LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përmbytjet nga shiu/ Forcat e Armatosura zbresin në terren, në gatishmëri për raste nevoje

8 Janar 2021, 19:50, Politikë CNA
Përmbytjet nga shiu/ Forcat e Armatosura zbresin në terren, në

Forcat e Armatosura kanë zbritur në terren, për të monitoruar situatën e krijuar nga reshjet e shiut në vend, që kanë sjellë përmbytje në disa zona.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili ka publikuar foto të Forcave të Armatosura dhe deklaron se ata janë në gatishmëri për të ndërhyrë në rast nevoje.

Peleshi tregon se gjatë ditës së sotme janë kryer disa operacione evakuimi në zonat ku ka pasur rrezik për banorët.

?Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Emergjencave Civile po monitorojnë në terren situatën e krijuar nga reshjet e orëve të fundit.

Të gjithë repartet e Forcave të Armatosura, por sidomos ato të Forcës Tokësore dhe Komandës Mbështetëse janë në gatishmëri të plotë dhe të gatshme për të ndërhyrë në rast nevoje. Gjatë ditës së sotme janë kryer disa operacione evakuimi në zonat ku ka pasur rrezik për banorët.

Për shkak të reshjeve të jashtëzakonshme situata në disa zona është kritike, sidomos në zonën e Shkodrës dhe Lezhës sidoqoftë deri në këtë moment nuk kemi asnjë familje të rrezikuar?, shkruan ministri në rrjetet sociale./ CNA.al

Lajmet e fundit nga