LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Protesta e dhunshme në SHBA/ Ambasadorja Kim: Demokracia nuk është e lehtë

8 Janar 2021, 10:40, Politikë CNA
Protesta e dhunshme në SHBA/ Ambasadorja Kim: Demokracia nuk

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim ka reaguar lidhur me protesën e dhunshme në SHBA.

Kim ka falenderuar shqiptarët që kanë shprehur shqetësim rreth sulmit mbi Kapitolin e SHBA.

?Shumë miq shqiptarë kanë shprehur tronditje dhe shqetësim rreth sulmit të fundit mbi Kapitolin e SHBA. Unë do të doja të ju falënderoj për qëndrimin. Dje, PresidentiTrump bëri të qartë se SHBA është dhe duhet të mbetet një komb i rendit dhe ligjit, dhe ata që shkelën ligjin do të paguajnë një çmim?, shkruan Kim.

Ajo thekosn se Trump gjithashtu e bëri të qartë se Kongresi ka vërtetuar rezultatet e zgjedhjeve dhe ai tani është përqendruar në sigurimin e një tranzicioni të qetë, të rregullt dhe pa ndërprerje të pushtetit në 20 Janar.

?Ajo që SHBA këshillon për të tjerët vlen edhe për ne: liria e fjalës dhe e drejta e mbledhjes janë thelbësore për demokracinë, por kjo liri dhe e drejtë nuk duhet të shndërrohet në paligjshmëri dhe dhunë ndaj vetë demokracisë.
Demokracia nuk është e lehtë dhe nuk duhet të merret si e mirëqenë nga askush prej nesh. SHBA do të dalë më e fortë dhe më e mençur pas kësaj prove të demokracisë sonë?, shkruan më tej Kim./CNA.al

Lajmet e fundit nga