Connect with Us

Veshur bukur e shtrenjt/ Mashtruesit e hoteleve në Tiranë dolën me qese plehrash nga dhoma: S’kemi para

Sociale

Veshur bukur e shtrenjt/ Mashtruesit e hoteleve në Tiranë dolën me qese plehrash nga dhoma: S’kemi para

Publikuar

-

Ishin të veshur shtrenjtë. Ishin të veshur bukur. Treguan se mbanin pozicione të mira pune, por gjithçka ishte fasadë. Ata ishin mashtrues. Një çift ka përvetësuar shërbim ekstra, netë në dhomën më të mirë të një hoteli në Tiranë dhe pa paguar asgjë, ia ka mbathur. E për t’i zbuluar se cilët janë, policia është vënë në kërkim të tyre, mbasi ka parë e stërparë kamerat e sigurisë.

Burime të policisë i thanë Gazetës “Si” se agjentët u angazhuan pas kallëzimit të menaxherit të një hoteli që ndodhet në rrugën “Vaso Pasha”, pranë ish-Bllokut në Tiranë. Çifti është prezantuar si motër e vëlla, por vetëm njëri prej tyre kishte dokumente identifikimi. Gruaja kishte thënë se i kishte harruar në shtëpi. Burri tha se ishte profesor i njohur. Kaq ka mjaftuar që recepsionisti t’i regjistrojë në dhomën më të mirë për klientë të privilegjuar. Denoncuesi E.N kujton se si u mashtrua ai dhe stafi që u shërbeu për ditë të tëra.

“Pretenduan se ishin motër e vëlla, bënë pronotimin për vetëm dy netë. Bënë pagesën për një natë dhe zgjodhën dhomën numër 104. Pasi fjetën atë natë, paguan edhe natën tjetër dhe kështu vazhduan për katër net me radhë. Ata i paguan lekët për çdo natë që flinin”.

Por pagesën e fundit e kanë kryer pas natës së katërt dhe këtu kanë nisur mashtrimin me stafin dhe hotelin. “Shuma totale që paguan ishte 160 euro, pasi një natë ishte 40 euro. Më pas qëndruan qëndruan në hotel 14 ditë pa paguar asnjë lek”, thotë menaxheri në polici

Por si u arratisën klientët në hotelin pranë zonës së ish-Bllokut. Denoncuesi i thotë policisë fjalë për fjalë se si ata aktruan me stafin në fund të 14 netëve qëndrimi falas.

“Ai pretendonte dhe hiqej si pedagog i njohur, gruaja që ishte me të sillej si administratore e një firme maqedonase. Mbasi po vononin pagesën mora takim me këta persona. Shtetasi B. u shpreh se nuk kishte për momentin para dhe të dy u shprehën se nuk kishin marrë rrogën dhe duhet të prisja për të më likujduar. Ne ishim të vëmendshëm ndaj tyre dhe shikonim se ku po shkonin. Por në orët e para të mëngjesit, femra ka dalë nga dera e pasme, takoi kolegen time E.K. dhe i tha po “shkoj pak në Bashki”. Në të njëjtën kohë nga hyrja kryesore doli edhe profesori, ai kishte një qese të madhe në ngjyrë të zezë në dorë, ishte qese plehrash, pohoi – po hedh pak plehrat”. Kamarierët që më pas u pyetën nga policia dhe që janë personat që e takuan të fundit profesorin, kujtojnë se e përshëndetën klientin e kujdesshëm ndaj pastërtisë, por vunë re se ai u vonua ndonëse koshi i plehrave ishte pranë hotelit. “Kolegia ime E.K. nxitoi për në dhomën e tyre, e hapi dhe pa që ata i kishin marrë të gjitha sendet personale. Ne njoftuam në telefon policinë, sepse ata kishin ikur pa paguar”, thotë menaxheri.

LEXO EDHE:  Nesër Tirana pa drita/ OSHEE publikon zonat dhe oraret

Por sipas burimeve të Gazetës “Si” ndërsa agjentët janë vënë në lëvizje duke këqyryr kamera e duke kërkuar gjurmë të çiftit të çuditshëm, ata janë rishfaqur.

“E para shkoi gruaja në hotel. Ajo që hiqej se quhej L. Më pas edhe profesori që pretendon se është i vëllai. Të dy ata këmbëngulin që nuk kanë mashtruar dhe që nuk janë arratisur nga hoteli, por se kishin disa punë urgjente dhe nuk kishin para”, shprehet burimi i policisë. Denoncuesi ka dhënë detaje të tjera shtesë në polici duke këmbëngulur se ndërsa klientët e çuditshëm e kanë qetësuar se do t’ia paguajnë detyrimim, nuhatja i thotë që ai është mashtruar dhe për këtë arsye kërkon penalizimin e çiftit.

Burime nga policia të Gazetës “Si” shprehen se nuk është hera e parë që dëgjojnë histori të tilla. “Ne kemi patur denoncim nga një pronar në zonën e Freskut, ku çifti natën e dytë të qëndrimit doli nga dritarja, nuk e dimë se si ata kanë zbritur, por u arratisën për të mos paguar një vlerë prej vetëm 2500 lekë”, thotë një efektiv i policisë që ka administruar kallëzimin sipas qëndrimit të menaxherit për vjedhje./Si

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Parashikimi i motit/ Si pritet të jenë temperaturat dy ditët e ardhshme

Publikuar

-

Nga

Parashikimi i motit/ Si pritet të jenë temperaturat nesër

Vendi ynë do të vijojë të jetë “i mbërthyer” nga masa ajrore të nxehta dhe të thata me origjinë nga Afrika e Veriut.

Në këtë mënyrë si për ditën e nesërme (e Enjte) ashtu dhe për ditën e Premte moti do të vijojë të jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit përjashtuar vranësirat kalimtare në relievet malore në lindje.

Për ditën e nesërme në relievet malore vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të izoluara; ndryshe nga dita e Premte ku këto vranësira parashikohen të shoqërohen edhe me shtrëngata afatshkurtër. Gjithashtu temperaturat do të vijojnë të mbeten të larta.

LEXO EDHE:  Stone në hotel

LEXO EDHE:  Parandalohet krimi në familje në Tiranë/ 66 vjeçari kërcënon me armë bashkëshorten

Shërbimi Meteorologjik raporton se në disa zona, në orët e matjeve të temperaturave maksimale ato mund të arrijnë deri në vlera nga 41 deri në 42 gradë celcius.

Të larta do të mbeten gjithashtu temperaturat e natës (minimale) ku në disa zona zhiva e termometri mund të mos zbresin nga vlerat 25 apo dhe 27 gradë celcius./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Mbërrin i nxehti afrikan/ Si parashikohen temperaturat për nesër

Publikuar

-

Nga

Surprizat e motit/ Si parashikohen temperaturat për fundjavën

Në vendin tonë tashmë kanë depërtuar masat ajrore të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut të cilat kanë sjellë jo vetëm temperatura të larta, por edhe prezencë të grimcave të rërës në ajër.

Shërbimi Meteorologjik raporton se edhe ditën e nesërme vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e këtyre masave.

Moti parashikohet kryesisht i kthjellët, vranësira të pakta kalimtare. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2 ballë.

LEXO EDHE:  Foto/ 10 mënyra se si mund t’i kombinoni fundet e gjata

LEXO EDHE:  Stone në hotel

Ndërkohë, temperaturat parashikohen pa ndryshime në vlerat minimale dhe rritje në vlerat e mësditës.

Më konkretisht në:

zonat malore 18°C deri në 34°C

zonat e ulëta 24°C deri në 39°C

zonat bregdetare 25°C deri në 36°C./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Tirana nesër pa energji elektrike/ OSHEE publikon zonat dhe oraret

Publikuar

-

Nga

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE njofton se ditën e nësërme disa zona do të mbeten pa energji elektrike.

Për shkak të disa punimeve sipas OSSHE do të stakohet energjia në intervalin kohor 09:00-16:00 në zonat e mëposhtme.

Njoftim për abonentët #Tiranë

Stakim, 23 qershor

Në vijim të investimit për rikonstruksionin e kabinave, në datën 23 qershor gjatë intervalit kohor 09:00-16:00 do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë:

LEXO EDHE:  Nesër Tirana pa drita/ OSHEE publikon zonat dhe oraret

LEXO EDHE:  Gjermania jep 50 milionë euro për transport të gjelbër në Tiranë

Pjesërisht: Zona pranë Depos së Ujit dhe rruga “Budi”

LEXO TE PLOTE