Connect with Us

“Qeveria la në mes lumin e Vlorës”/ PD: U shkel kushtetuta, nuk u negociuan kushtet e borxhit

Aktualitet

“Qeveria la në mes lumin e Vlorës”/ PD: U shkel kushtetuta, nuk u negociuan kushtet e borxhit

Publikuar

-

“Qeveria la në mes lumin e Vlorës”/ PD: U shkel kushtetuta, nuk u negociuan kushtet e borxhit

Partia Demokratike ka reaguar sërish në lidhje me projektin për rehabilitimin e Lumit të Vlorës, ndërsa akuzoi qeverinë se hoqi fondet dhe shkeli Kushtetutën.

Në një dalje publike nga selia e PD-së, Dorian Teliti tha se Rama gënjeu, ndërsa sipas tij, ministrja e Financave, Denaj e nxorri blof kryeministrin.

“Qeveria në largim e Edi Ramës ka treguar keto ditë një tjetër sjellje të papërgjegjshme në menaxhimin e keq të financave publike. Anulimi i projektit për Rehabilitimin e Lumit të Vlores, duke lënë në mes dhe të papërfunduar një investim të nisur prej kohësh, aq të nevojshëm për banorët e zonës, është tregues sesa pa plan, pa vizion dhe sa i dështuar është Edi Rama.

Gjithashtu, është një rast i përsëritur që dëshmon se me Edi Ramën në krye të qeverisë, në Shqipëri nuk ka shtet ligjor, por vetëm interesa personale të pushtetit. Duke vepruar me arrogancë, qeveria në ikje ka shkelur kushtetutën. Pasi i ka hequr fondet nga rruga e Lumit të Vlorës, ajo nuk ka respektuar ligjin për të negociuar siç duhet termat e marrëveshjes së re të borxhit.

Kushtetuta dhe ligji detyrojnë qeverinë që për çdo marrëveshje të re borxhi, të marrin tek Presidenti i Republikës plotfuqinë per të negociuar.

Kreu i shtetit ka bërë publik disa dokumenta që provojnë se kjo ndodhur, duke e kthyer Shqipërinë nga një vend që kërkon të anëtarësohet në Bashkimin Europian, në një vend ku ligji dhe kushtetuta, institucionet e pavarura apo të drejtat e qytetarëve shkelen sipas nevojave të këtij pushteti të korruptuar”, tha Teliti.

LEXO EDHE:  Selami: Do bashkoj PD, përplasja nuk ka të ardhme

Sipas PD-së, vetë ministria e Financave pohoi se nuk ka pasur negociata për borxhin prej 30 milionë eurosh.

“Ministrja e tij e Financave e nxori bllof, kur e përgënjeshtroi shefin e saj mashtrues dhe pohoi se për borxhin 30 milionë euro nuk janë bërë negociata.

Nuk ka patur negociata as per afatet kohore te borxhit, as per normat e interesit, pra për kostot e kesaj huaje 30 milioneshe, te cilat do te paguhen nga te gjithe ne, qytetaret e Shqiperise.

Te dashur qytetarë! Sa herë ka një interes personal, Edi Rama shkel ligjin dhe anashkalon çdo institucion që nuk e kontrollon dot, siç veproi edhe këtë radhë me Presidentin dhe borxhin e ri 30 milionë euro. Edi Rama nuk negocion për borxhin, por e merr si t’i vijë për mbarë”, tha Teliti.

Sipas ekspertit të ekonomisë, Rama miraton me sy mbyllur PPP-të por nuk bën asgjë të mirë në shërbim të qytetarëve.

“Edi Rama nuk negocion për PPP-të, por i miraton me sy mbyllur.

Edi Rama nuk negocion për luksin e tij, por do t’i shtojë edhe 2 milione euro shtese luksit kryeministror. Asgjë nuk bën Edi Rama më interes të qytetarëve. Ai mendon vetëm për vete, megjithëse njerëzit vazhdojnë të humbin vendet e punes dhe bizneset po falimentojne dita- dites. Deshtimi sot ka vetem nje emer dhe quhet Edi Rama”, tha ai./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Forumi Ekonomik Rajonal/ Firmosen tre marrëveshjet e mëdha në Shkup

Publikuar

-

Nga

Forumi Ekonomik Rajonal/ Firmosen tre marrëveshjet e mëdha në Shkup

Në mbledhjen e Forumit Ekonomik Rajonal në Shkup, kryeministri Edi Rama, kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç kanë firmosur tri marrëveshjet e mëdha.

Mobilizimi i tre vendeve për katastrofat natyrore, lehtësimi i importit dhe eksportit dhe qarkullimi i lirë në tregun e punës, këto janë tre marrëveshjet që u frimosën në Forumin Ekonomik Rajonal.

Pas firmosjes së marrëveshjeve është prezantuar emri i nismës ‘Ballkani i Hapur’ dhe nuk do të përdoret më termi që i është referuar deri më tani.

LEXO EDHE:  “Asnjëherë s’ka pasur marrëveshje”/ Gjata për koalicionet parazgjedhore: Është diçka shumë më e madhe…

LEXO EDHE:  Zgjedhje me Ramën, kryeministër/ Tërhiqet Kryemadhi?

3 marrëveshjet e firmosura

1-Marrëveshja për mobilizimin e të tre vendeve për sa u përket përballimit të katastrofave natyrore. Nëse një katastrofë natyrore godet një vend, do të mobilizohen të tre për të ndihmuar.

2-Marrëveshje mirëkuptimi për të lehtësuar importin dhe eksportin e mallrave. Kjo do të eliminojë barrierat dhe do të ndihmojë në rritjen e ekonomisë së vendeve.

3-Marrëveshje për qarkullim e lirë në tregun e punës. Mundësimin e qasjes së lehtë në tregun e punës dhe marrjen e lejeve të qëndrimit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

I nxehti vazhdon edhe në Gusht/ Temperaturat e larta mbi 40 gradë Celsius

Publikuar

-

Nga

Temperaturat “thyejnë” termometrin/ Nga e hëna i nxehti afrikan ‘godet’ Shqipërinë

Sipas Meteoalb, i nxehti afrikan do të vijojë edhe në në muajin e ardhshëm. Parashikohet se me datën 1 Gusht, temperaturat do të ngjiten derim 42 gradë Celsius.

Ndërkohë që ditët e fundit të muajit Korrik priten të mbyllen me temperatura të larta gjithashtu, deri në kufirin e 40 gradë Celsius./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Afera me inceneratorët/ SPAK ka prova të korrupsionit në Fier

Publikuar

-

Nga

Qyteti i Fierit, mëngjesin e djeshëm është zgjuar nën pushtetin e tymit, për shkak të djegies së mbeturinave urbane.

Edhe sot është e njëjta situatë, qyteti shfaqet i nxirë nga bloza dhe njerëzit në rrugë mezi dallojnë njëri tjetrin, ndërsa automjetet janë të detyruar të lëvizin me drita të gjata. (Lexo këtu)

Sot  CNA.al publikoi një tjetër video të djegies së plehrave, ndërkohë që jepen 30 milionë euro për inceneratorin e Fierit

Inceneratori duhej të kishte nisur nga puna shumë muaj më parë, ashtu siç Kryeministri Edi Rama  kishte premtuar më herët.

Por, sot jemi në kulmin e sezonit turistik, jemi në fund të Korrikut dhe qyteti i Fierit është i mbuluar nga tymi.

Prej dy ditësh po digjen plehrat në Mbrostar, duke kryer kështu një krim mjedisor. (Lexo këtu)

Në vend që këto plehra të digjeshin nga inceneratorët, sot po rrezikojnë jetën e qytetarëve të Fierit, të cilët janë detyruar të largohen edhe nga shtëpitë, nga tymi dhe bloza e mbeturinave.

Zona e mbetjeve duhej të kthehej në një park të gjelbër, por sot plehrat po digjen dhe inceneratori ka mbetur në tentativë, dhe as po funksionon dhe s’dihet se kur do të funksionojë, megjithëse shqiptarët kanë paguar miliona.

LEXO EDHE:  “Asnjëherë s’ka pasur marrëveshje”/ Gjata për koalicionet parazgjedhore: Është diçka shumë më e madhe…

LEXO EDHE:  FOTOT/Rama-Basha përballë njëri-tjetrit, pamjet e para nga takimi

SPAK-u ka prova të korrupsionit në Fier. Drejtuesi i SPAK Arben Kraja, mund të shkojë me makinë dhe të shikojë provën e aferës korruptive të  inceneratorëve.

Nëse vërtet SPAK është për drejtësi ashtu siç trumbeton, atëherë, Arben Kraja dhe prokurorët e tij, të marrin rrugën drejt Fierit, ndonëse do të jenë të detyruar të udhëtojnë në qytet me drita të gjata, por nga ana tjetër mund të sigurojnë provat për të cilat flasin se mbështeten.

Çfarë ka ndodhur me 30 milionë eurot e inceneratorit, pse nuk ka përfunduar, kush abuzoi me taksat e qytetarëve dhe më pas mori gucimin ti çojë ata drejt helmimit dhe vdekjes, duke iu vënë flakën mbeturinave?

Janë të gjitha këto pyetje por edhe më tepër që SPAK duhet t’u japë përgjigje dhe të hedhë dritë mbi aferën korruptive të inceneratorëve, duke çuar para drejtësisë përgjegjësit, kushdo qofshin ata.

Video që CNA.al ka sjellë dje dhe sot janë prova që hedhin dritë mbi aferën korruptive të inceneratorit të Fierit.

LEXO TE PLOTE