Connect with Us

Ushqime “superfood” nga Gjermania

Bota

Ushqime “superfood” nga Gjermania

Publikuar

-

Ushqime “superfood” nga Gjermania

“Superfood” është një nocion që përdoret në marketing për të rritur çmimet e produkteve ekzotike. Por edhe në Gjermani prodhohen produkte ushqimore me ndikim pozitiv mbi shëndetin e njeriut.

Në fillim të vitit shumë njerëz i kthehen arsyes dhe mbas ushqimit me bollëk në ditët e festave të Krishtlindjeve dhe të fundvitit, i kthehen mënyrës së shëndetshme të ushqimit. Dietat janë pa fund, vegane apo paleo, mes tyre mund të zgjedhësh sa të duash.

Mes gjithë informacioneve kontradiktore lidhur me përfitimet që ka shëndeti nga përdorimi i ushqimeve të caktuara, specialistët e marketingut zgjedhin sidomos një nocion për të bërë reklama strategjike për një prodhim të mbushur me lëndë ushqyese, atë të “superfood”-it.

Ushqimi i shëndetshëm ndihmon shumë

farat

Por është e kotë të besosh se ekziston një ushqim i caktuar që i shpëton njerëzit nga sëmundjet e pashërueshme. Qendra Evropiane e Informacionit për Lëndët Ushqimore, (EUFID) në Bruksel, ka dhënë udhëzime që njerëzit të mos gënjehen nga etiketat që përdoren prej marketingut. E rëndësishme është të kihet kujdes që gjatë ushqimit njerëzit të bazohen tek sa më shumë produkte ushqimore.

Megjithatë etiketa “superfood” ka pasur ndikim në mënyrën e sjelljes së konsumatorëve në Europë. Si pasojë e kësaj tendence, sipas një raporti të Institutit për studimin e tregut, Mordor Intelligence 2018, Gjermania është kthyer në importuesin më të madh të farës së chia-s në Europë, një farë me emri latin salvia hispanica, me diametër 2 milimetra, në formë ovale dhe ngjyrë të zezë me pika të bardha.

Fara që vjen nga Amerika Latine është bërë vitet e fundit gjithnjë e më e preferuar në Europë. Bukë me farë chia, kos me farë chia, chia në sallatë, farat e vogla futen kudo në ushqime.

Disa gjermanë nuk janë të vetëdijshëm, që në vendin e tyre ka produkte ushqimore të pasura me lëndë ushqyese, si për shembull perimet dimërore si lakra jeshile, rrepa e kuqe ose mollët, fruti më i preferuar i gjermanëve.

LEXO EDHE:  Harrojini ilaçet: Këto ushqime janë balancuesit më të mirë të sheqerit në gjak

Kur njeriu ushqehet me prodhime sezonale dhe rajonale, kjo i bën mirë jo vetëm shëndetit. Në këtë mënyrë ndihmohet në mënyrë të qëndrueshme edhe ekonomia lokale dhe rajonale. Dhe duke qenë konsumator, njeriu mbron edhe ambientin, sepse prodhimet lokale dhe rajonale nuk transportohen nga distanca të largëta. Dhe produktet vendase janë të freskëta.

Disa ushqime “superfood” që prodhohen në Gjermani janë lakra jeshile, rrepa e kuqe, hithra, qershia, boronicat, manaferrat e detit, mjedra, apo mollët.

Mollët fruti kryesor në Gjermani

Në Gjermani çdo person ha në vit mesatarisht 17 kilogram mollë. Mollët kanë pak kalori, përmbajnë antioksidantë që i bëjnë mirë zemrës, trurit, lëkurës dhe kockave. Mollët ulin po ashtu rreziqet për t’u sëmurë me diabetin e tipit 2. Falë mënyrave të ruajtjes në temperatura të ftohta, mollët mund t’i gjesh në treg gjatë gjithë vitit.

Hithrat: shumë lëndë ushqyese të vlefshme

hithra

Hithrat konsiderohen si bar i keq. Por kur një ditë u bënë analizat e hithrës u pa se ajo kishte aq shumë lëndë ushqyese të vlefshme, saqë shkencëtarët nuk u besonin syve kur panë rezultatet.

Hithra ka dy deri tri herë më shumë hekur se sa spinaqi, më shumë kalcium se sa qumështi dhe shumë shumë vitamin A, C dhe E. E gatuar ajo nuk të djeg më.

Trëndafilat e egër

trendafil

Në fund të vjeshtës dhe në dimër gjen në Gjermani shkurre trëndafili të egër me frënjëza që përmbajnë sasi të madhe vitamine C dhe karotenoide.

Në Gjermani përdoret shumë çaji me frënjëzat e trëndafilit të egër ose reçeli i bërë me to, por produktet që shiten në treg janë shpesh të bëra me frënjëza të importuara nga vende të tjera. Në landin e Baden Vyrtembergut ekziston një fermë që kultivon trëndafilin e egër./DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Covid-19/ Pse njerëzit po heqin dorë nga doza e dytë e vaksinës

Publikuar

-

Nga

Deri më 5 maj, 249 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19 u administruan në Shtetet e Bashkuara. Sipas të dhënave zyrtare, 107 milionë persona janë vaksinuar plotësisht (me dy doza të vaksinave të Pfizerit dhe Modernas ose me një dozë të vaksinës së kompanisë Johnson & Johnson), që përbën 32.3 për qind të popullsisë së përgjithshme të SHBA-së.

Megjithatë, Qendrat amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjes (CDC), kohët e fundit kanë raportuar se afërsisht 8 për qind e personave që marrin dozën e parë në SHBA, nuk e marrin dozën e dytë të vaksinës. Kjo ka ngritur shqetësimin se shmangia e marrjes së dozës së dytë do të pamundësojë që SHBA-ja të arrijë imunitetin e tufës. Përse?

Për të dy vaksinat që përdoren në SHBA, ajo e Pfizer/BioNTech dhe Moderna, është e nevojshme që të merren dy doza me qëllim që të arrihet imunizimi dhe mbrojtja maksimale kundër koronavirusit.

Anthony Fauci, drejtor i Institutit kombëtar në SHBA për Alergji dhe Sëmundje Infektive, kohëve të fundit ka lënë të kuptohet se një dozë e vetme e vaksinës mund të mos sigurojnë imunitetin e kërkuar për mbrojtje nga COVID-19, në krahasim me vaksinimin e plotë, përmes dy dozave.

“Kur shikoni nivelin e mbrojtjes pas një doze mund të thoni se është 80 për qind, por disi një 80 përqindësh i dobët”, deklaroi Fauci në fund të prillit. “Kur merrni vetëm një dozë, ngrihet pyetja se sa do të zgjasë imuniteti?”.

Për shkak se variantet e reja të koronavirusit po dalin të jenë më problematikë edhe për personat që janë vaksinuar plotësisht, Fauci shtoi se një dozë e vetme e vaksinës, mund të ofrojë më pak mbrojtje ndaj varianteve të reja të sëmundjes COVID-19.

“Ju jeni në një situatë të dobët nëse nuk keni efekt të plotë të vaksinës”, shtoi Fauci.

Pse po shmanget doza e dytë?

LEXO EDHE:  Kriza politike/ Rama “arratiset” drejt Gjermanisë

LEXO EDHE:  Lejet e qëndrimit/ Gjermania ndryshon ligjin

Nuk është e pazakontë që njerëzit të mos e marrin dozën e dytë të vaksinës, thonë ekspertët shëndetësorë. Ata kanë dhënë disa shembuj nga vaksinimet në të kaluarën – shkalla e shmangies së dozës së dytë për infeksionin herpes zoster, ishte rreth 26 për qind në mesin e përdoruesve të Medicare (sigurimi shëndetësor në SHBA), thuhet në një analizë të kryer nga Fondacioni Kaiser Family.

“Unë shqetësohem për çdo person që nuk vjen ta marrë dozën e dytë, dhe realisht unë kam menduar se do të ketë më shumë njerëz që do ta shmangnin marrjen e dozës së dytë”, tha për CCN, doktoresha Leana Wen.

“Bazuar në atë që dimë për vaksinat, shmangia e dozës së dytë mund të bëhet për shumë arsye”, shtoi ajo.

Një nga arsyet që mund të çojë që një numër relativisht i madh i njerëzve në SHBA të mos e marrin dozën e dytë të vaksinës, mund të jetë e natyrës administrative, pasi autoritetet ende nuk i kanë përpunuar të dhënat për vaksinimet dhe nuk kanë krijuar një sistem të unifikuar për këtë çështje.

CDC-ja shprehet se numri i njerëzve që nuk e morën dozën e dytë është rreth pesë milionë (nga numri i përgjithshëm i vaksinave të administruara në SHBA deri më 5 maj, që është 249 milionë doza). Sidoqoftë, tani për tani, shifra e saktë e kësaj nuk mund të dihet sepse mund të ndodhë që një person të marrë dy dozat e vaksinës në vende të ndryshme – shembull, dozën e parë ta marrë në një klinikë shtetërore e dozën e dytë në një klinikë lokale – dhe të dhënat për marrjen e të dy dozave mund të mos regjistrohen në një bazë të të dhënave, tha një zëdhënëse e CDC-së. REL

LEXO TE PLOTE

Bota

Ligji zgjedhor/ SHBA përplasje në Senat rreth ndryshimeve

Publikuar

-

Nga

Të martën në Senat nisi një betejë mbi zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara ndërsa demokratët po përpiqen të miratojnë një projektligj gjithëpërfshirës që ata thonë se do të zgjeronte qasjen e amerikanëve tek votimi. Masa ligjore vjen ndërsa disa shtete të kontrolluara nga republikanët po vendosin kufizime të reja në këtë drejtim.

Komisioni i Senatit për Rregulloren dhe Administratës debatoi rreth një projektligji prej 886 faqesh, hartuar nga demokratët me kontributin e disa zyrtarëve shtetërore të cilët merren me administrimin e proceseve zgjedhore.

Ndër nenet e përfshira në projekligj është ai që parashikon një zgjerim të votimin përmes postës, një formë që u përdor gjerësisht në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar për shkak të pandemisë së koronavirusit. Gjithashtu parashikohet një zgjatje e orareve të votimit në rastet kur shkohet fizikisht për të votuar në qendrat e votimit.

Shfaqja e pazakontë e udhëheqësve të lartë demokratë dhe republikanë të Senatit gjatë punimeve të komisionit nënvizoi rëndësinë e asaj çka është në lojë, ndërsa vëmendja po përqëndrohet tek zgjedhjet për Kongresin që mbahen në nëntor të vitit 2022.

“Projektligji i paraqitur para këtij komisioni kërkon ta bëjë më të lehtë, jo më të vështirë qasjen tek votimi”, tha udhëheqësi i shumicës së Senatit demokrati Chuck Schumer.

Në pjesën dërrmuese të komenteve të tij ai u përqëndrua tek ndryshimet në ligjin zgjedhor të miratuara këtë vit nga ato shtete të cilat kontrollohen nga republikanët, duke i karakterizuar ato si anti-demokratike dhe duke thënë se “mbartin shijen e ndrydhjes (së votës)”.

Ligjet e Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit shkojnë përtej reformës zgjedhore, duke u përpjekur t’i japin fund qasjes së njëanshme politike të njësive administrative, e të pengojnë që në fushata zgjedhore të përdoren “para të cilave nuk u dihet origjina”, për shkak të fshehjes së identitetit të donatorëve.

LEXO EDHE:  Edhe gomari të bën të pasur

LEXO EDHE:  Këto janë ushqimet që duhet të shmangni, nëse vuani nga sëmundjet kardiovaskulare

Për muaj të tërë ish-Presidenti Donald Trump, ka bërë pohime të pabazuara në fakte se ai i humbi zgjedhjet e vitit 2020 për shkak të manipulimeve masive me votat. Sipas ekspertëve manipulimi i zgjedhjeve është jashtëzakonisht i rrallë në Shtetet e Bashkuara.

Një numër i madh gjykatash si dhe zyrtarë shtetërorë e federalë që u morën me administrimin e zgjedhjeve, i kanë hodhur poshtë pretendimet e zotit Trump.

Të martën udhëheqësi i republikanëve në Senat Mitch McConnell tha se projektligji i demokratëve nuk ishte asgjë më shumë sesa një përpjekje për kapje të pushtetit.

“Ky ligj do t’u krijonte demokratëve në Uashington mundësinë të diktonin kushtet e garave për rizgjedhje, duke rishkruar të gjitha ligjet zgjedhore të 50 shteteve”, tha zoti McConnell.

Projektligji po përballet me mosmarrëveshje të gjata në Senat. Për miratimin e tij demokratëve do t’u nevojiteshin votat e të paktën 10 republikanëve.

Në mars, Dhoma e Përfaqësuesve e kontrolluar nga demokratët miratoi një projektligj të ngjashëm me versionin e Senatit, por pa mbështetjen e republikanëve.

Debatet në Kongres, vijnë pas miratimit nga shteti i Xhorxhias në muajin mars të një ligji zgjedhor të propozuar nga republikanët që ndalon ndër të tjera t’u jepet ujë apo ushqim atyre zgjedhësve që presin në radhë të gjata për të votuar.

Një sondazh i muajit mars zhvilluar nga Reuters dhe kompania Ipsos doli në përfundimin se për 81% të të rriturve në SHBA ishte “shumë” ose “disi” e rëndësishme që qeveria ta bënte më të lehtë procesin e votimit. Por i njëjti sondazh tregoi gjithashtu se 74% e shohin po aq të rëndësishme vendosjen e kufizimeve të reja në votim, për të mbrojtur zgjedhjet nga manipulimet.VOA

LEXO TE PLOTE

Bota

Rusia dëbon një diplomat rumun në shenjë hakmarrjeje

Publikuar

-

Nga

Rusia dëbon një diplomat rumun në shenjë hakmarrjeje

Rusia tha se ka dëbuar zëvendësin e atasheut ushtarak të Ambasadës së Rumanisë, në përgjigje të vendimit të Bukureshtit për të dëbuar një diplomat rus.

Ambasadori i Rumanisë në Rusi, Cristian Istrate, u thirr në bisedë informative në Ministrinë e Jashtme të Rusisë në Moskë, ku iu deklarua se “kapiteni G.Iliescu, ndihmës i atasheut ushtarak në Ambasadën e Rumanisë, është shpallur person i padëshirueshëm”, tha Ministria ruse.

Iliescu ka 72 orë kohë për t’u larguar nga Rusia.

Ministria e Jashtme ruse tha se vendimi është marrë në përgjigje të vendimit të Bukureshtit për të shpallur person të padëshirueshëm një ndihmës të atasheut ushtarak në Ambasadën ruse në Bukuresht, më 26 prill.

Rumania, muajin e kaluar, ka thënë se ka dëbuar zëvendësin e atasheut ushtarak të Ambasadës së Rusisë për aktivitete që nuk përputheshin me statusin e tij diplomatik.

Rumania nuk ka dhënë detaje të tjera.

LEXO EDHE:  Edhe gomari të bën të pasur

LEXO EDHE:  Syri i keq/ Shkaktari i sëmundjeve në shoqëritë tradicionale

Disa vende të tjera të ish-bllokut sovjetik në Evropën qendrore dhe lindore – të gjitha tani anëtare të Bashkimit Evropian dhe NATO-s – kanë dëbuar diplomatë rusë, duke shkaktuar masa reciproke edhe nga Moska.

Dëbimet kanë nisur muajin e kaluar, kur Republika Çeke ka dëbuar dhjetëra diplomatë rusë, pas dyshimeve se spiunët rusë kanë qenë të përfshirë në një shpërthim vdekjeprurës në një depo municionesh në Çeki, në vitin 2014.

Moska i ka mohuar akuzat dhe, në përgjigje, ka dëbuar disa diplomatë çekë./REL

LEXO TE PLOTE