Connect with Us

Vrasja e motrave në Tiranë vë në lëvizje Prokurorinë në Selanik/ Dyshohet për një avokat të përfshirë në trafikun e fëmijëve

Kronika

Vrasja e motrave në Tiranë vë në lëvizje Prokurorinë në Selanik/ Dyshohet për një avokat të përfshirë në trafikun e fëmijëve

Publikuar

-

Prokuroria e Selanikut është vën ënë lëvizje pas vrasjes së dy motrave dusa ditë më parë në Tiranë.

Gjithçka nisi pas deklaratave nga të afërmit e motrave Zhaneta dhe Kristina Metani, të cilat u vranë nga Përparim Ademi në shtëpinë e tyre në zonën e Astirit. Sipas vëllait të dy viktimave, Ademi kishte shitur të paktën 10 fëmijë të motrave Metani në Greqi.

Mediat greke bëjnë me dije se prokuroria dyshon paraprakisht se në skemën e trafikut të fëmijëve është përfshirë një avokat.

LEXO EDHE:  Dita e Verës “blindon” Tiranën/Ja akset e pakalueshme

“Gjithçka nisi pas akuzave të të afërmve të viktimave në Shqipëri. Kryeprokurori i Selanikut Panagiotis Panagiotopulos urdhëroi nisjen e hetimit për këtë çështje për të zbuluar nëse kemi të bëjmë me procedura birësimi të jashtëligjshme”, shkruan Protothema./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Lista me të dhënat private/ SPAK drejt sekuestrimit të materialeve forcërisht

Publikuar

-

Nga

Lista me të dhëna konfidenciale të kategorizuar si “mbështetës” ose jo të Partisë Socialiste, janë publikuar  së fundmi në media.

Bëhet fjalë për të dhëna sensitive të 910 mijë qytetarëve, banorë të Tiranës, ku përfshihej numri i ID dhe numri i telefonit.

Për këtë çështje një hetim ka nisur edhe nga Struktura e Posaçme Antikorrupsion.

Për të hedhur dritë më tej në SPAK, kanë dëshmuar  Andi Bushati dhe Armand Shkullaku, të cilët nxorën në median listën me të dhënat private.

Ndërkohë, SPAK i ka çuar shkresa zyrtare Agjencisë Kombëtare e Shoqësisë së Informacionit dhe Partisë Socialiste për t’u dhënë informacion të plotë mbi sistemet që ata kanë dhe mundësinë që të jetë abuzuar, në atë që pretendohet në lidhje me publikimin e të dhënave personale.

LEXO EDHE:  Willkommen in Albanien Kanzlerin Merkel!

LEXO EDHE:  Willkommen in Albanien Kanzlerin Merkel!

Burime nga SPAK i thanë CNA.al se ende nuk janë marrë përgjigjet zyrtare as nga PS as nga AKSH-i dhe në rast se do të refuzohet përgjigja prej tyre, do të përdoret forca nga ana SPAK.

Pra, do të ndërhyhet në PS dhe AKSH për të marrë të gjithë dokumentacionin që është i nevojshëm për hetimin e kësaj çështje, sasktësojnë burime nga SPAK, për CNA.al.

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vrau gruan/ 35 vite burg për gardistin

Publikuar

-

Nga

35 vite burg, për ish gardistin Alket Arapaj i akuzuar për vrasje në familje. Ky ka qenë vendimi që ka marrë Gjykata e Tiranës, paraditen e sotme.

Kujtojmë se me 12 shkurt 2019, ai ekzekutoi në banesën e tij bashkëshorten Evelina Seferaj, në Allias.

Krimin e kreu me armën e shërbimit, duke e qëlluar tre herë bashkëshorten e cila mbeti në vend e vdekur./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Përplasen me policinë/ Arrestohen dy të rinj

Publikuar

-

Nga

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tropojë arrestuan në flagrancë shtetasit F. O., 24 vjeç, dhe E. B., 23 vjeç, banues në Tropojë.

Arrestimi i tyre u bë pasi këta dy shtetas janë konfliktuar me persona të tjerë në një lokal në qytetin e Bajram Currit, duke dëmtuar një tavolinë dhe një kompjuter në ambientet e lokalit.

LEXO EDHE:  Tronditet Kavaja/ Vritet një person, plagoset një efektiv policie

LEXO EDHE:  Tirana dy ditë pa energji elektrike/ Ja zonat që preken

Gjatë shoqërimit nga patrulla e Policisë, këta shtetas kanë kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë dhe kanë dëmtuar automjetin e Policisë.

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit F. O. i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një thikë./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE