LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shkelje të rënda profesionale/ ILD pranon kërkesën e gjyqtares së Krujës

8 Janar 2021, 10:52, Aktualitet CNA
Shkelje të rënda profesionale/ ILD pranon kërkesën e

Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani asistoi sot në seancën dëgjimore në Këshillin e Lartë Gjyqësor për shqyrtimin e kërkesës për masën disiplinore ?shkarkim nga detyra? për magjistraten Enkeleida Hoxha me detyrë gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për shkelje të rënda profesionale që diskretitojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit gjatë ushtrimit të detyrës.

Metani u shpreh dakord me kërkesën e magjistrates E.H. e cila i kërkoi kohë KLGJ-së për të përgatitur parashtresat e saj për raportin hetimor të paraqitur nga ILD.

Këshilli i Lartë Gjyqesor pranoi kërkesën e magjistratës E.H. dhe caktoi seancën e rradhës dëgjimore më 29 Janar ora 11.00./CNA.al

Lajmet e fundit nga