LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video/ Shkëlqen Mesi, Barça fiton pa probleme ndaj Granadës

9 Janar 2021, 19:56, Sport CNA
Video/ Shkëlqen Mesi, Barça fiton pa probleme ndaj Granadës

Barcelona jep një tjetës sinjal ringjallje, duke fituar në një fushë shumë të vështirë si ajo e Granadës, për t?u ngjitur në vendien e tretë në renditjen e La liga, e cila është e përfshirë nga kaosi me ndeshje të anulluar apo të shtyra për shkak të një stuhie bore dhe acari mbi Spanjë.

Katalanasit kanë triumfuar bindshëm me shifrat 4-0 në një ndeshje që e kontrolluan që në fillim. Grizman hapi serinë e golave në minutën e 12 e më pas ishte Mesi ai që dha spektakël, me golin e dytë në minute e 35-të e sidomos në të tretin të shënuar pak para fundit të pjesës së parë me goditje dënimi. Kundërshtarët rreshtuan edhe një lojtar të shtrirë në barrierë por Mesi gjeti të çarën për të dërguar sferën në rrjetë duke mposhtur edhe këtë skemë që ishte bërë e zakonshme në goditjet e tij në Spanjë.

Më pas, në pjesën e dytë erdhi edhe goli i dytë përsonal i Grizman, duke mbyllur këtë sifdë në të cilën Kuman vendosi të kursente forcat duke larguar Mesin që në minutën e 65-të nga fusha. Barcelona tashmë është në vendin e tretë, me 4 pikë më pak se Atletiko kryesues, por ka zhvilluar 3 ndeshje më shumë se skuadra e Simeones.

 

 

Lajmet e fundit nga