LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Twitter i bllokoi llogarinë Trump/ Enri Ceno: Presidenti i Iranit dhe zëdhënësi terrorist kërcënojnë lirisht

9 Janar 2021, 10:48, Politikë CNA
Twitter i bllokoi llogarinë Trump/ Enri Ceno: Presidenti i Iranit dhe

Ish-kandidati për deputet të Partisë Demokratike, Enri Ceno ka reaguar pasi Twitter i ka bllokuar përgjithmonë llogarinë presidenit Donald Trump.

Sipas Cenos, presidenti i Iranit dhe zëdhënësi i tyre terrorist Zarifi kanë qasje të plotë dhe të pakufizuar në Tëitter, pavarsisht ksenofobisë, kërcënimeve për jetë e me zhdukje të hebrenjve, homoseksualëve dhe kundërshtarëve politikë.

Ai thekson se liria e fjalës nuk mund t?i kufizohet asnjë qytetari e kurrsesi dikujt të zgjedhur me votë nga miliona njerëz. Ceno nënvizon se kjo që ndodh sot nuk ka të bëjë aspak me ndasitë në bindje e besim, por me vetë thelbin e demokracisë.

?Ajatollahu, Presidenti i Iranit dhe zëdhënësi i tyre terrorist Zarifi, të gjithë kanë qasje të plotë dhe të pakufizuar në Tëitter, pavarsisht ksenofobisë, kërcënimeve për jetë e me zhdukje të hebrenjve, homoseksualëve dhe kundërshtarëve politikë. Zyrtarët e Partisë Komuniste Kineze janë të lirë të shkruajnë në Tëitter se ushtria amerikane dërgoi Coronavirus në Kinë. Ndërkohë, Presidenti i Shteteve të Bashkuara është bllokuar përgjithmonë. Liria e fjalës për tu shprehur është kardinale dhe e patjetërsueshme, është e cilësuar në mënyre eksplicide në amendamentin e parë të kushtetutës amerikane, është thelbi i kartës universale të drejtave të njeriut. Liria e fjalës nuk mund ti kufizohet asnjë qytetari e kurrsesi dikujt të zgjedhur me votë nga miliona njerëz.

Kjo që ndodh sot nuk ka të bëjë aspak me ndasitë në bindje e besim, por me vetë thelbin e demokracisë. Big Techs (rrjetet sociale) nuk kanë asnjë të drejtë të censurojnë fjalën, ata po shkelin kushtetuten amerikane, deklaratat universale të drejtave të njeriut. E gjithë kjo nuk ka lidhje me Presidentin Trump, por me shoqërinë amerikane, me vetë të ardhmen e njerëzimit, nëse nuk ka reagim dhe big techs nuk bllokohen në nisma të tilla atëherë shumë shpejt do jetojmë në një botë moderne Orëelliane?, shkruan Ceno në një postim në rrjetet sociale./CNA.al

Lajmet e fundit nga