Connect with Us

Nga sulmi me acid tek vjedhja e 52 000 eurove në shtëpi/ Gjyqtarja e shkarkuar dy herë në Vetting

Vetingu

Nga sulmi me acid tek vjedhja e 52 000 eurove në shtëpi/ Gjyqtarja e shkarkuar dy herë në Vetting

Publikuar

-

Për gjyqtaren e Vlorës Mirela Mishgjoni Vettingu ka nisur në Dhjetor të vitit 2020.

Gjyqtarja Mishgjoni nuk është e panjohur për opinionin publik, pasi në vitin 2013, zuri vend kryesor në media pas sulmit me acid që u bë ndaj saj dhe që u klasifikua nga policia si “Goditje për shkak të detyrës”.

Gjyqtarja përveç  sulmit me acid është përballur dy herë edhe me Këshillin e Lartë të Drejtësisë.

Mishgjoni gjatë karrierës së saj, rezulton të jetë shkarkuar dy herë nga detyra.

Në datën 15 mars të vitit 2002, KLD e shkarkoi nga detyra gjyqtaren për “thyerje të disiplinës në punë”. Por pas këtij vendimi, Mishgjoni e çon çështjen në Gjykatën Kushtetuese dhe e fitoi atë.

Në vitin 2004, Mirela Mishgjoni rikthehet në detyrën e gjyqtares penaliste.

Por, sërish KLD, në vitin 2008, e ka shkarkuar gjyqtaren Mirela Mishgjoni nga detyra për të dytën here, me motivacionin  “abuzim me detyrën”. Përsëri Mirela Mishgjoni i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, e cila pasi shqyrtoi kërkesën e saj vendosi të mos e pranojë.

Në këto rrethana ajo iu drejtuar Gjykatës së Strasburgut, e cila me vendimin e vitit 2011 e rikthen në detyrë.

Sa i përket pasurisë, rezulton se të ardhurat e gjyqtares Mirela Mishgjoni burojnë nga aktiviteti privat i bashkëshortit si ristorator dhe nga puna e saj.

Bashkëshorti i saj rezulton pronar i një sërë patundshmërie toke bujqësore nga Vlora në Tiranë.

Në vitin 2016 gjyqtarja deklaron se ikanë vjedhur në banesë 52 000 euro, ndërsa më herët I kanë vjedhgur automjetin e blerë 5 000 euro.

Pas vjedhjes së 52 000 eurove,m bashkëshorti deklaron financa të tjera që sipas tij ishin krijuar në emigracion dhe I ishin lënë në administrim babait të tij.

Për më tepër po sjellim pasurinë e deklaruar nga gjyqtarja Mirela Mishgjoni.

Viti 2003

¼ e 1500 m2 tokë bujqësore.

Kursime, 400 000 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Vlorë, 0,045 milion lekë.

Viti 2004

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Vlorë, 1 000 000  lekë.

Viti 2009 (Deklarat fillestare)

Ap 120.7 m2, blerë në 2006 me vlerë 60 000 euro.

Depozitë bankare 1 013 500 lekë.

Autoveturë Damler Chrysler, 500 000 lekë.

20% e 1300 m2 e tokës bujqësore në Nartë.

Dhënë hua 17 000 euro.

Llogari bankare 60 000 lekë.

Të ardhura si avokate, 590 000 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit nga kambialet 1385 76 euro.

Të ardhura të bashkëshortit nga aktiviteti privat 350 000 lekë.

Ap 65 m,2 në emër të bashkëshortit me vlerë 10 801 lekë.

Kursime dhe kambiale të bashkëshortit 70 000 euro.

Depozitë bankare e bashkëshortit 3 000 000 lekë.

Viti 2009 (Deklarata vjetore)

Autoveturë Damler Chrysler, 9 100 euro.

Depozitë bankare  300 000 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Vlorë, 696 347  lekë.

Të ardhura të bashkëshortit si ristorator, 2 450 000 lekë.

Të ardhura nga interesat bankare, 88 015 lekë.

Viti 2010

Autoveturë Damler Chrysler, shitur 900 000 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Vlorë, 866 367  lekë.

Të ardhura të bashkëshortit si ristorator, 1 400 000 lekë.

Të ardhura nga interesat bankare, 81 532 35 lekë.

Bashkëshorti ka blerë tokë bujqësore në Risilë, Vlorë, 1000m2 për 60 000 lekë, 3200 m2, për 320 000 lekë dhe 2500 m2 për 150 000 lekë.

Viti 2011

Autoveturë Damler Chrysler, blerë 5 000 euro.

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Vlorë, 927 996 lekë.

LEXO EDHE:  “Në prehrin” e KLGJ, për të vlerësuar kolegët/ Pasuria e gjyqtares që ndryshoi emrin

Të ardhura të bashkëshortit nga avokatia, 310 759 lekë.

Të ardhura nga interesat bankare, 72 400 lekë.

Të ardhura nga zbatimi I pjesshëm I vendimit të Gjykatës Vlorë, 461 183 lekë.

Bashkëshorti ka blerë tokë bujqësore në Mazrek, Tiranë, 31 525 m2 për 301 lekë metri katror.

Viti 2012

Të ardhura nga zbatimi I pjesshëm I vendimit të Gjykatës Vlorë, 2 265 545 lekë.

Të ardhura nga interesat bankare, 76 724 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Vlorë, 917 719 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit nga avokatia, 215 010 lekë.

Bashkëshorti ka blerë tokë bujqësore në Risilë, Vlorë, 4560 m2, për 273 600 lekë dhe 4300 m2 për 258 000 lekë.

Viti 2013

Të ardhura nga zbatimi I pjesshëm I vendimit të Gjykatës Vlorë, 655 180 lekë.

Të ardhura nga interesat bankare, 56 757 lekë.

Të ardhura si rezultat I ekzekutimit te vendimit Gjykatës së Strasburgut, 432 300 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Vlorë, 954 015 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit nga avokatia, 221 002 lekë.

Dhuratë bashkëhsortit nga pjesëmarrrja në emisionin “kush do të bëhet milioner”, 1 554 euro.

Pakësuar kursimet e bashkëshortit 8 000 euro.

Viti 2014

Të ardhura nga zbatimi I pjesshëm I vendimit të Gjykatës Vlorë, 1 702 540 81 lekë.

Të ardhura nga interesat bankare, 174 439 92 lekë.

Kursime 119 900 lekë.

Gjendje kesh 600 000 lekë.

Vjedhur autovetura Daimler Chrysler blerë 5 000 euro.

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Vlorë, 1 366 038 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit nga avokatia dhe më pas si avokat shteti 322 613 lekë,

Viti 2015

Mbyllur llogaritë me vlerë 1 702 540 81 lekë dhe 654 623 45 lekë.

Kursime 543 14 lekë.

Depozitë bankare 2 380 100 lekë.

Depozitë bankare 3 700 000 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Vlorë, 1 299 048 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit nga aktiviteti ristorator, 468 770 lekë.

Viti 2016

Të ardhura nga interesat bankare, 119 501 lekë.

Kursime 148 609 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Vlorë, 1 330 137 lekë.

Pakësuar likuiditeti kesh pas vjedhjes së banesës 52 000 euro.

Depozitë bankare e bashkëshortit me të ardhura nga emigracioni, lënë në administrim Muharrem Veshit dhe kthyer prej këtij të fundit, 9 002 67 euro.

Llogari rrjedhëse e bashkëshortit, 1 887 300 lekë.

Viti 2017

Të ardhura nga interesat bankare, 119 501 95 lekë.

Kursime 19 105 52 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Vlorë, 1 394 283 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit si jurist në një noteri, 398 399 lekë.

Kartë krediti me limit 100 000 lekë.

Viti 2018

Të ardhura nga interesat bankare, 249 016 17 lekë.

Gjendja e llogarisë së pagës së subjektit deklarues, 781 05 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Vlorë, 1 486 929 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit si jurist në një noteri, 376 200 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit si ristorator, 931 043 lekë.

Të ardhura nga interesat bankare të bashkëshortit, 218 29 euro.

Gjendja e llogarisë së bashkëshortit, 126 150 lekë.

Dhuratë bashkëshortit nga prindërit për hapjen e aktivitetit ristorator, 527 310 88 lekë.

Shpenzime të bashkëshortit në vlerën 8 100 euro./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vetingu

Lidhjet e drejtësisë me politikën/ Vëllai i ish deputetit të Kryemadhit në Vetting

Publikuar

-

Nga

Kryemadhi zbardh bisedën me Yuri Kim/ Më kërkoi të largoj të rinjtë e LSI nga protesta

Erind Rehovica, prokuror në Prokurorinë e Fierit, prej më shumë se një viti, ndodhet në hetim nga Vettingu.

Ai ka hyrë në sistemin e Drejtësisë si oficer i Policisë Gjyqësore për t’u emëruar më pas si prokuror në Vlorë dhe Fier. Prokurori Erind Rehovica nuk rezulton i lakuar në aspektin profesional, për ndonjë hetim të madh. Çështje që ai ka pasur në duar kanë qenë krime rutinë. Prokurori, Erind Rehovica, është vëllai i ish deputetit të Beratit Gledion Rehovica, i cili së fundmi ka braktisur LSI-në e Monika Kryemadhit për Partinë Socialiste.

Në vitin 2018, të njëjtit, iu hoq mandati nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve si deputet, pasi në formularin e dekriminalizimit kishte fshehur një dënim të drejtësisë italiane. Një vit më vonë, Gjykata e Tiranës, konfirmoi pushimin e hetimeve të prokurorisë për ish-deputetin Gledion Rehovica të hetuar për veprën penale të falsifikmit të formularëve, vilave dhe stampave.

Edhe prokurori Erind Rehovica, njësoj si vëllai i tij, politikan, ka emigruar në Itali. Madje bazën e të ardhurave e ka nga puna në Itali.
Megjithëse në formularët e deklarimit të pasurive, prokurori, Rehovica nuk është i qartë. Ai madje nuk deklaron as pagën e tij ndër vite.

Patundshmëri prokurori, Rehovica rezulton të ketë një apartament në Vlorë, blerë me të ardhurat nga emigrazioni në vlerën 34 800 euro.

Një sipërfaqe tokë 1 000 m2, me vlerë 4 000 000 lekë që kishte në Tiranë e ka shitur me vlerë 500 000 lekë. Në vitin 2015 deklaron se bashkëshortja e tij ka blerë një autoveturë Volsvagen me vlerë 700 000 lekë, ndërsa në vitin 2017, deklaron një banesë të rrënuar në Berat me vlerë 2 500 000 lekë. E ka blerë apo po e rikosntrukton nuk e sqaron, ndaj deklarimi i pasurisë ka paqartësi.

 

Për më tepër po sjellim të detajuar pasurinë e deklaruar nga prokurori Erind Rehovica.
Viti 2004
Tokë, 1000m2, në Tiranë me vlerë 4 000 000 lekë.
Ndërtim objekti i parregulluar me vlerë 200 000 lekë.
Gjendje kesh 60 000 euro.
Të ardhura të subjektit deklarues nga paga në Itali, 30 000 euro.

Viti 2014 (Deklarata fillestare)
Ap në Vlorë blerë me kursimet nga emigrimi në Itali, me vlerë 34 800 euro.
Llogari bankare 2 000 euro.
Llogari bankare 1 500 euro.
Kursime të bashkëshortes, 3 000 lekë.

LEXO EDHE:  Vetingu në Policinë e Shtetit / Rama: Do të bëhet nga FBI-ja, bëhuni gati për…

LEXO EDHE:  Vetingu me "dorë të hekurt"/ Hetim edhe dosjeve korruptive

Viti 2014 (Deklarata vjetore)
Gjendje e llogarisë bankare 3 300 euro.
Të ardhura të subje
Të ardhura nga paga e bashkëshortes 250 000 lekë.
Detyrim nga një shtetas kundrejt subjektit deklarues 18 000 euro.

Viti 2015
Autoveturë Volsvagen nga puna e bashkëshortes si notere, me vlerë 700 000 lekë.
Gjendje llogarie 648 euro dhe 76 654 lekë.
Bono thesari në emër të bashkëshortes 350 000 lekë.

Viti 2016
Autoveturë, Volsvagen, blerë me të ardhurat e bashkëshortes si notere, me vlerë 7 000 euro.
Llogari bankare për fëmijët, dhuratë nga gjyshërit, 500 euro dhe 2 624 euro.
Ap në vlorë blerë me kursimet si emigrant në Itali me vlerë, 34 800 euro.
Llogari kursimi 3 300 euro.
Gjendje kesh në shtëpi 1 500 000 lekë. Nga këto 500 000 lekë nga shitja e tokës në Tiranë dhe 1 000 000 nga kursimet e emigrimit në Itali.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Fier, 1 430 207 lekë.
Llogari bankare të bashkëshortes, në shumat, 920 682 31 lekë, 124 917 lekë dhe 4222 92 lekë.

Viti 2017
Një shtëpi të rrënuar në qytetin e Beratit, me vlerë 2 500 000 lekë. (nuk e sqaron se për çfarë e harxhuar këtë shumë, e ka blerë këtë banesën e rrënuar apo e ka rikonstruktuar). Më tej thotë, 1 200 000 lekë, nga llogaria bankare e bashkëshortes dhe 1 300 000 lekë, kesh të ndodhura në shtëpi.
Llogari bankare e bashkëshortes është zeruar për shkak të blerjes së banesës dhe nuk jep asnjë sqarim se për çfarë banese bëhet fjalë, për banesën e rrënuar apo një tjetër banesë. Po ai sqaron pagesa është bërë me dy këste. Njëherë janë dhënë 1 700 000 lekë dhe njëherë 800 000 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortes si notere, 128 397 lekë.
Kursime, 500 000 lekë.

Viti 2018
Kesh në shtëpi 500 000 lekë.
LLogaria bankare e bashkëshortes, 402 334.65 lekë dhe pakësuar 1 044 82 lekë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

U përzgjodh në Task Forcën Marku-Xhafaj/ Prokurorja “në krah” të Saimir Tahirit

Publikuar

-

Nga

Denoncimi i fortë/ Rama urdhëron AKEP të mbyllë portalet që po i çjerrin maskën procesit fake të vettingut

Në Qershor të vitit 2020, Komisioni i Pavarur Kualifikimit, shkalla e parë e Vetingut, ka përzgjedhur përmes shortit emrat e 118 gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët do t’i nënshtrohen Vetingut për ligjshmërinë e pasurive, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale.

Nga magjistratët e përzgjedhur, 116 shërbejnë në shkallën e parë të gjyqësorit dhe në mesin e tyre është edhe prokurorja e Fierit, Eglantina Shehu. Kujtojmë se pas marrëveshjes ndërmjet Prokurorisë së Përgjithshme dhe Ministrisë së Brendshme firmosur më 2 shkurt 2018, nga titullarët Arta Marku dhe Fatmir Xhafaj, dhe me përfundimin e procesit të përzgjedhjes së hetuesve që do të ishin pjesë e strukturës Task Forcë, në listë ishte edhe prokurorja Eglantina Shehu.

Me një karrierë, vetëm prej pesë vitesh në atë kohë, Shehu u përzgjodh si pjesë e strukturës “Forca e Ligjit” pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier.
Thënë ndryshe, pas kësaj përzgjedhje pritej luftimi i krimit të organizuar, korrupsionit dhe veprave të tjera të rënda penale në rrethin ne Fierit.

Në fakt, “Forca e Ligjit”, nuk është se ka lulëzuar në Tiranë, që të ndriçojë dhe në Fier dhe ata që nënshkruan këtë marrëveshje sot nuk janë më në të njëjtat pozicione për të dhënë llogari për dështimin.

Prokurorja Eglantina Shehu, ka kaluar nëpër duar çështje jo pak të bujshme.
Ajo ka hetuar akuzat ish oficerit të Policisë, Dritan Zagani kundrejt ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Pas një hetimi të shpejtë dymujor, organi i akuzës në Fier, e deklaroi çështjen të pushuar, duke argumentuar se nga hetimi nuk është vërtetuar të ketë elementë të ndonjë vepre penale.

Sa i përket pasurisë, të ardhurat e prokurores Shehu, burojnë nga paga e saj si prokurore dhe si eksperte në Shkollën e Magjistratutës, por edhe nga katër punësimi i bashkëshortit të saj.
E vetmja patundshmëri që prokurorja deklaron është një apartament në Tiranë, 62.3 m3, i blerë në vitin 2015, për të cilin ka paguar 52 000 euro.
Prokurorja deklaron se këtë apartament e ka blerë me anë të një kredie 30 000 euro, me ndihmesë nga prindërit dhe bashkëjetuesi 20 000 euro si dhe kursime të bashkëjetuesit 2 000 euro.

Më poshtë po sjellim pasurinë e deklaruar nga prokurorja e Eglantina Shehu.
Viti 2013 (Deklarata fillestare)
Nuk deklaron asgjë.

Viti 2013 (Deklarata vjetore)
Të ardhura të subjektit deklarues nga paga si prokurore në Fier, 111 678 lekë.

Viti 2014
Të ardhura në llogarinë rrjedhëse, kursime nga paga të subjektit deklarues, 67 229 94 lekë.
Gjendje kesh, kursime nga paga të subjektit deklarues, 50 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga paga si prokurore në Fier, 1 166 648 lekë.

Viti 2015
Ap banimi 62.3 m2, në Tirannë me vlerë,52 000 euro. Blerë me kredi 30 000 euro, ndihmesë nga prindërit dhe bashkëjetuesi 20 000 euro si dhe kursime të bashkëjetuesit 2 000 euro.
Depozitë bankare e subjektit deklarues me vlerë 200 659 04 lekë.
Depozitë bankare e subjektit deklarues me vlerë 3 326 02 lekë.
Kartë krediti me vlerë 10 000 lekë. Shuma që disponon është 1 007 lekë.
Të ardhurat kesh të subjektit deklarues, pakësuar me 50 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga paga si prokurore në Fier, 1 365 926 lekë.
Kredi për blerje ap në vlerën 4 200 000 lekë. Pa shlyer 4 085 237 56 lekë.
Depozitë kursimi e bashkëjetuesit 200 000 lekë.
Depozitë page e bashkëjetuesit, 45 151 76 lekë.
Autoveturë Benz A Class e bashkëjetuesit me vlerë 6 500 euro.
Të ardhura të bashkëjetuesit nga puna në një media, 930 000 lekë.
Të ardhura të bashkëjetuesit nga honoraret në fakultetin Histori Filologji, 25 500 lekë.

LEXO EDHE:  Rama kërkoi mandatin e tretë qeverisës/ Maliqi: Kërkon t’i shpëtosh burgut

LEXO EDHE:  Ia hodhi Vettingut/ Zbulohen arsyet e dorëheqjes së Llallës

Viti 2016
Depozitë bankare e subjektit deklarues me vlerë 234 438 64 lekë.
Depozitë bankare e subjektit deklarues me vlerë 3312 81 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga paga si prokurore në Fier, 841 279 lekë dhe nga sigurimet shoqërore,181 755 lekë.
Kredi për blerje ap në vlerën 4 200 000 lekë. Pa shlyer 3 904 131 01 lekë.
Depozitë kursimi e bashkëjetuesit, shtuar me 201 700 lekë.
Depozitë page e bashkëjetuesit, pakësuar, 44 861 5 lekë.
Të ardhura të bashkëjetuesit nga puna në një media, 1 040 000 lekë.
Të ardhura të bashkëjetuesit nga honoraret në TVSH, 10 200 lekë.

Viti 2017
Depozitë kursimi me afat e subjektit deklarues me vlerë 650 000 lekë.
LLogari page e subjektit deklarues, pakësuar me 502 327 98 lekë.
Depozitë bankare e subjektit deklarues, 1 244 29 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga paga si prokurore në Fier, 572 059 83 lekë dhe nga sigurimet shoqërore, 313 729 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit nga puna në një media, 908 114 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit si pedagog në një kolegj privat në Kosovë, 1 821 20 euro.
Të ardhura të bashkëshortit si pedagog në Universitetin e Durrësit, 48 547 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit si pedagog i jashtëm në fakultetin Histori-Filologji, Tiranë, 129 693 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit si konsulent në një media në Fier,170 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit nga një aktivitet në Universitetin e Elbasanit, 8 500 lekë.
Kredi për blerje ap në vlerën 4 200 000 lekë. Pa shlyer 3 710 987 01 lekë.
Depozita bankare e bashkëshortit, shtuar me 498 300 lekë.
Depozita e pagës së bashkëshortit, shtuar me 4 929 19 lekë.

Viti 2018
Llogari page e subjektit deklarues, 80 900 lekë.
Depozita bankare e subjektit deklarues, pakësuar me 432 23 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga paga si prokurore në Fier, 1 167 849 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga Shkolla e Magjistraturës, si eksperte në trajnim,16 125 lekë.
Kredi për blerje ap në vlerën 4 200 000 lekë. Pa shlyer 3 505 760 24 lekë.
Depozita bankare e bashkëshortit, shtuar me 105 737 50 lekë.
Llogari rrjedhëse e bashkëshortit, 114 061 03 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit si pedagog në një kolegj privat në Kosovë, 2 406 60 euro.
Të ardhura të bashkëshortit si pedagog në Universitetin e Durrësit, 940 971 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit si pedagog i jashtëm në fakultetin Histori-Filologji, Tiranë, 104 016 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit nga mësimdhënia në një universitet në Rumani 155 788 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit si konsulent në dy media në Fier, 42 500 lekë dhe 42 500 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit si drejtor ekzekutiv i një OJF, 114 061 03 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit për referim në forumin “Decentralizimi dhe autonomia e pushtetit local”, në Tiranë, 12 000 lekë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Spiropali deklaron pasuri prej 5.8 milionë lekësh/ Si i ka siguruar ministrja të ardhurat

Publikuar

-

Nga

Përgjimet e “Ndraghetas”/ Spiropali: Janë zero me xhufkë, Prokuroria nuk ka prova

Elisa Spiropali u zgjodh ministre Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin në dhjetor 2018, me ndryshimet që përfshinë kabinetin e kryeministrit Edi Rama pas protestës së studentëve. Spiropali ka mbajtur më parë postin e drejtoreshës së Përgjithshme të Doganave.

Elisa Spiropali ka përfunduar studimet në Lester B. Pearson College, Kanada. Rezultatet e larta i japin mundësinë të fitojë një bursë universitare në Mount Holyoke College, Massachusetts, SHBA, ku diplomohet në vitin 2005, me titull nderi në dy degë universitare; Politikë dhe Ekonomi, me specializim në Ekonomi Politike dhe Ekonomi Zhvillimi.

Znj. Spiropali është angazhuar në politikë në vitin 2009 dhe është aktualisht deputete dhe nënkryetare e Grupit Parlamentar Socialist, Sekretare për Aleancat dhe Bashkëqeverisjen si dhe zëdhënëse e Kryesisë së Partisë Socialiste.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së ministres Elisa Spiropali nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasuritë e anëtarëve apo ish-anëtarëve të Këshillit të Ministrave gjatë viteve 2013-2020.

Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali nga viti 2013 deri në fund të vitit 2018.

Në deklaratën e parë të dorëzuar në ILDKPKI në vitin 2013, Elisa Spiropali deklaronte pasuri me vlerë 2.3 milionë lekë, ndërsanë fund të vitit 2018, pasuria e deklaruar kap vlerën e 5.8 milionë lekëve.

Pjesa kryesore e pasurisë përbëhet nga kursimet në cash në vlerën e 3.4 milionë lekëve, të ndjekura nga likujditetet bankare prej 1.5 milionë lekësh dhe automjete me vlerë 800 mijë lekë.

LEXO EDHE:  Thellohet kriza në Drejtësi/ Këshilli i Emërimeve drejt shkrirjes

LEXO EDHE:  Vetingu në Policinë e Shtetit / Rama: Do të bëhet nga FBI-ja, bëhuni gati për...

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 9.7 milionë lekë, nga të cilat 67% burojnë nga paga e Znj. Spiropali dhe 23% nga paga e bashkëshortit. Një zë i rëndësishëm në burimin e të ardhurave është edhe një kontratë shitjeje e një automjeti nga bashkëshorti, që zë gati 10% të të ardhurave totale.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 5 vite të deklarimit, të cilat rezultuan pa probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” qëllimin e paqartë të një kredie bankare si dhe vlerën e lartë të kursimeve të mbajtura në gjendje cash në shtëpi.

Kredia bankare deklarohet në vitin 2017 nga Spiropali dhe bashkëshorti i saj, pa sqaruar qëllimin apo përdorimin e kësaj kredie.

Sa i përket kursimeve në cash, Spiropali dhe bashkëshorti i saj zotërojnë në fund të vitit 2018 shumat 22 mijë euro dhe 500 mijë lekë, duke tejkaluar kufirin ligjor të parave që mund të mbahen jashtë sistemit bankar prej 1.5 milionë lekësh.

Vlen gjithashtu për t’u theksuar se Znj. Spiropali dhe bashkëshorti i saj nuk deklarojnë asnjë shtëpi në pronësi apo në përdorim./BIRN

Deklarata Para  Fillimit të Detyrës

Deklarata e pasurisë  së vitit 2013

Deklarata e pasurisë  së vitit 2014

Deklarata e pasurisë  së vitit 2015

Deklarata e pasurisë  Para Fillimit 2017

Deklarata e pasurisë  së vitit 2017

Deklarata e pasurisë  së vitit 2018

LEXO TE PLOTE