Connect with Us

Konflikt për mospërfundimin në kohë të pallatit te Astiri/ Një qytetar mbetet i lënduar

Aktualitet

Konflikt për mospërfundimin në kohë të pallatit te Astiri/ Një qytetar mbetet i lënduar

Publikuar

-

Konflikt për mospërfundimin në kohë të pallatit te Astiri/ Një qytetar mbetet i lënduar

Dhjetra qytetarë kanë dalë në protestë mëngjesin e sotëm në zonën e Astirit në Tiranë, për shkak të mospërfundimit në kohë të punimeve në një pallat, për të cilin kishin dhënë paradhënie një pjesë të të ardhurave.

Kompania në fjalë është Star construction, ndërkohë që punimet e pallatit duhet të kishin përfunduar në vitin 2019. Çështja e këtij konflikti ndodhet tashmë në Gjykatën e Apelit të Tiranës.

Një person ka mbetur i lënduar në radhët e banorëve që kanë paguar shtëpitë e tyre, si pasojë e pëplasjeve që kanë ndodhur me punonjës të kompanisë që po ndërton pallatin. Ndërkohë që Policia fillimisht nuk ka pasur prani të madhe në zonë, dhe më pas ka shoqëruar disa prej qytetarëve.

LEXO EDHE:  Samiti i G7 ne Gjermani, lejohen vetem 50 protestues

Vijon…

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Kronika

Foto/ Plagosja me armë zjarri në mes të Korçës, zbardhen detajet e reja

Publikuar

-

Nga

Foto/ Zbardhen detaje të reja nga plagosja me armë zjarri në Korçë

Janë zbardhur detaje të reja nga plagosja me armë zjarri që ndodhi mbrëmjen e sotme në lagjen nr. 7 në Korçë.

Sipas informacioneve zyrtare nga policia, i plagosur ka mbetur shtetasi me inicialet I.Q 45 vjeç, i cili ndodhet në spital jasht  rrezikut për jetën.

Ndërkaq vijon puna për kapjen e autorëve.

Më datë 02.03.2021, rreth orës 17:50, në lagjen nr. 7, Korçë, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se është dëmtuar në këmbë, si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit, shtetasi I. Q., rreth 45 vjeç, banues në Korçë, i cili u dërgua në Spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sekuestrimin e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

LEXO EDHE:  Dilema e naftëtarëve të Fierit / Ditë e hënë ku do të shkojnë në protestë apo të çojmë fëmijët në shkollë

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Plagosje me armë zjarri në Korçë

Publikuar

-

Nga

Plagosje me armë zjarri në Korçë

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Korçës.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë maternitetit të vjetër.

I plagosuri ka marrë plagë në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Polica ndodhet në vendngjarje dhe po punon për kapjen e autorit./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Biznesmen i suksesshëm në Gjermani/ Patozi prezanton kandidatin e Bindjes për Vlorën

Publikuar

-

Nga

Biznesmen i suksesshëm në Gjermani/ Patozi prezanton kandidatin e Bindjes për Vlorën

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka prezantuar kandidatin për qarkun e Vlorës, për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Bëhet fjalë për Arjan Devollaj, biznesmen i suksesshëm në Gjermani dhe në Shqipëri.

“Mirë se vjen Arjan Devollaj!

Ndjehem i nderuar që arjan devollaj do të jetë pjesë e skuadrës sonë të kandidatëve për qarkun e vlorës.

Një djalë i ri dhe i realizuar vlonjat, biznesmen i suksesshëm në gjermani dhe në shqipëri, ai synon të japë kontributin e vet për projektin tonë politik, që synon ndryshimin dhe jo thjesht rotacionin.

Arjan Devollaj, vlerë e shtuar e bindjes demokratike për Vlorën dhe Shqipërinë.”, shkruan Patozi./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE