Connect with Us

Kush ka shanset të zëvendësoje Merkelin?

Bota

Kush ka shanset të zëvendësoje Merkelin?

Publikuar

-

Kush ka shanset të zëvendësoje Merkelin?

Gjermanët janë të preokupuar me luftën kundër pandemisë COVID-19, dhe aktualisht ka shumë pyetje në lidhje me vaksinimin. Por ngadalë po avancon edhe një temë tjetër: zgjedhjet federale dhe lamtumira e kancelares.

72 përqind – kaq gjermanë janë aktualisht të kënaqur me punën e Angela Merkelit. Si rezultat, kancelarja ndodhet në vendin e parë në renditjen e politikanëve të preferuar – siç ka qenë kaq shpesh në periudhën e saj të gjatë në post
. Por kjo do të ndryshojë. Merkeli nuk do të kandidojë më në zgjedhjet e ardhshme federale në vjeshtë 2021 dhe – sipas të gjitha gjasave – do të zhduket nga renditja e politikanëve kryesorë aktivë.

Instituti i studimit të opinionit “Infratest Dimap” pyeti për këtë shkak në “Tendenca e Gjermanisë”, të parin në vitin e ri, se si ndihen gjermanët kur mendojnë për këtë kohë, e cila nuk është më e largët. Te qytetarët gjermanë mbizotëron keqardhja: 51 përqind e shohin tërheqjen e Merkelit si kritike për Gjermaninë, 44 përqind e vlerësojnë pozitivisht.

Pyetja se kush do ta pasojë atë është debatuar prej kohësh në Gjermani. Tani vendimi nuk është shumë larg. Në pak ditë (15/16 janar) delegatët do të zgjedhin një kryetar të ri në një kongres digjital të partisë. Për këtë post ka tre kandidatë: Norbert Röttgen, Friedrich Merz dhe Armin Laschet. Kush ka shanse më të mira?

Friedrich Merz vazhdon të kryesojë

Sipas “Tendencës së Gjermanisë”, Friedrich Merz vazhdon të kryesojë, si tek të gjithë të anketuarit, ashtu edhe midis mbështetësve të CDU-së dhe të CSU-së, partisë simotër bavareze. Por pasi Merzi kishte në nëntor ende mbështetje të qartë në gjykimin e anëtarëve të CDU-së, aktualisht atë e mbështesin vetëm 29 përqind. Një e katërta preferon Laschetin dhe po e një e katërta Röttgenin. Mbi të gjitha, Röttgeni, ministri i Mjedisit, të cilin dikur Merkeli e shkarkoi, ka avancuar.

Sidoqoftë, se si është atmosfera aktuale midis delegatëve të kongresit të partisë nuk mund të parashikohet. Sipas vëzhguesve, ka të ngjarë të ketë një garë të ngushtë.
Por ende nuk është vendosur kush do të jetë kandidati për kancelar. CDU aktualisht është partia më e fortë dhe me siguri kancelari do të vijë nga kjo parti. Kjo nëse nuk do të kishte një kandidat të katërt premtues: Markus Söderin. Kryetari i partisë CSU dhe kryeministri i landit federal të Bavarisë ndërtoi gjatë pandemisë së Coronas “imazhin e njeriut të veprave”. Për muaj me radhë ai ka qenë kandidati i preferuar për kancelar – veçanërisht midis mbështetësve të CDU-së dhe CSU-së. Por Söder ende nuk ka shprehur gatishmërinë që të kandidojë. Një vendim për këtë mund të merret në pranverë.

LEXO EDHE:  Zbulohen 4 prioritetet kryesore të “SFIDA-s”/ Bojaxhi: Fund pazareve politike

Shumica për zgjatjen e kufizimeve të lëvizjes

Sidoqoftë, pandemia mbetet tema kryesore në Gjermani. Vendimi aktual i qeverisë federale dhe të landeve për ta zgjatur mbylljen deri në fund të janarit u mor në mes të periudhës së sondazhit telefonik për “Tendencën e Gjermanisë”. Sidoqoftë, meqenëse pritej një zgjatje e mbylljes. Prandaj, gjysma ishte në favor të ruajtjes së masave ekzistuese në çdo rast. Pothuajse një e treta favorizoi masa më të rrepta të Coronas. Vetëm një në gjashtë vetë ishte në favor të lehtësimit të mbylljes.

Zbritje pikësh për Ministrin e Shëndetësisë

Sondazhet e opinionit trajtojnë gjithashtu një temë të re: Ndërkohë, kanë filluar edhe në Gjermani vaksinimet kundër Covid-19. Sidoqoftë, dozat e vaksinës janë ende të pakta. Ditët e fundit është shkruar dhe folur shumë në mediat gjermane se kush mund të jetë fajtor.

Në veçanti Ministrit të Shëndetësisë Jens Spahn iu desh të dëgjojë shumë kritika. Kjo pasqyrohet gjithashtu në “Tendencën e Gjermanisë”: Spahn ra nga vendi i dytë në vendin e tretë në renditjen e politikanëve dhe humbi tetë pikë. Gjysma mendojnë se ritmet e vaksinimit janë shumë të ngadalta. Por: një shumicë e madhe (70 përqind) vlerësojnë përfundimisht rrugën e ndjekur nga BE si “të saktë”.

Gatishmëria për t’u vaksinuar është rritur

Ndërkohë, gatishmëria për t’u vaksinuar është rritur. 54 përqind duan të vaksinohen me çdo kusht – shumë më tepër se nëntorin e kaluar. Përveç kësaj, për 21 përqind një vaksinim është “i mundur”. Të marra së bashku, kjo do të ishte e mjaftueshme për të krijuar të ashtuquajturin imunitet të tufës, i cili për Covid-19 është midis 60 dhe 70 përqind. Kjo do të frenonte pandeminë.

Por ka ende një rrugë të gjatë për të bërë deri atëherë. Në përgjithësi, gjysma shpresojnë për një kthim në normalitet, më e vonta në fund të vitit, gjysma tjetër janë më pak optimistë./dw

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

OBSH: Shkalla e infeksioneve me COVID-19 në botë drejt rekordeve të reja

Publikuar

-

Nga

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha të premten se rastet e reja me COVID-19 po rriten globalisht në nivele shqetësuese. Infeksionet po dyfishohen çdo javë me një ritëm që po i afrohet nivelit më të lartë të infeksioneve që nga fillimi i pandemisë.

OBSH-ja tha se gjatë javës së kaluar u shënuan 541.960 raste të reja.

Në një konferencë virtuale në selinë e agjencisë në Gjenevë, Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se vendet që kishin shmangur deri tani infeksione në shkallë të gjerë, tani po përballen me ritme të larta të përhapjes së sëmundjes.

Ai solli si shembull rastin e Papua Guineas së Re, e cila deri në fillim të këtij viti kishte raportuar më pak se 900 raste me COVID-19 dhe vetëm nëntë vdekje, ndërsa tani ka raportuar më shumë se 9,300 raste dhe 82 vdekje.

Zoti Tedros tha se megjithëse ky është një numër i vogël në krahasim me vendet e tjera, shkalla dramatike e shtimit të infeksioneve të reja e shqetëson OBSH-në për potencialin e një epidemie më të madhe në Papua Guinenë e Re. Ai tha se në fund të muajit të kaluar OBSH-ja filloi shpërndarjen e vaksinave në këtë vend dhe këtë javë kanë mbërritur në vend tre ekipe mjekësore për situatat urgjente nga Australia, Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania.

LEXO EDHE:  Zbulohen 4 prioritetet kryesore të “SFIDA-s”/ Bojaxhi: Fund pazareve politike

LEXO EDHE:  "Punon sa për tre veta"/ Familja shqiptare i shpëton dëbimit nga Gjermania

Shefi i OBSH-së tha se Papua Guinea e Re është një shembull i shkëlqyer se pse barazia në qasje tek vaksinat është kaq e rëndësishme.

Zoti Tedros tha se ky vend është mbështetur për të siguruar vaksinat tek dhurimi i dozave nga Australia dhe programi COVAX i mbështetur nga OBSH-ja. Deri më sot, COVAX-i ka dërguar rreth 40 milionë doza në më shumë se 100 vende të botës, ose të mjaftueshme për të imunizuar rreth 0.25% të popullsisë globale./VOA

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

22 vjet nga eksodi i madh/ Nënë e bijë kujtojnë fotografinë që bëri xhiron e botës

Publikuar

-

Nga

22 vjet nga eksodi i madh/ Nënë e bijë kujtojnë fotografinë që bëri xhiron e botës

Sot shënohet 22-vjetori i eksodit të shqiptarëve të Kosovës, kur gjatë luftës në 1998-1999, rreth një milionë shqiptarë u detyruan nga forcat paramilitare serbe të shpërnguleshin në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut.

Ndonëse të dëbuarit e parë, rreth 187 kosovarë, e kaluan kufirin më 27 mars 1999, valët e eksodit vazhduan deri edhe në karvanë me 70 mijë persona. 16 prilli është data kur në Kukës shënohet Dita e Eksodit, si shenjë falënderimi dhe respekti për të gjithë ata që hapen dyert për të pritur vëllezërit e tyre shqiptarë nga Kosova.

Për ndërgjegjësimin e opinionit botëror për agresionin ushtarak mbi popullin shqiptar në Kosovë, shërbeu dhe një fotografi e një fotoreporteri të agjencisë së lajmeve “Reuters”.

Në foton e 16 prillit 1999, shfaqet Sherife Luta me vajzën e saj 6-muajshe në krah, Besjanën. Sherifja e kujton atë si ditë si “një ditë të rëndësishme për Kosovën dhe të gjithë popullin shqiptar” dhe tregon se i është dashur të qëndrojë rreth 3 muaj në RMV.

LEXO EDHE:  Vangjel Tavo : Nuk e lej mandatin për kreun e Gjirokastrës

LEXO EDHE:  Përballje e fortë PD-PS-LSI në Kavajë/Zyrtarizohet kandidati i opozitës

Kurse Besjana, sot 22 vjeç tregon për Euronews Albania se ka mësuar për atë që kishte ndodhur vetëm pasi u bë 9 vjeçe. Ajo thotë se fytyra e nënës së saj shpreh qartë atë që kishte ndodhur atë ditë./ Euronews Albania

LEXO TE PLOTE

Bota

Vaksinohet kancelarja Angela Merkel/ Ja cilën vaksinë bëri

Publikuar

-

Nga

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka marrë dozën e parë të vaksinës AstraZeneca.

“Vaksinimi është çelësi për të dalë nga pandemia”, ka thënë Merkel, sipas një postimi të zëdhënësit të saj, Steffen Seibert.

Merkel shpesh ishte pyetur në lidhje me planet e saj për tu vaksinuar, por ajo kishte këmbëngulur se do të priste radhën në përputhje me rregullat e rrepta të vaksinimit të grupeve me përparësi në Gjermani./CNA.al

LEXO TE PLOTE