LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rreziku për përmbytje/ Ushtria zbarkon në Lezhë, në gatishmëri për të ndërhyrë

8 Janar 2021, 16:13, Aktualitet CNA
Rreziku për përmbytje/ Ushtria zbarkon në Lezhë, në

Me kërkesë të autoriteteve vendore, në Lezhë kanë mbërritur forcat e ushtrisë për përballimin e situatës së krijuar nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dherave. Ushtria është vendosur në qendër të qytetit dhe po qëndrojnë në gatishmëri për të ndërhyrë për çdo situatë që mund të paraqitet. Aktualisht vijojnë reshjet e shiut, por ka një rënie të nivelit të ujerave në lumit Drin.

Në Shkodër gjendja paraqitet e vështirë ku është përmbytur rruga e Obotit. Hidrometri në lumin Buna tregon rritjen e nivelit në 5.80 cm. Rruga e Obotit është e pakalueshme për shkak të lartësisë së ujit 60 cm.

Mësohet se shkak i përmbytjeve në Obot të Shkodrës janë shkarkimet me 300 m3/s nga HEC-i i Vaut të Dejës. Forcat e Ushtrisë kanë zbarkuar në Shkodër për të bërë të mundur normalizimin e situatës e për tu ardhur në ndihmë qytetarëve. Gjithashtu ka filluar dhe shkarkimi nga HEC-i i Shkopetit dhe Ulzës.

Përmbytje të shumta janë regjistruar dhe në zonën e Fushë-Krujës ku lumi Ishëm ka dalë nga shtrati duke përmbytur disa prej fshatrave përreth. Janë rreth 20 banesa të rrethuara nga uji në lagjen fundore të këtij fshati dhe në disa prej tyre uji ka hyrë brenda. Uji që ndodhet nëpër ara është kryesisht uji i shiut pasi kanalet nuk kanë ku të kullojnë./CNA.al

Lajmet e fundit nga