LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rrëshqitje dheu në Durrës/ Bllokohet aksi Lalëz-Shkafane

10 Janar 2021, 14:04, Aktualitet CNA
Rrëshqitje dheu në Durrës/ Bllokohet aksi Lalëz-Shkafane

Reshjet e shiut gjatë ditëve të fundit ka sjellë probleme në shumë qytetet të vendit, ku janë shkaktuar përmbytje dhe dëmtime të rrugëve.

Në qarkun e Durësit ka pasur rrëshqitje të dheut në aksin rrugor Lalëz-Shkafane, ku ka sjellë edhe probleme në qarkullimin e mjeteve.

Dëmtime janë shkaktuar edhe në akse të tjera rrugore, ku po punohet në terren për normalizimin e situatës dhe lehtësimin e lëvizjeve të mjeteve.

Rrëshqitje dherash ka pasur edhe në aksin nacional Librazhd-Përrenjas. Për shkak të shirave dhe rënies së gurëve një maune ka devijuar nga rruga duke bllokuar qarkullimin.

Në vendngjarje po punon firma kontrakture për të bërë të mundur pastrimin e rrugës. /CNA.al

Lajmet e fundit nga