjat .

Nj. A. Guri Zi

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 5 Ha, kryesisht në fshatin Rrenc.
Tokë e pakultivuar 5 Ha
Vazhdon gerryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.

Nj.A. Velipojë
1. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 40 Ha, kryesisht në fshatrat Ças,Reç (këneta Reçit),Baks i Ri.
Tokë e pakultivuar 10 Ha
Foragjere të dyta, jonxhë 30 Ha

2.Ka shkarje dherash në rrugën Baks ?Rrjoll. Bashkia Shkodër po punon një fadromë për pastrimin.

Nj.A.Bërdicë
1. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 70 Ha, kryesisht në fshatin Trush (fusha e Stomes), e Bërdicë e Madhe
Tokë e pakultivuar 30 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 40 Ha

Nj.A.Rrethinat
1. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 10 Ha, në fshati Zyes
Tokë e pakultivuar 3 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 5 Ha
Pemtore 2 Ha

2.Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Kir në vendin e quajtur Bardhaj, fshati Bardhaj.

Gjithashtu ka rritje të nivelit të ujit nga Liqeni i Shkodrës, në zonën e Livadeve dhe Dobraç.

Përsa i përket blegtorisë në Nj.A. e rezikuara nga përmbytjet është evidentuar numri i gjësë së gjallë në këto njësi i cili është: Gjedhë 9700 krerë, të imta 23100 krerë, Derra 5920 krerë, të ndara si më poshtë dhe vendevakuimet në rast emergjence:
Nj.A.Ana Malit? Gjedhë 850 krerë,të imta 900 krerë, derra 120 krere,
Vend dislokimet e mundshme: ish-Reparti Ushtarak Oblikë kodër,Stallat e kompleksit Dibra, Stallat e ish-kooperativës Velinaj.

Nj.A. Rrethina-Qytet livade ?Rreth Gjedh 1400 krerë,Të imta 3200 krerë, derra 500 krere.
Vend dislokimet e mundshme: Tregu i bagëtive, Kapanonet e Fermentim Duhanit.

Nj.A. Dajç- Gjedhë 2450 krerë, të imta 3000 krerë, derra 1400 krere,
Vend dislokimet e mundshme: Stallat e ish-grumbullimit Bërdicë, Stallat e ish-zooteknikës Bërdicë, ish-reparti ushtarak Bërdicë.

Nj.A. Bërdicë- gjedhë 2000 krerë, të imta 3000 krerë, derra 800 krere,
Vend dislokimet e mundshme: së bashku me Dajçin.

Nj.A. Guri Zi-gjedhë 1300 krerë,të imta 5000 krerë,derra 1400 krere,
Vend dislokimet e mundshme:ish-reparti ushtarak Rrenc.

Nj.A. Velipojë- gjedhë 1700 krerë, të imta 8000 krerë, derra 1700 krere,
Vend dislokimi i mundshëm ish-stallat e kompleksit Reç i Ri, ish-stallat e kooperatives Sektor Velipojë.

Janë hartuar listat e fermereve të cilët mbarshtrojnë blegtori, për të gjitha fshatrat e Njësive Administrative të prekura nga përmbytjet e deritanishme, si dhe ato që rrezikojnë. Këto lista përmbajnë emër mbiemër, sasinë e gjësë së gjallë si dhe llojin e tyre. Eshtë bërë përllogaritja e nevojave ushqimore për çdo situatë të agravuar sipas Njësive Administrative dhe fshatrave. Gjithashtu është llogaritur sasia e nevojshme e bazës ushqimore të blegtorisë për çdo fermer, duke parashikuar nevojat ditore të tyre.

 

Lajmet e fundit nga