LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga Armir Shkurti/ Letër pendese: Shkëlqesisë së tij Presidentit të SHBA, Joe Biden

9 Janar 2021, 10:09, Opinione CNA
Nga Armir Shkurti/ Letër pendese: Shkëlqesisë së tij

I dashur zoti Biden!

Unë jam nga një vend ku njerëzve u është dashur në shekuj të përshtaten për të mbijetuar, aq sa tashmë na është bërë instikt. Madje s’e kemi patur për gjë as fenë… mor as emrin ta këmbejmë pa na u dridhur qerpiku, mjafton që kjo që të na sjellë ca lehtësira në jetë. Sipas Darwin, nuk mbijeton krijesa më e fuqishme por ajo që përshtatet.

Ndaj edhe unë lumëmadhi, që isha deri sot përkrahës i flaktë i presidentit Donald Trump, them ta ndjek këtë frymë mbijetese kombëtare: përshtatjen.

E mbështeta kaq vjet me zemër dhe mendje Donaldin.. e meqë ai nuk fitoi e fituat ju, MBRETI VDIQ – RROFTË MBRETI!

Kështu e ka jeta!

I pari mekanizëm mbijetese është tradhëtia dhe vajtja pas më të fortit. Kështuqë më lejo ta tradhëtoj, si fillim, humbësin!!

Trump ishte një fodull i madh! Njeri që kish arritur ç’kish dashur në jetë, VET!! Pasuri, popullaritet, femra, famë e në fund edhe postin e njeriut më të fuqishëm të botës, atë të presidentit të Amerikës. Ka shijuar 3 çerek shekulli jetë siç ia ka dashur qejfi … a nuk duhet urryer ky njeri? A nuk është modeli më i zi për gjithë ata – si unë – që janë gjallë për shkak të instikteve dhe mekanizmave të mbijetesës? Leksioni i madh nëse do të mbetesh gjallë e të keshë bukë është ” ul kokën, mos bjer në sy, lëpi b¥çën më lart  dhe harro dinjitetin”.

Shumë i nderuari Presidenti i ri i Amerikës!

E urrej kundërshtarin tuaj tashmë të mundur edhe për doktrinën e tij: “Make America Great Again”, sovranizmin dhe antiglobalizmin. Na zgjoi kot një ëndërr, që në fund të fundit, në një koloni , siç është Shqipëria  e me një popull të mbijetuarish, siç janë shqiptarët kjo s’ është ëndërr por makth mizor e i rrezikshëm. Edhe sikur të detyroheshim të bëheshim sovran, ju garantoj se kjo do të ndodhte vetëm pasi ambasadorja juaj të thërriste politikanët tanë në ambasadë e ti urdhëronte e shtrëngonte të jenë të lirë e të pavarur. Dhjetra shekuj përshtatje mbijetese, desh na i rrëzoi në 4 vjet përbindëshi Trump?  Shyqyr që e mundët, o i dashur Joe!

E urrej rivalin tuaj edhe sepse na tregoi të vërtetën për elitat. Për konspiracione kundër njerëzimit, për ESTABLISHMENTIN, DEEP STATE e të tjera. Ne ishim shumë rehat kur nuk dinim gjë. Përse duhej që ky njeri të na trazonte mendjet? Ka njerëz që rrojnë e vdesin me kancer pa e marrë vesh kurrë. Pse duhet t’ua nxish jetën e tu thuash se janë të sëmurë?

E urrej Trumpin,  Joe, sepse kështu na thotë instikti i mbijetesës! Që të shkosh pas më të fortit duhet të shash fort kundërshtarin e tij. Siç leh qeni kur dikush i bërtet të zotit!

E urrej , Joe, edhe për të mësuar veten se UNË E URREJ e të mos më shpëtojë goja ndonjëherë kur nuk duhet e them ndonjë llaf të mirë për të!

E urrej Trumpin, Joe, se ka thënë për ty se vuan nga demencia. Domethënë degradimi i trurit. Jam i bindur se ai gënjen… Por nëse është e vërtetë Joe, të shkuara!!

Tani, ti je më i forti Joe! Pas 3 nëntorit plot të mbijetuar (dmth tradhëtarë, pa dinjitet, pa parime, që shkojnë pas të fortit) u shfaqën si ithtarët e tu më të flaktë, si martirë të tiranisë trumpiste. Po e provoj edhe unë një herë. E di që të gjithë do thonë “b**lëpirës”. Ama po më ngjiti ( të më ecë lëpirja domethënë) më pas do thonë “sa i zoti” e do më nderojnë. Siç ndodh edhe me hajdutët që bëjnë emër e karierë. Se në provincat e të mbijetuarve nuk ka rëndësi morali, karakteri, dinjiteti. Por MBIJETESA. Me çdo mjet e mekanizëm. Tradhëtia, servilizmi, spiunllëku, mercenarizmi si fillim e më tej vjedhja, kurvëria e vrasja bashkë me çdo ndyrësi tjetër të kësaj bote, po të dhanë emër, pasuri, karierë në provincën e të mbijetuarve nderohen!

Dhe në fund, o më i forti Joe, në këmbim, të përgjërohem për një gjë fare të vogël… 2 gisht letër nga ty… mundesh të më nisësh? Në provincën e të mbijetuarve bën namin me të! Po morën vesh se MË I FORTI të begenis, vlen më shumë se një pasuri!

I penduar që luftova me mendje e zemër për doktrinën Trump, nga Provinca e të Mbijetuarve./CNA.al

Lajmet e fundit nga