LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Reshjet e dendura të shiut/ Lana drejt kuotave maksimale

8 Janar 2021, 20:34, Aktualitet CNA
Reshjet e dendura të shiut/ Lana drejt kuotave maksimale

Prej disa ditësh vendi është mbizotëruar nga reshje të dendura shiu, që kanë krijuar probleme në disa zona.

Ashtu si edhe herët e tjera, uji ka vërshuar në rrugët e Tiranës, duke vështirësuar qarkullimin.

Gjithashtu është vënë re se reshjet kanë fryrë lumin e Lanës. Në fotot e siguruar nga CNA.al, shihet se lumi i Lanës po shkon drejt kuotave maksimale dhe rrezikon që të dalë nga shtrati.

Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama në një mbledhje me Komitetin Ndërministror të Emergjencave Civile, tha se situata është nën kontroll./ CNA.al

Lajmet e fundit nga