Connect with Us

A do të jetë 2021, viti premtues për Bitcoin dhe kriptovalutat…?!

Opinione

A do të jetë 2021, viti premtues për Bitcoin dhe kriptovalutat…?!

Publikuar

-

A do të jetë 2021, viti premtues për Bitcoin dhe kriptovalutat...?!

Nga Anisa ELMAZAJ; Hamza HATIKA

Me fillimin e pandemisë si edhe masave mbrojtëse ndaj saj, kryefjala botërore është bërë dixhitalizimi.

Ky proçes, paçka se ka filluar vite më parë në të gjitha vendet e globit, nuk ka gëzuar një zhvillim të madh deri përpara ardhjes së virusit SARS-COV-19.

Puna nga shtëpia, blerjet online apo shkëmbimi i dokumentave zyrtare në mënyrë dixhitale, dukej përpara marsit të 2020 si një utopi për shumë vende, përfshirë këtu edhe ato më të zhvilluara si psh, SHBA, Kanadaja, Gjermania, Franca, Anglia, etj etj

Kohët e fundit ështe dëgjuar të flitet shpesh për kriptovalutat si edhe për zhdukjen e parave “cash“ nga qarkullimi.

Historia e kriptovalutave lidhet ngushtë me atë të Bitcoin, e cila daton rreth vitit 2008, megjithëse perpjekjet për një valutë dixhitale filluan diku 10 vite më parë në 1998.

Në vitin 2008, pas zgjedhjes së Barak Obama si president i SHBA, një person ose një grup i quajtur, “Satoshi Nakamoto“, prezantoi një koncept të ri të valutës ,tërësisht të pavarur nga shtetet dhe bankat.

Në vitin 2009 ideja filloi të përqafohej kryesisht nga entuziastët dhe ekspertët e IT-së.

Më 18 Korrik 2011, filloi për herë të parë shit-blerja e Bitcoin në bursën Mt.Gox, e cila në fillimet e saj shërbente vetëm për shkëmbimin e letrave të lojës, “Magic: The Gathering Online“.

Fillimisht, Bitcoin u përkrah më së shumti në Azinë lindore dhe konkretisht në Japoni.

Ndërkohë vendet perëndimore Europiane dhe SHBA vazhduan të ishin skeptikë ndaj tij.

Një nga pionerët dhe multimilioneri i parë i botës prej Bitkoinit ishte kaliforniani, Roger Ver.

Ai është sot një prej prodhuesve në të ashtuquajturën “miniera e Bitcoin”.

Në këto miniera, nuk nxirret flori apo krom sikurse ne jemi mësuar të dëgjojmë, por me anë të kompjuterave shumë të zhvilluar aty po gjenerohen kode shumë komplekse dhe të sukseshme.

Pas çdo kodi të gjeneruar qëndron një Bitcoin.

Në fund të 2011 raporti i shkëmbimit të Bitcoin me valutat e tjera tradicionale ishte nën 10 US-Dollar.

Rritja vazhdoi e shpejtë deri sa pika kulmore u arrit në 17 dhjetor 2017 me rreth 20000 US-Dollar për një Bitcoin.

Ndërsa viti i ri e gjeti me rritjen galapante prej 35000 US-Dollar!

Pas 2017 kursi i shkëmbimit pësoi ulje – ngritje të shumta.

Edhe viti 2020 shënoi fillimisht një rënie për shkak të pandemisë dhe më pas rritje, që duket se arriti kulmin në dhjetor gjatë Krishtlindjeve me afërsisht 28000 US-Dollar për një Bitkoin.

Gjatë këtij viti përllogaritet një rritje 275% në vlerën e Bitkoin.

Në lidhje me të ardhmen e Bitcoin, ekspertët dhe investitorët kanë përqasje të ndryshme.

Kështu për shembull në një intervistë për Financial Times strategu kryesor global i Morgan Stanley Investment Management, Ruchir Sharma gjykon se Bitcoin po zëvendëson dalëngadalë dollarin.

Sipas tij, në një të ardhme kriptovaluta mund të marrë vendin e valutave tradicionale dhe kjo jo vetëm falë përdorimit si mjet investimi, por edhe si mjet pagese në shkëmbimet tregtare.

Megjithatë, ai shprehet se shtypja e parave do të vazhdojë edhe pse paraja “cash” mund të mos gëzojë të njëjtin besim si përpara pandemisë.

Ndërkohë, zyrtari kryesor i investimeve të BlackRock për Të Ardhurat Fikse Globale, Rick Rieder mendon se Bitcoin mund të zëvendësojë arin në një masë të madhe.

Sipas tij, kjo do të ndodh sepse Bitcoin është shumë më funksional sesa ari.

Sipas anketave të lexuesve “Bitcoin Magazine’s 2020 End Of Year Survey” nga bursa më e madhe elektronike në USA Nasaq, rritja e Bitcoin vjen si pasojë e pandemisë dhe e izolimit të shumë vendeve.

Të anketuarit gjithashtu vunë në dukje ndryshimin e përqasjes ndaj Bitcoin nga institucionet financiare, qeveritare si dhe kompanive të mëdha me interesa investimi.

Pavarësisht parashikimeve premtuese për të ardhmen e Bitcoin, duket se ende do të ketë pengesa nga ana e politikës.

Kështu për shembull në javët e tij të fundit, Presidenti Donald Trump dhe kabineti i tij synojnë të prezantojnë një rregullore të re në lidhje me bursat ku tregtohen kriptovalutat.

Demokratët me në krye Joe Biden, janë në thelb për ashpërsimin e rregullave, por gjithashtu janë pro kriptovalutave.

Janet Yellen, ish shefja e “Rezervës Federale Amerikane” dhe ministre e ardhshme e financave në qeverinë Biden, ka shprehur skepticizëm në lidhje me Bitkoin në të kaluarën.

Në fund të gjithë kësaj tabloje mbetet të nënvizohet se kriptovaluta pritet të ketë një përdorim më të gjerë në të ardhmen.

Përsa i përket Bitcoin, prognozat për një rritje janë kryesisht pozitive edhe pse herë pas here ka skepticizëm.

Përveç investitorëve dhe sipërmarrësve, që duket se janë përkrahës të dixhitalizimit të valutës, një erë e re po vjen dhe në përqasjen e politikës ndaj saj.

Bitcoin dhe valutat e tjera dixhitale janë bërë shumë të fuqishme për tu injoruar nga vendimmarrja, prandaj ajo që mbetet është vetëm rregullimi i legjislacionit dhe pranimi i tyre.

Hallka e fundit dhe më e rënde./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Nga Astrit Patozi/ Sondazhet e shtuara janë lajm i mirë

Publikuar

-

Nga

Nga Astrit Patozi/ Sondazhet e shtuara janë lajm i mirë

Denduria e pazakontë sondazheve dhe sidomos diferencat e tyre të mëdha me njëra-tjetrën janë në fakt sondazhi më i mirë se të dyja blloqet e vjetra të politikës e kanë ndjerë se po u lëkunden themelet.

Ndaj mos u çudisni kur ato të shpeshtohen edhe më shumë me afrimin e datës së zgjedhjeve. As kur rezultatet e tyre të lëkunden si lavjerrës, herë nga e kuqja e herë nga e zeza, sikur të bëhej fjalë për dy vende të ndryshme dhe jo për të njëjtën Shqipëri.

Tek e fundit le të harxhohen pak më shumë se herët e tjera, se lekë korrupsioni i kanë. Dhe le t’i hakërrehen njëri-tjetrit si gjithmonë me fitoret në letër, si tigra prej letre që janë, se në fund fare bashkë do të jenë prapë.

Lajmi i mirë është që ata po djersisin, duke u kacavjerrë pas shifrave që i porosisin vetë, ngaqë janë në vështirësi.

Ndaj edhe zero vëmendje dhe zero shqetësim për sondazhet e tyre, që thjesht demaskojnë merakun e madh që kanë për humbjen e supremacisë.

Shqiptarët e lirë e kanë kuptuar se vota kundër tyre më 25 prill është e vetmja mënyrë për nisjen e rënies së palavdishme të kryetarokracisë, si një sistem i deformuar politik në funksion të interesit personal dhe familjar të 3-4 individëve.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Fantazma e Ramës tre herë kryeministër dhe Kodi i Damianit

Publikuar

-

Nga

Fantazma e Ramës tre herë kryeministër dhe Kodi i Damianit

Nga Lorenc Vangjeli

Ilir Meta kishte të drejtë dy vjet më parë, kur shihte para syve fantazmën e Edi Ramës, bekuar nga Basha e Kryemadhi si tre herë kryeministër. Rama ju rishfaq në triumn e 2021-shit pikërisht kur PD e LSI kërcenin nën harenë e daulleve duke dezertuar nga përfaqësimi në Kuvend.

Sali Berisha, njeriu që kishte promovuar më shumë se kushdo tjetër bojkotin dhe kishte kërcënuar edhe me djegie mandatesh, nuk e fshehu muaj më pas dhembjen e thellë që bllon e tij prej lojtari politik, të vetët e kishin shndërruar në fakt duke menduar se po bënin politikë.

Instikti i tyre ju sugjeroi se djegia e mandateve ishte një akt kamikaz në themelet e sistemit. Dhe si i tillë, ai vriste pamëdyshje atentatorët duke dëmtuar tmerrësisht shumë edhe vetë sistemin. Dhe duke i dhënë Edi Ramës në të njëjtën kohë dhuratën që ai nuk e priste as në ëndrrat e tij më të guximshme: të qeveriste pa opozitë! Ikja e opozitës reale dhe futja në parlament e lloj – lloj personazheve groteskë, nga budallenjtë tipikë, tek mashtruesit e vegjël, nga idealistët që ju vihej çmim konkret tek mungesa e çmimit real për votën e tyre tek Kodi Zgjedhor e ndryshimet kushtetuese, u shndërrua në dhuratën pa çmim për Edi Ramën.

Dy vjet më pas, të gjitha parashikimet për të nesërmen bashkohen më një pikë. Përkundër logjikës së traditës dhe traditës që respekton një logjikë të caktuar politike, të majtët e Edi Ramës kanë shanse të jashtëzakonshme për një tris të pushtetit të tyre. Dhe kjo konrmohet jo vetëm nga sondazhet ciklike që kreu i qeverisë konsulton për vete, por edhe nga sondazhet që kanë lluar të bëhen publike.

Sondazhi i Ora News, një televizion jo miqësor me socialistët, rikthen traditën e suksesshme të dhjetë vjetëve të fundit të sondimit të opinionit meAntonio Notton dhe IPR marketing. Një muaj më parë, një tjetër institut italian sondimi, Piepoli dhe Report TV, një televizion më pranë qëndrimeve të së majtës, i dha ngjyrën e socialistëve rezultatit të 25 prillit. Një seri sondazhesh të zhvilluara nën emrin e ekspertit të njohur shqiptar Eduard Zaloshnja, gjithashtu pranojnë të njëjtin trend raportesh hierarkie mes tre partive kryesore, në të cilin PS është disa pikë larg PD-së e LSI-së.

Edhe më skeptikët dhe kritikët e këtyre parashikimeve do të duhej të pranonin çfarë kanë të përbashkëta këto sondazhe, të cilat konrmojnë disa të vërteta që pritet të verikohen si të tilla më pak se 100 ditë më pas. E para, që e majta në përgjithësi vazhdon të jetë maxhorancë absolute në vend. Dhe në një skenar hipotetik që nuk ndodh, PS plus LSI, nuk do ta diskutonin toren. Dhe e dyta, që nëse do të ishin në një koalicion të përbashkët, atë që nuk e lejon sot Kodi Zgjedhor, PD dhe LSI, do të shndërroheshin në maxhorancë. Ky është thelbi që duhet kuptuar nga shpjegimi i përbashkët e këtyre sondazheve që janë bërë publike deri tani, por dhe të të tjerëve që diktojnë po të njëjtin trend: Kodi Zgjedhor është aleat i socialistëve.

Duke mos lejuar koalicionet, Kodi i Damianit shmang skenarin më të keq për socialistët, bashkimin e opozitës. Dhe nga ana tjetër, afron mundësi reale që PS-ja të mbajë pushtetin, edhe sikur të ruajë të njëjtin nivel përfaqësimi nga 2017-ta, e vetme në zgjedhje dhe përballë PD e LSI jashtë formulës së koalicionit të përbashkët. Nëse do të fshehësh diçka në politikë, bëje në mënyrë të dukshme.

Kjo është një aksiomë që në Shqipëri është vërtetuar shumë herë. Pakkush e kuptoi nga opozita paralajmërimin publik të bërë së paku që në janarin e vitit të shkuar, atëherë kur Damian Gjiknuri kërcënonte në emër të Edi Ramës se nëse zgjatej pafund lista e pretendimeve të opozitës për Kodin, partia e tij do të kërkonte të refuzoheshin koalicionet. Kjo ishte baza mbi të cilën kjo dyshe i plotësoi opozitës çdo tekë elektorale, por mbajti në xhep çelësin e Kodit.

Sot është bërë e qartë se Kodi Zgjedhor e mban PS-në në lojën për pushtet, edhe përkundër konsumit të kuptueshëm të pushtetit të saj në dy mandate. Nëse shpërndarja e votave do të ishte sipas trendit të 2017-ës, PS do të qeverisë sërish edhe me një rënie të numrit të përgjithshëm të votave. Nga 48 për qind që ju deshën për 74 mandatet e 2017-ës, ajo mund të qeverisë në 2021-shin edhe me 45 për qind të votave, pikërisht falë Kodit Zgjedhor.

Kështu duhet kuptuar sot mërzia e hershme e dy personazheve të fortë të politikës shqiptare, Metës dhe Berishës për aktin më absurd të politikës shqiptare në vite, djegien e mandateve dhe më pas, edhe për bojkotin e zgjedhjeve lokale. Basha dhe Kryemadhi ishin njerëzit që thurrën fjongon e dhuratës për Edi Ramën: në fillim Kodin e Damianit si “aperitiv” dhe pastaj mandatin e tretë të Rilindjes si menu katër vjeçare për gjithë shqiptarët./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

Votimi elektronik, Mondi dhe dublanti humbës Salianji

Publikuar

-

Nga

Nga Artur Ajazi

Në qarkun e Korçës, i deleguari i Lulzim Bashës, ka një dublant të përshtatshëm për të justifikuar humbjen. Ai qark është përzgjedhur nga KQZ si “qark pilot” nga ku mund të realizohet votimi elektronik në 25 Prill, dhe ka peshë të konsiderueshme në zgjedhjet e reja parlamentare. Dhe ndoshta pikërisht për këtë gjë, Lulzimi ka preferuar të dërgojë atje mes dimrit të acartë, Edmond Spahon njeriun që dështoi të riorganizonte degën e PD Elbasan, (duke marrë atje dy humbje rradhazi) dhe humbësin apo njeriun e pavotuar për tu bërë pjesë e listës “së re” Ervin Salianji. Përgjatë gjithë procesit të pergatitjeve për zgjedhjet e reja dhe fushatë, Mondi do të dublohet nga Salianji.

Duket se Lulzimi kërkon që të zgjerohet “rrezja” e goditjeve për të sakrifikuar të tjerët për humbjen e madhe, dhe justifikuar punën e tij të dobët. Dihet se si është bërë përzgjedhja e drejtuesve politikë të cilët do të kenë “fatin” të kenë me vehte edhe dublantë ndihmës, për të mbajtur “peshën” e madhe të kësaj fushate. Sikur të mos kishte ndodhur asgjë në Elbasan, në qarkun me shumë probleme në fushën e organizimit të asaj partie, Edmond Spaho ka marrë transferimin e papritur, dhe është nisur drejt një qarku tjetër të madh, i cili historikisht njihet si shumicë socialiste. Por në fakt cila është gjendja reale në degën e Partisë Demokratike në Korçë, nga ku Lulzimi ka varur “shpresat”e humbura tek Mondi dhe dublanti Salianji.

Dihet se PD në Korçë, ka marrë goditje të fuqishme qysh nga 2013, dhe nuk mund të bëhet fjalë për “fitore absolute”, aq më tepër që ajo degë pothuajse nuk ka as kryesi të zgjedhur prej vitesh. Ndërkohë, edhe pse shpesh është ankuar se “reforma territoriale ka dështuar dhe se rishikimi i hartës është prioritet absolut i opozitës”, duket se kryetari i PD-së, nuk ka një opsion alternativ në tryezë poskthimit në variantin e 384 njësive vendore, por edhe ai model është provuar si i dështuar në fakt për atë parti. Për këtë ja vlen të përmendim situatën e krijuar në territorin e vendit me ndërtimet pa kriter gjatë mbretërimit të qeverisjes së demokratikasve, dhe kthimin e ish-komunave të dikurshme në qendra punësimi partiak.

Për këtë arsye PD-ja më tepër sesa një opsion për “korrigjim”, duket se propozon një model ku ka siguri elektorale dhe përfaqësimi. Akuza e saj se “reforma territoriale diskriminon elektoralisht atë”,mund të ketë bazë por ajo nuk mund të absolutizohet. Vetëm pak ditë më parë kryetari i PD-së Lulzim Basha deklaroi se “për sistemin zgjedhor le të vendosin shqiptarët, pasi PD-ja fiton me çdo sistem” pavarsisht se në mënyrë hileqare, aludoi për një “{referendum” që ai e di shumë mirë se nuk ka gjasa të zhvillohet. Por duke u kthyer te Korça, ja vlen të përmendim faktin se, ai qark konsiderohet nga demokratikasit si “barometri i zgjedhjeve”, dhe pikërisht atje Lulzimi delegoi njeriun më apatik dhe më të paaftë, duke i vënë pas edhe kandidatin e përjashtuar nga komisioni Ruli-Nishani. E rëndësishme është se as votimi elektronik,nuk e zgjidh problemin e kësaj opozite,paçka se Edi Rama ka vendosur të pranojë çdo propozim racional që ndihmon procesin zgjedhor.

Korça dhe gjithë Shqipëria, në 25 Prill, do të rikonfirmojnë sërish Partinë Socialiste edhe për një mandat tjetër qeverisës, pasi kjo është e vetmja rrugë që do të bashkojë vendin me familjen e madhe europiane, dhe do ti japë shansin e “artë” Lulzimit të njohë nga afër aftësinë e (pa)dukshme të Edi Ramës, mëshirën ndaj të dobëtit edhe kur e ka kundërshtar.

LEXO TE PLOTE