Aktualitet
Berisha e denoncoi / Top-i i Blushit: Mbyllini rrjetet sociale

Pas dhjetra skandaleve të denoncuara, Topit të Ben Blushit, nuk i ka mbetur gjë tjetër, veçse ‘të lutet’ që ish-kryeministrit Sali Berisha ti mbyllin rrjetet sociale.
Një sondazh qesharak, publikuar së fundmi nga Gazeta Shqip on line, kërkon që ish kryeministrit ti mbyllet facebook.
Kjo ‘revoltë’ e Blushit nuk lidhet aspak me zhvillimet në Amerikë, ku Twitter dhe Facebook bllokuan profilin e presidentit Trump, por me denoncimet që Berisha ka ngritur.
Nga skandali i inceneratorëve me Mirel Mërtirin, sherret me banorët në Dardhë të Korçës, tokat në bregdetin e Dhërmiut, atentati ndaj biznesmenit Andon Dhima, janë vetëm disa nga çështjet që Berisha ka ngritur fort zërin dhe që Ben Blushit i ka djeguar jo pak.
Kujtojmë që sëfundmi Berisha ka denoncuar dhe skandalin me lokalin në Korçë, ku “Pub Republika” në pronësi të vajzës së ben Blushit, Natali Blushi u kthye në një ‘bombë shëndetësore’, në kohë pandemie, pa harruar dhe sherret me armë./CNA.al