LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama jep detaje për spitalin e ri në Fier që do ndërtohet nga Turqia/ Porosia që i dha Subashit

9 Janar 2021, 12:20, Politikë CNA
Rama jep detaje për spitalin e ri në Fier që do ndërtohet

Kryeministri Edi Rama ka porositur kryebashkiakun e Fierit, Armando Subashi për përcaktimin e një vendi për ndertimin e spitalit rajonal në Fier.

Gjatë bashkëbisedimit të tij me Subashin, në prani edhe të ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, Rama tha se ky spital do të ndërtohet për 3 muaj, ndërsa burimet njerëzore do të menaxhohen nga pala turke. Sipas tij, ky spital do të ofrojë shërbim shëndetësor për të gjithë jugun.

?Duhet të përcaktojmë një vend domethënës për spitalin rajonal të Fierit, që do të jetë një pol tjetër i shëndetësis. Nuk është vetëm transferim teknologjik, por burim dijesh. Do të administrohet nga burimet njerëzore nga Turqia. Burimet njerëzore, shefat e pavionëve, do të jetë me punonjës turk. Do të jetë spital publik, pjesë e rrjetit të spitaleve të republikës se Shqipërisë. Burimet njerëzore do të administrohen nga vetë ata me të njëjtin sistem. Do të rekrutohen mjekët, infermierët me standardet e duhura. Do të shërbejë si një laborator i dijeve të transferuara. Do të realizojë atë objektiv, që i shërbej popullit në të gjithë zonën e jugut. Në vend që të ikin në Turqi, ata që e kanë fiksim se duhet të shkojnë atë, të mund të vijë këtu si të jenën në mes të Stambollit. Sfida e këtij spitali është se do të ndërtohet për 3 muaj. Duhet të përcaktojmë me urgjencë vendin. Javën tjetër fillon puna. Vijnë të hënën njerëzit e ngarkuar nga jashtë, projekti po bëhet gati. Ne do t?i vëmë në shërbim gjithçka, asnjë zvarritje. Kjo është detyra jote, kjo punë duhet të bëhet sa hap e mbyll sytë. Ne do t?i vemë në shërbim gjithçka, asnjë zvarritje, kjo është detyra jone, duhet bërë sa hap e mbyll sytë, do ngrejë një skuadër me tre veta që të merren me këtë punë?, tha Rama./CNA.al

Lajmet e fundit nga