Connect with Us

Korrupsioni i Albana Adhamit/ Drejtoresha e FSDKSH kapet me shkelje në ribursimin e barnave

Aktualitet

Korrupsioni i Albana Adhamit/ Drejtoresha e FSDKSH kapet me shkelje në ribursimin e barnave

Publikuar

-

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kapur drejtoreshën e Fondit të Sigurimeve të Detyrueshme të Kujdesit Shëndetësor, Albana Adhami, me një sërë shkeljesh të mëdha, të cilat i kanë shkaktuar miliona lekë dëme buxhetit të shtetit.

Albana Çela Adhami, akuzohet për mashtrime ne skema rimbursimi në rrjetin e hapur të farmacive, listën e barnave të rimbursueshme, koncesionet që paguan ky institucion, si check up, laboratore, mjetet kirurgjikale, paisje mjekësore, indeksim barnash, lojëra me subjektet farmaceutike, etj.

Raporti i auditit të vitit 2020 dëshmon bëmat e saj në dejtoritë kryesore që ka mbuluar si Rimbursimi dhe Drejtoria e Mjekut.

Sipas KLSH-së, FSDKSH nuk ka ngritur grup pune për përgatitjen e listës së barnave të rimbursueshme për vitin 2019 me çmime të indeksuara, si dhe nuk ka një metodologji të miratuar se si bëhet indeksimi i listës. Lista e barnave 2019 me çmimet e indeksuara nuk është paraqitur për miratim në Këshillin Administrativ të Fondit, si organi më i lartë vendimarrës për veprimtarinë e Fondit.

Një pikë tjetër me rëndësi e këtij auditi është analiza e konsumit dhe e shpenzimeve të rimbursimit të barnave.

Duke iu referuar tabelave nga ana e Sektorit të Monitorimit dhe Analizës së Rimbursimit, është evidentuar se në 8 mujorin Janar-Gusht 2020 krahasuar me Janar-Gusht 2019 rritja e shpenzimeve të rimbursimit me +117,6 milion lekë më shumë  ka ardhur për shkak të rritjes  së vlerës mesatare të recetës së rimbursuara për të dy grupet e barnave, si ato spitalore dhe tek barnat ambulatore.0

LEXO EDHE:  Akuzohet për ngacmim seksual/ Shpallet në kërkim mjeku shqiptar

Ndërsa numri i recetave të rimbursuara është ulur në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë me gjithsej -49,831 receta më pak.

Të gjithë këta tregues evidentojnë faktin që në 8 mujorin Janar-Gusht 2020 pacientët janë trajtuar me terapi me kosto më të lartë rimbursimi se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Ne raport gjeni demet ekonomike te cilat jane shkaktuar shtetit dhe

Duket se Albana Adhami i ka shkaktuar dëme jo të pakta ekonomike shtetit dhe  institucionit gjatë mbikqyrjes dhe drejtimit të saj, pasi raportet e Kontrollit të Lartë të Shtetit e kanë zënë me shkelje.

Ndërkohë, CNA.al ka raportuar edhe më parë për shkeljet e Drejtoreshën e Përgjithshme të Komanduar në Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, e cila nuk ka kryer kontrolle dhe inspektime mbi farmacitë me rimbursim të lartë./ CNA.al

Abuzimet me fondet publike/ Albana Adhami përfshihet në skandal

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

1 Koment

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Foto-Berisha vijon takimet me demokratët/ Ja kë priti sot në zyrë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ish-kryeministri Sali Berisha vijon takimet me demokratët.

Paraditen e sotme, lideri historik i demokratëve ka pritur në zyrën e tij, kryetarët e grup seksioneve të Pukës.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Berisha, i cili ka publikuar edhe disa foto në faqen e tij në rrjetet sociale.



Një takim i përzemërt me kryetarët e grup seksioneve të Pukës. Në takim morën pjesë Prel Gjoni, Demir Hyseni, Gjin Leka, Fadil Tafilaku, Alfred Thekna, Ditmir Pershpali, Klodian Cara, Gëzim Vata. Përshëndetje vellazërore të gjithë demokratëve dhe demokrateve të Pukës!”-shkruan Berisha.

LEXO EDHE:  Bilanc shqetësues nga Covid-19/ Humbin jetën tre pacientë

LEXO EDHE:  U arrestua për korrupsion/ Drejtoria e Tatimeve shkarkon nga detyra inspektorin Trungu

Kujtojmë këtu se Berisha krahas takimeve në zyrë, ka vijuar edhe një tur takimesh në qytete të ndryshme të Shqipërisë, në kuadër të “Foltores” me demokratët, e cila ka si qëllim bashkimin e së djathtës dhe kthimin e PD-së në vlerat e saj demokratike.

Deri tani Berisha ka zhvilluar takime në Tiranë, në Fier, në Vlorë, në Durrës, në Shkodër, në Gjirokastër. Ndërsa nesër do jetë në qytetin e Elbasanit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

DASH zbardh “listën non-grata”/ Emrat e zyrtarëve që SHBA i akuzon për korrupsion

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktualitet

Departamenti Amerikan i Shtetit ka zbardhur sot listën me emrat zyrtarëve që janë shpallur non-grata për korrupsion.

Lista në fjalë do të raportohet në Kongresin Amerikan dhe ka qenë ambasadorja Yuri Kim që e ka konfirmuar një lajm të tillë.

Bëhet fjalë për zyrtarë nga shtete të ndryshme të botës që janë shpallur non grata nga periudha kohore Tetor 2020 – Dhjetor 2020, Janar 2021 – Mars 2021 dhe  Prill 2021-Qershor 2021.

Listimi Publik, Tetor 2020 – Dhjetor 2020

VEPRIMET E NDËRMARRA SIPAS NENIT 7031 (C) QË NGA RAPORTI I MËPARSHËM PËR PËRFSHIRJEN NË KORRUPSION TË RËNDËSISHËM (RENDITUR PËRGJITHËSISHT SIPAS RENDIT KRONOLOGJIK)

  1. Raimbek Matraimov(Republika e Kirgistanit) (1) (B) Përcaktimi Publik.
  2. Uulkan Turgunova(Republika e Kirgistanit) (1) (B) Përcaktimi Publik. Uulkan Turgunova është bashkëshortja e Raimbek Matraimov.
  3. Jose Arnoldo Aleman Lacayo(Nikaragua) – (1) (B) Përcaktim Publik.
  4. Maria Fernanda Flores de Aleman(Nikaragua) (1) (B) Përcaktim Publik. Maria Fernanda Flores de Aleman është bashkëshortja e Jose Arnoldo Aleman Lacayo.
  5. Maria Dolores Aleman Cardenal(Nikaragua) (1) (B) Përcaktim Publik. Maria Dolores Aleman Cardenal është vajza e Jose Arnoldo Aleman Lacayo.
  6. Maria Alejandra Aleman Cardenal(Nikaragua) (1) (B) Përcaktimi Publik. Maria Alejandra Aleman Cardenal është vajza e Jose Arnoldo Aleman Lacayo.
  7. Carlos Miguel Aleman Cardenal(Nikaragua) (1) (B) Përcaktim Publik. Carlos Miguel Aleman Cardenal është djali i Jose Arnoldo Aleman Lacayo.
  8. Felipe Alejos Lorenzana(Guatemala) (1) (B) Përcaktim Publik.
  9. Maria Ximena Morales de Alejos(Guatemala) (1) (B) Përcaktimi Publik. Maria Ximena Morales de Alejos është bashkëshortja e Felipe Alejos Lorenzana.
  10. Maikel Jose Moreno Perez(Venezuela) – (1) (B) Përcaktimi Publik.*

VEPRIMET E NDËRMARRA SIPAS NENIT 7031 (C) QË NGA RAPORTI I MËPARSHËM PËR PËRFSHIRJEN NË NJË SHKELJE BRUTO TË TË DREJTAVE TË NJERIUT (TË LISTUARA PËRGJITHËSISHT SIPAS RENDIT KRONOLOGJIK)



  1. Zhaohui Yun(Kinë) – (1) (B) Përcaktimi Publik. Zhaohui Yun është gruaja e Zhu Hailun, e cila u caktua publikisht sipas Seksionit 7031 (c) (1) (B).*
  2. Hongyun Hu(Kinë) – (1) (B) Përcaktim Publik. Hongyun Hu është gruaja e Ëang Mingshan, e cila u caktua publikisht sipas Seksionit 7031 (c) (1) (B).*
  3. Heidar Abbaszadeh(Iran) – (1) (B) Përcaktimi Publik.
  4. Reza Papi(Iran) – (1) (B) Përcaktim Publik.
  5. Jose Antonio Almendariz Rivas(El Salvador) – (1) (B) Përcaktim Publik.
  6. Liliana de las Mercedes Carias Espinoza(El Salvador) – (1) (B) Përcaktim Publik. Liliana de las Mercedes Carias Espinoza është gruaja e Jose Antonio Almendariz Rivas.
  7. Carla Daniela Almendariz Carias(El Salvador) – (1) (B) Përcaktim Publik. Carla Daniela Almendariz Carias është vajza e Jose Antonio Almendariz Rivas.
  8. Jose Guillermo Almendariz Carias(El Salvador) – (1) (B) Përcaktim Publik. Jose Guillermo Almendariz Carias është djali i Jose Antonio Almendariz Rivas.
  9. Devon Orlando Bernard(Xhamajka) – (1) (B) Përcaktimi Publik.
  10. Myrna Phillips Bernard(Xhamajka) – (1) (B) Përcaktim Publik. Myrna Phillips Bernard është gruaja e Devon Orlando Bernard.
  11. Reneto DeCordiva Adams(Xhamajka) – (1) (B) Përcaktim Publik.
  12. Mildred May Adams(Xhamajka) – (1) (B) Përcaktim Publik. Mildred May Adams është gruaja e Reneto DeCordiva Adams.
  13. Patrick Anthony Coke(Xhamajka) – (1) (B) Përcaktimi Publik.
  14. Cynthia Angella Cameron Coke(Xhamajka) – (1) (B) Përcaktim Publik. Cynthia Angella Cameron Coke është gruaja e Patrick Anthony Coke.
  15. Shayne St. Aubyn Lyons(Xhamajka) – (1) (B) Përcaktim Publik.
  16. Lea Shell Laëson Lyons(Xhamajka) – (1) (B) Përcaktim Publik. Lea Shell Laëson Lyons është gruaja e Shayne St. Aubyn Lyons
  17. Leford Gordon(Xhamajka) – (1) (B) Përcaktimi Publik.
  18. Roderick Anthony Collier(Xhamajka) – (1) (B) Përcaktimi Publik.
  19. Roseann Antoinette Collier(Xhamajka) – (1) (B) Përcaktim Publik. Roseann Antoinette Collier është vajza e Roderick Anthony Collier.
  20. Huang Yuanxiong(Kinë) – (1) (B) Përcaktim Publik.
  21. Lingjing Cai(Kinë) – (1) (B) Përcaktimi Publik. Lingjing Cai është gruaja e Huang Yuanxiong.

LEXO EDHE:  U arrestua për korrupsion/ Drejtoria e Tatimeve shkarkon nga detyra inspektorin Trungu

LEXO EDHE:  U arrestua për korrupsion/ Drejtoria e Tatimeve shkarkon nga detyra inspektorin Trungu

Listimi Publik, Janar 2021 – Mars 2021

VEPRIMET E NDËRMARRA SIPAS NENIT 7031 (C) QË NGA RAPORTI I MËPARSHËM PËR PËRFSHIRJEN NË KORRUPSION TË RËNDËSISHËM (TË LISTUARA PËRGJITHËSISHT SIPAS RENDIT KRONOLOGJIK):

  1. Gibran  Bassil  (Liban)– (1) (B) Përcaktimi Publik.*
  2. Dobroslav Trnka  (Sllovaki)– (1) (B) Përcaktimi Publik. 
  3. Jakub  Trnka (Sllovaki)– (1) (B) Përcaktim Publik. Jakub Trnka është djali i Dobroslav Trnka. 
  4. Ihor Kolomoyskyy  (Ukrainë)– (1) (B) Përcaktimi Publik. 
  5. Iryna  Kolomoyska  (Ukrainë)– (1) (B) Përcaktimi Publik. Iryna Kolomoyska është bashkëshortja e Ihor Kolomoyskyy.
  6. Angelika  Kolomoyska  (Ukrainë)– (1) (B) Përcaktim Publik. Angelika Kolomoyska është vajza e Ihor Kolomoyskyy.
  7. Izrael  Zvi Kolomoyskyy  (Izrael)– (1) (B) Përcaktim Publik. Izraeli Zvi Kolomoyskyy është djali i Ihor Kolomoyskyy. 

* Nënkupton një veprim të shpallur publikisht gjatë periudhës së mëparshme të raportimit, i cili është lënë pa dashje nga Aneksi i Klasifikuar i Departamentit në Raportin Tremujor të mëparshëm të Kongresit.

VEPRIMET E NDËRMARRA SIPAS NENIT 7031 (C) QË NGA RAPORTI I MËPARSHËM PËR PËRFSHIRJEN NË NJË SHKELJE BRUTO TË TË DREJTAVE TË NJERIUT (TË RENDITURA PËRGJITHËSISHT SIPAS RENDIT KRONOLOGJIK):

  1. Ali Hemmatian  ( Iran )– (1) (B) Përcaktim Publik.
  2. Masoud Safdari  ( Iran )– (1) (B) Përcaktimi Publik.

Listimi Publik, Prill 2021-Qershor 2021

VEPRIMET E NDËRMARRA SIPAS NENIT 7031 (C) QË NGA RAPORTI I MËPARSHËM PËR PËRFSHIRJEN NË KORRUPSION TË RËNDËSISHËM (TË LISTUARA PËRGJITHËSISHT SIPAS RENDIT KRONOLOGJIK):

  1. Ulises Rolando Quintana Maldonado (Paraguaj)– (1) (B) Përcaktim Publik.
  2. Mirtha Beatriz Esperanza Fariña Velausteguiz (Paraguaj)– (1) (B) Përcaktim Publik. Mirtha Beatriz Esperanza Fariña Velausteguiz është gruaja e Ulises Rolando Quintana Maldonado.
  3. Sali Berisha (Shqipëri)– (1) (B) Përcaktim Publik.
  4. Liri Berisha (Shqipëri)– (1) (B) Përcaktim Publik. Liri Berisha është gruaja e Sali Berishës.
  5. Shkelzen Berisha (Shqipëri)– (1) (B) Përcaktim Publik. Shkelzen Berisha është djali i Sali Berishës.
  6. Argita Berisha Malltezi (Shqipëri)– (1) (B) Përcaktim Publik. Argita Berisha Malltezi është vajza e Sali Berishës.
  7. Alexander Manolev (Bullgari)– (1) (B) Përcaktim Publik.
  8. Nadya Manoleva (Bullgari)– (1) (B) Përcaktim Publik. Nadya Manoleva është gruaja e Alexander Manolev.
  9. Alexa Manoleva (Bullgari)– (1) (B) Përcaktim Publik. Alexa Manoleva është vajza e Aleksandër Manolev.
  10. Joana Manoleva (Bullgari)– (1) (B) Përcaktim Publik. Joana Manoleva është vajza e Aleksandër Manolev.
  11. Dimitar Manolev (Bullgari)– (1) (B) Përcaktim Publik. Dimitar Manolev është djali i Aleksandër Manolev.
  12. Petar Haralampiev (Bullgari)– (1) (B) Përcaktim Publik.
  13. Veselka Haralampieva (Bullgari)– (1) (B) Përcaktim Publik. Veselka Haralampieva është gruaja e Petar Haralampiev.
  14. Pavel Haralampiev (Bullgari)– (1) (B) Përcaktim Publik. Pavel Haralampiev është djali i Petar Haralampiev.
  15. Krasimir Tomov (Bullgari)– (1) (B) Përcaktim Publik.
  16. Delyan Slavchev Peevski (Bullgari)– (1) (B) Përcaktim Publik.
  17. Dimitrov Zhelyazkov (Bullgari)– (1) (B) Përcaktim Publik.
  18. Vania Ilkova Zhelyazkova (Bullgari)– (1) (B) Përcaktim Publik. Vania Ilkova Zhelyazkova është vajza e Dimitrov Zhelyazkov.
  19. Rosa Ilkova Zhelyazkova (Bullgari)– (1) (B) Përcaktim Publik. Rosa Ilkova Zhelyazkova është vajza e Dimitrov Zhelyazkov.
  20. Bernhardt Esau (Namibia)– (1) (B) Përcaktimi Publik.
  21. Sëamma Esau (Namibia)– (1) (B) Përcaktimi Publik. Sëamma Esau është gruaja e Bernhardt Esau.
  22. Filip Esau (Namibi)– (1) (B) Përcaktim Publik. Filipi Esau është i biri i Bernhardt Esaut.
  23. Sakeus Shanghala (Namibia)– (1) (B) Përcaktimi Publik.
  24. Boris Roberto España Caceres (Guatemala)– (1) (B) Përcaktim Publik.
  25. Liliana Maria Umaña Lemus España (Guatemala)– (1) (B) Përcaktim Publik. Liliana Maria Umaña Lemus España është gruaja e Boris Roberto España Caceres.
  26. Karol Andrea España Umaña (Guatemala)– (1) (B) Përcaktimi Publik. Karol Andrea España Umaña është vajza e Boris Roberto España Caceres.

Veprimet e ndërmarra sipas nenit 7031 (c) Që nga raporti i mëparshëm për përfshirjen në një shkelje bruto të të drejtave të njeriut (të renditura përgjithësisht sipas rendit kronologjik):

  1. (U) Yu Hui (Kinë)– (1) (B) Përcaktimi Publik.
  2. (U) Xie Xiaoli (Kinë)– (1) (B) Përcaktimi Publik. Xie Xiaoli është gruaja e Yu Hui.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Po fsheh skandalin më të madh të mandatit qeveritar”/ Ish-presidenti “kryqëzon” Ramën

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ish-presidenti Bujar Nishani ka komentuar deklaratat e sotme të kryeministrit Edi Rama.

Në një postim në rrjetet sociale, Nishani hedh akuza të forta ndaj kryeministrit, për të cilin thotë se po përgatitet për të fshehur skandalin më të madh të mandatit të ri qeveritar që sapo ka nisur.

Sipas Nishanit, nëpërmjet paralajmërimit të rritjes së çmimit të energjisë, Rama po përgatit grabitjen masive të financave të familjeve të çdo shqiptari.

Kryeministri në detyrë i këtij vendi, Edi Rama ka bërë sot dy deklarata interesante.

E para që ; “Vetëm në diktaturë çmimet i vendos qeveria” dhe

E dyta që ; “Pagat nuk rriten sipas dëshirave por sipas kapaciteteve”, duke ju referuar kështu propagandës që po pregatit për të fshehur skandalin më të madh të mandatit të ri qeveritar që sapo ka nisur, atë të grabitjes masive të financave të familjeve të çdo shqiptari përmes rritjes së paralajmëruar dhe abuzive të çmimeve të energjisë.

Në fakt, thelbi i të dyja deklaratave është i saktë dhe i drejtë.

Pavarsisht se E. Rama nuk po thotë ndonjë gjë të re, perifrazimet e tij në ato dy deklarata kanë të vërteta brënda tyre.

Në një shoqëri të kapitalit të lirë, ofertën e përcakton tregu i lirë dhe vlera e punës bëhet sipas kapacitetit të ekonomisë që ajo gjeneron !

Deri këtu në rregull.

Por që të dyja këto deklarata janë qartazi pranim me gojën e tij të dështimit të madh të qeverisjes së Edi Ramës me kosto të madhe dëmi, ndaj jetës së çdo shqiptari e çdo familje shqiptare.

Në diktaturë çmimet i vendos qeveria por në diktaturë modeli ekonomik është i centralizuar pa alternativa që mundësojnë fleksibilitetin dhe pasjen e oportuniteteve të shumta për të tejkaluar çdo dështim të një burimi me një burim tjetër.”-shkruan Nishani.

Më tej ai thekson se se paaftësia dhe korrupsioni janë dy arsyet e dështimit spektakolar të Qeverisë së Ramës.

Sipas Nishanit, largimi i menjëhershëm i Edi Ramës dhe kësaj qeverie është zgjidhja e vetme.

Edi Rama në 8 (tetë) vitet e qeverisjes së tij ka dështuar në mënyrë spektakolare për të investuar, ndërtuar e përfituar garanci ekonomike mbi alternativa burimesh.

Kjo për të dyja arsyet.

Paaftësia dhe Korrupsioni !

Nuk ka asnjë krizë reale për Shqipërinë.

Ka vetëm shkatërrim të buxhetit të shtetit, grabitje banditeske e tij gjatë fushatës elektorale për të manipuluar zgjedhjet prej Edi Ramës me miliardat që shpërndau pa asnjë kriter për të marrë vota të pamerituar dhe të manipuluara.



Tani, Edi Rama kërkon të mbushë buxhetin duke futur dorën në xhepin e familjeve shqiptare.

Vërtet që pagat rriten sipas kapaciteteve por pikërisht këtu prej 8 (tetë) vitesh Edi Rama ka dështuar rëndë të projektojë, nxisë, stimulojë, ndërtojë politika që të rrisnin kapacitetet ekonomike të vendit e për rrjedhojë pagat dhe pensionet e shqiptarëve, minimalisht të ishin dyfishuar përgjatë 8(tetë) viteve dhe shqiptarët të kishin mundësi të balanconin çdo sfidë financiare.

Kjo vetëm për një arsye.

Hajnia dhe Korrupsioni i kësaj qeverie.

Raporti zyrtar i KLSH tregon se gjatë 8 (tetë) viteve të qeverisjes së Edi Ramës buxheti i shtetit është vjedhur me më shumë se 2(dy) miliardë dollarë, që po të ishin futur në buxhet dhe jo në xhepat e hajnisë, do të kishin mjaftuar për 3 (tre) fishimin e rrogave dhe pensioneve.

Pikërisht këto deklarara të sotme të Edi Ramës tregojnë me gojën e Edi Ramës dështimin skandaloz të Edi Ramës, penalizimin e rëndë të xhepit të çdo shqiptari prej Edi Ramës.

Në këtë situatë ka vetëm një zgjidhje.

Largimi i menjëhershëm i Edi Ramës dhe kësaj qeverie.”-thekson ish-presidenti.

LEXO EDHE:  Patozi nxjerr rezultatet e sondazhit/ Fituesit e zgjedhjeve janë kundër 3 kryetaropartive

LEXO EDHE:  Urdhri i Infermierëve vlerëson Ramën/ Kryeministri refuzon certifikatën: Nuk e meritoj

Por, Nishani ka shigjetuar edhe Opozitën, ndërsa shkruan se “Natyrisht që Edi Rama nuk largohet me vullnet të tij. Sepse ai nuk ekziston tek ai.

Largimin e tij duhet ta bëjë menjëherë opozita.

Në çdo vend të lirë e demokratik, në një situatë të tillë skandali dramatik mbi ekonominë e shqiptarëve, opozita ka çdo të drejtë dhe legjitimitet politik, kushtetues e politik ta rrëzojë prodhuesin e këtij skandali me çdo mjet demokratik të mundshëm.

Por “opozita” e Lulzim Bashës nuk e kryen dot atë mision.

Lulzim Basha e ka harruar premtimin që ju bëri demokratëve dhe shqiptarëve pas 25 prillit se ; “tash e tutje ka vetëm një rrugë, ajo e mobilizimit masiv popullor”,…., “të mos lemë asnjë minutë paqe, asnjë minutë oksigjen për këtë regjim”.

Lulzim Basha jo vetëm që nuk e ka këtë axhendë, por edhe më keq akoma, atij nuk i shkon më askush pas në betejën opozitare sepse gjithkush sot e ka të qartë se ka përballë një qeverisje Rama/Basha.

Këtë lloj opozite kërkon të ketë Edi Rama në këtë vend.

Ky është praktikisht asgjesimi “de facto” i pluralizmit.

Shqipërisë i duhet sot urgjent një opozitë e vërtetë dhe reale për të ndaluar Edi Ramën të fusë dorën në xhepin e mjeruar të shqiptarëve që të mbushë buxhetin e shtetit të cilit i ka vënë minat prej kohësh dhe e ndan veç për pushtetin e tij të superkorruptuar.

Shpëtimi dhe ringritja e Partisë Demokratike sot përbën mundësinë për rivendosjen e pluralizmit në Shqipëri dhe shpëtimin e këtij vendi nga qeverisja Rama/Basha.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE