Connect with Us

“Pamje skandaloze”/ Luan Rama nxjerr videon nga Selencia: Fondet për rrugën i kaluan te tuneli në Ujin e Ftohtë për të vjedhur!

Politikë

“Pamje skandaloze”/ Luan Rama nxjerr videon nga Selencia: Fondet për rrugën i kaluan te tuneli në Ujin e Ftohtë për të vjedhur!

Publikuar

-

“Pamje skandaloze”/Luan Rama nxjerr videon nga Selencia: Fondet për rrugën i kaluan te tuneli në Ujin e Ftohtë për të vjedhur!

Ish-deputeti i LSI-së, Luan Rama ka publikuar një video nga Selenica, ku thekson se kryeministrit Edi Rama nuk ia ndjen fare për banorët e kësaj zone, pasi e mori fondin që ishte caktuar për këtë rrugë dhe e kaloi në tunelin e Ujit të Ftohtë.

Ish-deputeti Rama shprehet se fondet u morën prej aty për  t’u vjedhur gjetiu nga ata që vodhën 22 milion euro km rrugë në Unazën e Tiranës.

LEXO EDHE:  Emrat- 81 deputetët e zgjedhur pa u votuar/ Lista e PS, PD dhe LSI

“Fakte në vend të fjalëve:

SELENICA E BRAKTISUR,

E HARRUAR, E MASHTRUAR!…

Përse Kryeministri i hoqi fondet e parashikuara për rrugën e Selenicës, duke i lënë banorët e saj të izoluar mes braktisjes dhe mashtrimit?!…

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Politikë

Dritan Leli i refuzoi propozimin/ Rama: Është zgjedhja e tij!

Publikuar

-

Nga

Dritan Leli i refuzoi propozimin/ Rama: Është zgjedhja e tij!

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës për mediat, është pyetur dhe për refuzimin e kryebashkiakut të Vlorës, Dritan Leli për të qenë në listën e kandidatëve për deputetë të PS në Vlorë.

Rama tha se është e vërtetë që e ka propozuar, por ai nuk e ka parë të arsyeshme.

 “Në formimin e një skuadre ka dinamika të brendshme. Këtu nuk ka rëndësi fare se çfarë ka menduar njëri apo tjetri. Është e vërtetë që unë i kam propozuar që ai të bëhet pjesë e skuadrës, nuk e ka parë të arsyeshme, është zgjedhja e tij. Me të, pa të skuadra jonë në Vlorë do realizojë objektivin bazë dhe do shkojë shumë afër objektivit maksimal që është plotësisht i mundur sipas meje, s’ka asnjë problem”, deklaroi Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama nuk harron Erion Braçen/ I pari në listën e Fierit

Publikuar

-

Nga

Rama nuk harron Erion Braçen/ I pari në listën e Fierit

Listën e Partisë Socialiste në Fier do ta kryesojë zv.kryeministri Erion Braçe.

Kështu u shpreh kryeministri Rama gjatë prezantimit në selinë e PS.

Rama tha se kjo do të jetë një skuadër që ka edhe palcën e PS, por edhe frymëmarrje me figura të reja.

“Zgjeron kufijtë e PS. Është një skuadër që ka të gjithë palcën e PS por edhe një frymëmarrje shumë më të madhe që shkon përtej organizmit. Duke e bërë PS pasqyrë të shoqërisë, të gjitha kategorive”, shpreh Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama prezanton kandidatët e PS-së/ Kush do kryesojë listat në Elbasan, Gjirokastër, Lezhë dhe Durrës

Publikuar

-

Nga

Rama prezanton kandidatët e PS-së/ Kush do kryesojë listat në Elbasan, Gjirokastër, Lezhë dhe Durrës

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar mbrëmjen e sotme kandidatët e Partisë Socialiste për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit.

Gjatë një konference për shtyp, Rama tregoi se Elbasanin do ta përfaqësojë ministrja e Arsimit, Evis Kushi, Gjirokastrën Mirela Kumbaro, Lezhën Lindita Nikolla dhe Durrësin Milva Ikonomi.

“Vendi i parë në Elbasan e njihni, është ministrja e Arsimit, Evis Kushi. Ka bërë më të mirën në Kuvendin e Shqipërisë për të përfaqësuar Elbasanin dhe jo vetëm. Është një nga surprizat më të mira.

Mirela Kumbaro në Gjirokastër ku faktikisht ne kemi objektivin bazë për dy deputetë dhe i dyti do të jetë Bledi Çuçi.

Lindita Nikolla do të jetë në krye të vendin në zonën e Kurbinit, në të gjithë qarkun e Lezhës për arsye krejt të mirëkuptueshme, sepse unë besoj shumë fort që në atë zonë, gratë janë e ardhmja.

Kam akoma, se harrova…Durrësi, aaa, praprë një grua, Milva Ikonomi…”, thekosi kreu i qeverisë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE