Connect with Us

Miqësia me Artan Hoxhën/ Rrëfehet Klodiana Lala, tregon momentin e frikshëm në Durrës

Kronika

Miqësia me Artan Hoxhën/ Rrëfehet Klodiana Lala, tregon momentin e frikshëm në Durrës

Publikuar

-

Miqësia me Artan Hoxhën/ Rrëfehet Klodiana Lala, tregon momentin e frikshëm në Durrës

Gazetarja investigative Klodiana Lala, ka qenë e ftuar në emisionin “Fol me mua” ku mes të tjerash ka rrëfyer dhe marrëdhënin e saj me kolegun Artan Hoxha.

Ajo është shprehur se ka marrëdhënie shumë të mira pune ndërsa ka përmendur përkrahjen dhe inkurajimin që i ka dhënë kolegu Hoxha gjatë viteve të para në gazetari.

Gazetarja Lala u ndal dhe në një moment stresues që kishte kaluar gjatë një udhëtimi e cila bashkë me operatorin Ervin Daja kishin shkuar për të intervistuar një të shumëkërkuar.

“Unë edhe Artani jemi dy miq shumë të mirë, dy profile tërësisht të ndryshme, me botëkuptime të ndryshme që shpeshherë nuk biem dakort për ngjarje të caktuara, ja themi gjërat hapur njëri-tjetrit në sy dhe në fund fare për shembull kur dalim nga studioja e kolegut Fevziu shpeshherë e zbres unë me makinën time se Tani nuk nget as makinën, pra për ta sqaruar edhe opinionin publik fakti që ne kemi botëkuptime të ndryshme për çështje të caktuara nuk do të thotë që ne jemi armiq apo versioni i njëri-tjetrit, përkundrazi ne jemi dy njerëz që kemi qasje të ndryshme dhe kemi mënyra të ndryshme sesi punojmë.

Kujtoj ktu vite më parë kur fillova punë në gazetën Shqiptare kemi shkuar me Tanin në Durrës, sapo ishte arrestuar aso kohe Lulzim Berisha dhe kishte një frustim të tmerrshëm në Durrës për të folur qytetarët dhe ne do bënim disa intervista në rrugë. Dhe e kujtoj si tani që Tani tha do dalësh t’i bësh këto intervista dhe nëse ke ndonjë problem unë jam ktu dhe ishte në një lokal ngjitur dhe ishte një inkurajim shumë i madh, ose prsh në ngjarje apo histori të tjera mjafton që ti ke një bashkëpunëtorë të mirë.

Po ju kujtoj ktu një moment tjetër mjaft interesant. Kam shkuar bashkë me operatorin Ervin Daja për të intervistuar një të shumëkërkuar. Edhe mbaj mend që kur po zbrisnim natën në një rrëpirë më tha shumë i vendosur mos ki problem sepse ne të dy do të ja dalim bashkë dhe unë do jem bashkë me ty deri në momentin e fundit. Dhe kur ne ramë në rrugë ku kishte ndriçim ishim sigurisht të stresuar, por kemi qeshur fort më pas edhe janë momente që duhen kujtuar”– u shpreh ajo.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

1 Koment

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Makina përplas rëndë gruan me fëmijën në Bulqizë/ Pritet të transportohen me helikopter drejt Tiranë

Publikuar

-

Nga

Rrëzohet nga biçikleta dhe dëmton rëndë kokën/ Niset me helikopter drejt Tiranës i mitur nga Bulqiza

Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në Bulqizë.

Mësohet se një autommjet ka përplasur një grua bashkë me fëmijën.

Ata ndodhen në gjendje të rëndë, ndërsa pritet të transportohen me helikopter drejt Tiranës.

vijon…

LEXO TE PLOTE

Kronika

Baza e armatimeve në Tiranë/ SPAK nis hetim pasuror ndaj biznesmenit Sokol Xhura

Publikuar

-

Nga

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur hetim pasuror ndaj Sokol Xhurës, në biznesin e të cilit u gjet dhe u sekuestrua një arsenal armësh. Njësia e inteligjencës financiare po gjurmon origjinën e parave dhe të aktiviteteve të biznesit që ky shtetas ka në Shqipëri. Kështu, krahas procedimit penal në SPAK, ndaj Xhurës po kryhen edhe verifikime për sa i përket pasurisë së tij.

Në sitën e Prokurorisë se Posaçme janë vendosur llogaritë e tij bankare, ku institucioni i akuzës ka dërguar shkresa në çdo bankë të nivelit të dytë për të verifikuar llogaritë që ky shtetas mund të ketë. Gjithashtu, shkresa janë dërguar edhe në Zyrat e Hipotekave për të verifikuar pasuritë e paluajtshme të tij.

Ndërkaq verifikim pasurie do të bëhet edhe ndaj të afërmve të Xhurës, i cili sipas SPAK, ishte personi që drejtonte trafikun e armëve në kryeqytet si dhe pronar i magazinës ku u gjetën ato. Hetimet e Prokurorisë po kryhen duke u bazuar tek ligji “Antimafia”, i cili parashikon sekuestrimin e çdo aseti të vënë nga veprimtari kriminale, qoftë brenda apo edhe jashtë vendit.

LEXO EDHE:  Pezullohet puna në DSHP-në e Durresit/ Karantinohet i gjithë stafi

LEXO EDHE:  Video-Si u kapën hajdutët në Durrës/Çfarë iu gjeti policia

Tashmë, pritet që hetuesit të zbardhin pasurinë e Xhurës dhe të dalin në një përfundim nëse ato janë përfituar nga veprimtaria e paligjshme, e më pas do vendoset nëse do sekuestrohen apo jo.

Rreth dy javë më parë SPAK dhe Policia e Tiranës zbuluan një bazë armatimesh të grupit që kryen vrasje me pagesë që operonin në kryeqytet, por me lidhje në të gjithë Shqipërinë.

Bazuar në procedimin penal ndaj Gjergj Cukalit dhe vëllezërve Jamaku, ku vëllezërit janë bërë bashkëpunëtorë të drejtësisë, është arritur të zbulohet vendi ku fshiheshin armët.

Vendstrehimi sipas ishte krijuar brenda ish-ndërmarrjes artistike “Migjeni” në Tiranë objekt në përdorim e pronësi të familjes Xhura./euronews

LEXO TE PLOTE

Kronika

Makina humb kontrollin dhe del nga rruga/ Plagosen katër persona

Publikuar

-

Nga

Makina humb kontrollin dhe del nga rruga/ Plagosen katër persona

Një aksident automobilistik me katër persona të plagosur ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, në afërsi të vendit të quajtur “Kryqëzimi i Gjadrit”.

Mjeti tip “Ford” me drejtuese shtetasen M.C., ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga.

Për pasojë kanë marrë dëmtime drejtuesja e mjetit dhe 3 shtetasit që ndodheshin pasagjerë në këtë mjet, të cilët janë dërguar në spitalin Rajonal Lezhë dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

LEXO EDHE:  Video-Si u kapën hajdutët në Durrës/Çfarë iu gjeti policia

LEXO EDHE:  Artan Hoxha: Për qiell e për dhe, a ka burra ky vend....

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE