Connect with Us

Do hapte tre emisione në Shqipëri/ Baton Haxhiut i “priten” planet në mes, shkarkohet nga ABC

Aktualitet

Do hapte tre emisione në Shqipëri/ Baton Haxhiut i “priten” planet në mes, shkarkohet nga ABC

Publikuar

-

Do hapte tre emisione në Shqipëri/ Baton Haxhiut i “priten” planet në mes, shkarkohet nga ABC

Baton Haxhiu u zhvendos në Shqipëri disa javë më parë me një projekt të ri në televizionin ABC News. U tha se gazetari dhe analisti nga Kosova do të sillte një emision të ri çdo të enjte, në orën 21:00, me tema kryesisht politike dhe me të ftuar.

Në qarqet gazetareske kjo u komentua si një sfidë direkte që Baton Haxhiu do t’i bënte gazetarit të njohur dhe moderatorit të emisionit “Opinon”, Blendi Fevziu.

Ky nuk ishte i vetmi projekt që do të sillte Baton Haxhiu, pasi nga televizioni u njoftua se kishte gati edhe dy programe të reja. Teksa asnjë prej projekteve të Baton Haxhiut nuk u bënë publike, doli në skenë një tjetër lajm se gazetari ishte në bisedime për të kaluar në një tjetër televizion.

Pak ditë më parë në disa portale u publikua lajmi se Baton Haxhiu do të shfaqej në janar në Euronews Albania, që drejtohet nga Ilva Tare. Mësohet se gazetari i njohur bashkë me Andi Bushatin kanë lidhur kontratë me këtë televizion për t’u shfaqur 3 herë në javë.

LEXO EDHE:  Efektet e marrëveshjes nga LSI e poshtë

Por kjo lëvizje e dyfishtë e Baton Haxhiut nuk është pranuar nga drejtuesit e AbcNews. Ndarja me televizionin e kthyer së fundi në gjeneralist nuk ka qenë edhe aq e mirë. Burime pranë televizionit bëjnë të ditur se Baton Haxhiu është shkarkuar nga drejtuesit e këtij televizioni edhe si anëtar bordi.

Jo vetëm kaq, por Baton Haxhiut i janë ndërprerë edhe transmetimet televizive të emisioneve që kanë qenë përgatitur më herët prej tij. Kështu që, më shumë gjasa, Baton Haxhiun do ta shohim vetëm te Euronews Albania me Andi Bushatin./Mapo

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Çfarë ka bërë përpara se ti futej politikës/ Balluku zbulon punën e saj të parë

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku ka treguar për punën e sah të parë, e cila tejkalon te gjitha pritshmerite qe mund te kete pasur deri me tani.

Balluku është shprehur se puna e saj e parë ka qenë në radio. Ministrja shtoi se në vitin 2005 ajo ka drejtuar një emision të quajtur “Me sytë e Anë”, duke dashur të fshehë kështu emrin e saj të vërtetë.

Balluku tha në “Top Albania Radio”se në ministrinë e saj, ashtu si edhe në ministritë e tjera, janë të punësuara shumë gra.

LEXO EDHE:  Efektet e marrëveshjes nga LSI e poshtë

LEXO EDHE:  Meta “tapë” në Opinion/ Spiropali: Më erdhi keq, ka ngritur dolli për…

Ndër të tjera ministrja tha se Edi Rama beson që nëse do punë, duhet të mbështetesh tek gratë, e nëse do llafe, tek burrat./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjedhjet e 25 prillit/ LSI doli forcë e parë vetëm në fshatin e Ilir Metës

Publikuar

-

Nga

Nga Esiona Konomi

Disa skraparlinj i duartrokitën thirrjet e kryeministrit Edi Rama për të dërguar në shtëpi Ilir Metën. Por bastioni më besnik i Presidentit, nuk e tradhtoi LSI-në.

Edhe pse Nasip Naço, protagonisti kryesor ndër vite i LSI-së në këtë zonë, kandidoi për Partinë Socialiste, sërish në Skrapar partia e Metës apo e Kryemadhit nuk u shpërbë. Rezultati i 25 prillit, tregon se në bashkinë Skrapar, Partia Demokratike është forcë e tretë politike, ndërsa LSI ruan pozitat e subjektit të dytë më të votuar.

Më të palëkundur nga thirrjet e Ramës janë treguar votuesit e Çepanit. Në fshatin ku ka lindur Ilir Meta, LSI është forcë e parë politike, duke tejkaluar partinë Socialiste dhe atë Demokratike, megjithëse, diferenca në vota është e vogël. Por “mbretërimi” i LSI-së mbaron këtu. Përtej Çepanit e Skraparit, bashkitë e tjera ishin një ndëshkim për partinë e Kryemadhit.

Largimi i Nasip Nacos dhe grupit të tij në kampin kundërshtar dhe dërgimi në Skrapar i figurave të reja të LSI-së, i solli kosto të mëdha kësaj partie. Aty ku kishte pasur dy deputetë, Kryemadhi nuk mundi të nxirrte dot asnjë mandat. Edhe pse Ardit Çela e humbi një vend në Parlament me fare pak vota, karrige të cilën e siguroi në kutitë e fundit të votave, Blendi Klosi.

LEXO EDHE:  SHTETI KOMB I SHQIPTARËVE DOMOSDOSHMËRI HISTORIKE/Unioni Artistik i Kombit Shqiptar si premisë

LEXO EDHE:  Nga Andi Bushati/Pse u zemëruan bosët e mediave me paktin Rama- Basha?

REZULTATI NË BASHKINË SKRAPAR
Partia Socialiste e Shqiperise 3547 53.50 %
Levizja Socialiste per Integrim 2174 32.79 %
Partia Demokratike

REZULTATI NË ÇEPAN
Levizja Socialiste per Integrim 164 43.62 %
Partia Socialiste e Shqiperise 157 41.76 %
Partia Demokratike 45 11.97 %

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Çfarë ndodhi në Korçë?/ Policia arreston të plagosurin dhe shokun e tij

Publikuar

-

Nga

Shpërthimi me tritol në Shkodër/ Zbardhen detajet e para

Mbrëmjen e djeshme në qytetin e Korçës u raportua se u vetëplagos me armë zjarri një 33-vjeçar.

Ditën e sotme u arrestua  për veprën penale “Kallëzimi i rremë”, i vetëplagosuri  dhe shoku i tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në qytetin e Korçës, ku u vetëplagos me armë zjarri 33-vjeçari M. R., banues në Korçë, pas veprimeve hetimore të kryera bënë arrestimin në flagrancë të tij dhe shokut të tij shtetasit A. A., 32 vjeç, banues në Pogradec.

Shtetasit e mësipërm, kanë krijuar prova të rreme, me qëllim shmangien nga e vërteta e ngjarjes.

LEXO EDHE:  FotoLajm/ Çfarë dokumenti të rëndësishëm i dorëzoi Tahirit punonjësi i Kuvendit?

LEXO EDHE:  Partitë e mëdha, Partitë e vogla, Opozitarizmi dhe Reforma Zgjedhore!

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme hetimore./ CNA.al

LEXO TE PLOTE