LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjykata Kushtetuese nis punën/ Seanca e parë plenare do mbahet më 26 Janar

10 Janar 2021, 20:26, Aktualitet CNA
Gjykata Kushtetuese nis punën/ Seanca e parë plenare do mbahet më

Dita e parë e punës së Gjykatës Kushtetuese pas ringritjes së saj, do të fillojë më 26 janar.

Mësohet se të martën e 26 janarit, do të mbahet seanca e parë, ku pritet që 7 anëtarët të nisin shqyrtimin e një kërkese të Gjykatës së Tiranës.

Bëhet fjalë për shfuqizimin e papajtueshëm me Kushtetutën në Kodin e Procedurës Penale të togfjalëshit ?nga gjykata e shkallës së parë që ka dhënë vendimin në dhomën e këshillimit?.

Seanca e dytë pritet të zhvillohet më 4 shkurt, ku do të shqyrtohet dosja e një qytetari që ka paditur Entin Kombëtar të Banesave dhe në 11 shkurt, pritet të shqyrtohet kërkesa e  shoqatës Kombëtare ?Pronësi me Drejtësi? për të shfuqizuar një pjesë të ligjit ?Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave?.

Ndërkohë, deri më tani në Gjykatën Kushtetuese janë depozituar 140 dosje, rreth 20 prej të cilave pritet të shqyrtohen brenda muajit shkurt./ CNA.al

Lajmet e fundit nga