LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbardhet diskutimi i Ramës me ministrin grek/ Drekë private me Mitsokatis

8 Janar 2021, 12:59, Aktualitet CNA
Zbardhet diskutimi i Ramës me ministrin grek/ Drekë private me

Kanë dalë detaje nga takimi që po zhvillon kreu i qeverisë Edi Rama në Greqi, me ftesë të homologut Mitsotakis. Fillimisht Rama është ndalur në një takim me ministrin e jashtëm grek, Nikos Dendias, ndërkohë që mediat greke kanë publikuar dhe detaje nga temat që janë diskutuar mes të dyve.

Sipas mediave greke në fokus të diskutimeve janë marrëdhëniet dypalëshe, perspektiva e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe çështjet e rajonit, dhe pse nuk është specifikuar nëse Rama do të negocioje për konfliktet mes Turqisë dhe Greqisë.

Kryeministri Rama do të takojë Mitsokatis, i cili i ka rezervuar një drekë private, ku në mesin e diskutimeve pritet të jetë dhe ndihma që Greqia do ti japë Shqipërisë me rreth 10 mijë doza vaksinash./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga