LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lumi Ishëm del nga shtrati/ Përmbyten disa fshatra, uji hyn nëpër banesa

8 Janar 2021, 08:10, Aktualitet CNA
Lumi Ishëm del nga shtrati/ Përmbyten disa fshatra, uji hyn

Shirat e dendura gjatë natës kanë bërë që lumi Ishëm të dalë nga shtrati.

Në fshatin Murqinë të njësisë administrative Bubq paraqitet situatë problematike ku niveli i ujit në ara ka kaluar 50 cm. Janë rreth 20 banesa të rrethuara nga uji në lagjen fundore të këtij fshati dhe në disa prej tyre uji ka hyrë brenda.

Administrata e njësisë Bubq është në terren dhe po monitoron situatën dhe i ka bërë apel banorëve të marrin masa për një shtim të mundshëm të nivelit të ujit./CNA.al

Lajmet e fundit nga