LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I shpallur në kërkim nga Italia/ Policia e Shkodrës dhe Interpol Tirana arrestojnë 23 vjeçarin

10 Janar 2021, 08:14, Kronika CNA
I shpallur në kërkim nga Italia/ Policia e Shkodrës dhe Interpol

Një i ri shqiptar, i cili ishte shpallur në kërkim nga autoritetet italiane është vënë në pranga me finalizimin e një operacioni të drejtorisë Vendore të Policisë në Shkodër dhe Interpol Tirana.

Pas lokalizimit, forcat e posaçme ?Shqiponja? kanë arrestuar me qëllim ekstradimin drejt Italisë, 23-vjeçarin B. Th.,. I riu u kap në afërsi të lagjes ?Vojo Kushi?, Shkodër.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Vercelit, Itali, në vitin 2019, ka lëshuar urdhër-arresti për veprën penale ?Vjedhje me armë në rrethana rënduese?. Maksimumi i dënimit për këtë vepër penale është 20 vjet burg, parashikuar nga legjislacioni penal italian./CNA.al

Lajmet e fundit nga