LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Procesi i fiskalizimit/ Denaj takon përfaqësuesit e institucioneve publike në Vlorë

8 Janar 2021, 13:51, Aktualitet CNA
Procesi i fiskalizimit/ Denaj takon përfaqësuesit e institucioneve

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj së bashku me Drejtoreshën e Përgjithshme të Tatimeve, Delina Ibrahimaj, zhvilluan në Prefekturën e Vlorës në prani edhe të prefektit Flamur Mamaj, një takim informues dhe ndërgjegjësues me përfaqësues të institucioneve publike, që tashmë janë zyrtarisht pjesë e këtij procesi tejet të rëndësishëm.

Gjatë fjalës së saj, ministrja Denaj tha se, fiskalizimi është pjesë e revolucionit digjital të shërbimeve që po ndërmerr qeveria shqiptare, me synim për të përmirësuar administrimin fiskal, të nisur që në vitin 2019, si një proces, i cili ka në themel faturën elektronike, në të gjitha transaksionet.

?Në frymë edhe të procesit po nisim një marrëdhënie informimi me institucionet publike. E nisëm nga Vlora, por do të jemi në të gjithë Shqipërinë gjatë gjithë muajit janar. Ky proces synon përmirësimin e informacionit, si dhe thjeshton operacionet.

Së pari, të gjitha marrëdhëniet do të jenë elektronike, pra të dhënat kryqëzohen në mënyrë të menjëhershme dhe në kohë reale në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.

Së dyti, fatura është elektronike dhe ajo do të ketë një përfaqësim të tre dimensioneve, marrëdhëniet biznes me entet publike, siç thashë filloi në datën 1 janar 2021, marrëdhëniet biznes me biznes apo të gjitha marrëdhëniet që kalojnë nëpërmjet sistemit bankar dhe siguron në 1 korrik të këtij viti dhe marrëdhëniet me qytetarët, marrëdhëniet kesh që fillon me 1 shtator.

Përdorimi i portalit ?Selfcare? apo ?I vetëshërbimit? në formatin e reformës së fiskalizimit është një element shtesë, i cili duke qenë pa kosto do të ndihmojë biznesin e vogël, por për të gjithë biznesin, për ata që do të jenë nga 1 shtatori të detyruar për të qenë pjesë e faturës elektronike dhe nuk do të thotë ndryshim rrënjësor i të gjithë formatit që aktualisht ekziston?, u shpreh Ministrja Denaj./CNA.al

Lajmet e fundit nga