LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vendi “nën pushtetin” e ujit/ Liqeni i Viroit pranë pikës kritike, lumenjtë rrezikojnë daljen nga shtrati

7 Janar 2021, 16:42, Sociale CNA
Vendi “nën pushtetin” e ujit/ Liqeni i Viroit pranë

Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë vendin kanë sjellë dhe problematika në zona të ndryshme.

Aksi rrugor Sarandë- Gjirokastër është bllokuar për shkak të motit të keq. Ndërsa rruga e Zhulatit, është dëmtuar si pasojë e rrëshqitjeve.

Liqeni i Viroit është shumë pranë pikës kritike. Dalja nga shtrati rrezikon bllokimin e rrugës nacionale Gjirokastër ? Tepelenë.

Në disa fshatra si Luftinjë dhe në Sukë ka probleme me energjinë elektrike.

IGJEUM ka paralajmëruar përmbytje dhe përgjatë datave (6 -11 Janar 2021) priten reshje shumë intensive, pothuajse në të gjithë territorin.

Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM, këto reshje do të sjellin rritje të rrezikshme të prurjeve në lumenjtë e mëdhenj dhe të mesëm Drin-Buna, Mat, Ishëm, Erzen, Shkumbin, Seman dhe Vjosë.

Përmbytje mund të shkaktohen nga lumi Drin-Buna dhe Liqeni i Shkodrës me prurjet maksimale të cilat parashikohen të arrijnë zonat e rrezikuara në datën 12 Janar 2021. Mësohet se lumenjtë Mat, Ishëm, Erzen dhe Shkumbin do i arrijnë prurjet maksimale në fundin e datës 8 dhe 9 Janar 2021.

Ndërkohë, lumenjtë Seman dhe Vjosa parashikohen të rrezikshëm por me probleme më të vogla lokale të përmbytjeve. Shkalla e rrezikut nga përmbytjet lumore do varet edhe nga sasia e shkrirjes së dëborës si pasojë e rritjes së temperaturave. Përmbytje urbane dhe rrëshqitje të dherave mund të ndodhin gjithashtu në pothuajse të gjitha qarqet.

 

Lajmet e fundit nga