LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Moti i keq “paralizon” vendin/ ARRSH jep detaje për gjendjen e rrugëve

9 Janar 2021, 11:33, Aktualitet CNA
Moti i keq “paralizon” vendin/ ARRSH jep detaje për gjendjen e

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacion për situatën e krijuar në akset rrugore, për shkak të motit të keq që ka përfshirë këto ditë vendin.

ARRSH bënë me dije se në Kalimash-Fushë Arrëz po punohet akoma për pastrimin e rrugës, si dhe në Elbasan-Peqin, Berat-Çorovodë, Peshkopi-Qafë Drajë km 30.5, Sarandë-Borsh ku janë instaluar sinjalistika provizore.

Bëhet me dije se në Korçë situata është drejt normalizmit, ndërsa në lumin e Devollit ka filluar të ulet niveli i prurjeve të ujit

?Gjatë natës dhe ne orët e para të mëngjesit ka pasur reshje shiu që kanë sjellë edhe rënie gurësh e materialesh në rrugë. Kompanitë e mirëmbajtjes kanë qenë në terren dhe kanë bërë të mundur pastrimin e rrugës, si në Kalimash-Fushë Arrëz ku po punohet akoma për pastrimin e rrugës, Elbasan-Peqin, Berat-Çorovodë, Peshkopi-Qafë Drajë km 30.5, Sarandë-Borsh ku janë instaluar neë jersey dhe sinjalistika provizore. Nuk ka probleme me qarkullimin e mjeteve në të gjitha akset kombëtare. Reshjet e dendura të shiut gjatë ditëve të fundit kanë sjeljë probleme kryesisht në Shkodër, Durrës, Lezhë dhe Vlorë. Shiu ka sjellë përmbytje në shumë zona të Bulqizës, ndërsa si pasojë e motit të keq kanë ndodhur shembje masive të rrugëve në Lezhë. Ndërkohë që në Fushë-Krujë është rritur niveli i ujit në fshatin Murqinë, ndërsa mësohet se rreth 20 banesa janë të rrethuara nga uji. Në Korçë situata është drejt normalizmit, ndërsa në lumin e Devollit ka filluar të ulet niveli i prurjeve të ujit. Prej ditësh moti ka qenë i paqëndrueshëm duke sjellë përmbytje, rrëshqitje dherash, dalje të lumenjve nga shtrati dhe izolimin total të disa fshatrave?, theksohet në njoftimin e ARRSH-së./CNA.al

Lajmet e fundit nga