Connect with Us

Nis shpërndarja e 36 autoambulancave të reja/ Manastirliu në Durrës: Shërbim me standarde bashkëkohore në përgjigje ndaj pandemisë

Sociale

Nis shpërndarja e 36 autoambulancave të reja/ Manastirliu në Durrës: Shërbim me standarde bashkëkohore në përgjigje ndaj pandemisë

Publikuar

-

Frigoriferët e vaksinave/ Manastirliu: Mund të ruajmë 250 mijë doza të Pfizer

“Shërbimi i urgjencës në territor është tashmë një shërbim dinjitoz dhe me standarte bashkëkohore, falë investimit në autoambulancat e reja, të pajisura me të gjitha mjetet jetëshpëtuese”. Deklarata u bë nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, në spitalin rajonal të Durrësit, nga ku ka nisur shpërndarja e 36 autoambulancave të reja, që do të vijojë në të gjithë spitalet e vendit.

“Me flotën e 36 autoambulancave ne kemi vendosur që të rrisim kapacitetet e Tiranës, gjithashtu edhe të spitaleve rajonale dhe bashkiake. Spitali i parë ku shpërndahet flota është spitali i Durrësit, paralelisht do të vijojmë me spitalet e tjera rajonale, nga Kukësi deri në Sarandë, ku me këto autoambulanca, të cilat kanë të njëjtin standard, jo vetëm do të rrisim kapacitetet, por edhe rinovojmë kapacitetet aty ku kemi patur pika të dobëta”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë tha se spitalet rajonale janë në gatishmëri të plotë për përballimin e situatës së shkaktuar si pasojë e COVID19.

“Në këtë situatë, spitalet rajonale po bëjnë përpjekje maksimale, qoftë për shërbimet e triazhit që kanë filluar që në momentin e parë por edhe ato sipas protokolleve dhe udhëzuesve të rasteve që kërkojnë një trajtim postcovid dhe që kërkojnë një mbështetje respiratore. Këto raste janë trajtuar dhe vijojnë të trajtohen në spitalet rajonale. Spitali i Durrësit ka një pavion të dedikuar për këto raste dhe jemi bërë gati që në rastet e një skenari ku do duhet që të dedikohen edhe për rastet covid, ne jemi gati me stafet e trajnuara, me aparaturat jetëshpëtuese, me të gjithë setin e elementëve që kanë nevojë, qoftë barna, materiale mjekësore.

Po rrisim më shumë kapacitetet për të përballuar çdo skenar që kjo pandemi mund të na sjellë dhe pikërisht edhe flota e re e autoambulancave, një investimi i qeverisë shqiptare në përmbushje të përgjigjes sonë ndaj pandemisë, vjen për të lehtësuar menaxhimin dhe për të krijuar kapacitetet e nevojshme për të përballuar çdo skenar” – tha Manastirliu.

LEXO EDHE:  Vjedhje në Durrës/ Arrestohen 3 persona

Duke folur për vaksinimin antiCOVID, Ministrja e Shëndetësisë u shpreh:

“Ajo çka pritet tani është fillimi i vaksinimit dhe ne e kemi thënë do të fillojmë me ata të cilët janë në vijën e parë të kësaj lufte, me mjekët, me infermierët në spitalet COVID, me punonjësit e urgjencave, të cilët janë në frontin e parë dhe po vijojnë këtë betejë me këtë armik të padukshëm”, tha Manastirliu.

36 autoambulanca të reja, të pajisura me të gjithë pajisjet e ndihnës së shpejtë, investim i qeverisë shqiptare po plotësojnë flotën anticovid nëvtë gjithë territorin./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Sociale

Parashikimi i motit/ Si pritet të jenë temperaturat nesër

Publikuar

-

Nga

Parashikimi i motit/ Si pritet të jenë temperaturat nesër

Ashtu si ditën e sotme, edhe nesër vendin e pret një ditë tjetër e qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare kryesisht në relievet malore.

Sipas Shërbimit Meteorologjik, në orët e mëngjesit përgjatë zonave luginore prezencë mjegulline lokale. Era do të fryjë juglindje dhe veriperëndim e lehtë e përkohësisht mesatare në bregdet.

Valëzimi do të jetë i forcës 2-3 ballë, ndërsa temperaturat parashikohen në:

zonat malore 0°C deri në 13°C

LEXO EDHE:  Grida Duma, kandidate e PD-së për bashkinë e Durrësit

LEXO EDHE:  Grida Duma, kandidate e PD-së për bashkinë e Durrësit

zonat e ulëta 4°C deri në 19°C

zonat bregdetare 5°C deri në 19°C./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Priste të martohej/ 27-vjeçarja nga Berati humb jetën te “Shefqet Ndroqi”

Publikuar

-

Nga

Priste të martohej/ 27-vjeçarja nga Berati humb jetën te “Shefqet Ndroqi”

Një 27-vjeçare nga Berati, ka humbur betejën me Covid, duke ndërruar jetë në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

E reja Ariola Sakollari (Gjeçi) u prek nga koronavirusi 3 javë më parë dhe fillimisht u shtrua në Repartin Covid-19 në Spitalin Rajonal të Beratit, por për shkak të gjendjes u transportua në Tiranë ku qëndroi 3 ditë në intubim.

Sipas familjarëve e reja që priste të martohej së shpejti por nuk ka mundur t’ia dalë.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve për ta shpëtuar 27-vjeçarja gjeti vdekjen pasditen e djeshme në këtë spital.

LEXO EDHE:  Ujrat e zeza “përmbytin” stacionin e trenit

LEXO EDHE:  Vjedhje në Durrës/ Arrestohen 3 persona

E reja nuk vuante nga sëmundje të tjera shoqëruese priste të martohej së shpejti por virusi vdekjeprurës e ndau nga i fejuari dhe familja e saj në lulen e rinisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Çohuni një orë më parë dhe kapni autobusin që nuk ka fluks”/ Rakacolli: Fjala ime u keqinterpretua

Publikuar

-

Nga

Variantet e reja të Covid në vendin tonë?/ Rakacolli zihet ngushtë: S’na jep përgjigje njeri

Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli sqaroi deklaratën e dhënë disa ditë më parë ku u shpreh se qytetarët duhet të zgjohen një orë më përpara dhe të arrinin autobusët që kishin më pak njerëz.

E ftuar në ‘A2 Cnn’ajo sqaroi se deklarata e saj ishte keqkuptuar.

“Ka ndodhur një keqkuptim dhe keqinterpretim për atë që jam shprehur. Se situata në autobusë është e ngarkuar, është vend ku mund të merret infeksioni dhe përgjigja ime është drejtuar qytetarëve dhe nuk është thënë përgjigja tjetër që nëse e shihni që autobusi është plot mos hipni, se ju infektoni familjarët, por jo se nuk duhen shtuar kontrollet në autobusë. Ka qenë një këshillë praktike dhe është thënë qartazi dhe janë përcaktuar protokollet që ky transport të mos bëhet vatër infeksioni dhe jo çdo gjë të bazohet te protokollet. Ajo që më bën përshtypje është që fokusohemi te përgjigjet negative dhe jo te mesazhi. Kur e shohin që autobusët janë të ngarkuar të mos hipin, pavarësisht masave që ne marrim. Ndoshta me të drejtë është keqinterpretuar patjetër që duhet vëmendje e shtuar dhe nuk duhet të pranojnë të hipin të tjerë. Duhen më shumë kontrolle masa ndëshkuese edhe për operatorët. Është e pamundur që fizikisht që në çdo orar dhe autobus të çosh nga një kontrollor”-është shprehur ajo./CNA.al

LEXO TE PLOTE