LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Vaksina nuk shkakton sëmundje”/ Brataj: Mund të japë efekte anësore

7 Janar 2021, 19:36, Lifestyle CNA
“Vaksina nuk shkakton sëmundje”/ Brataj: Mund të japë

Një ndër pikëpyetjet më të mëdha gjatë kësaj kohe pandemie, është injektimi i vaksinës dhe efektet që jep kjo e fundit.

Për këtë ka folur mbrëmjen e sotme edhe kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, i cili tha se vaksina nuk shkakton sëmindje.

Ai theksoi në Ora News se në disa raste vaksina mund të japë efekte anësore siç mund të jetë një reaksion alergjik, por sipas tij është e sigurt.

?Kjo vaksinë që vjen tani nuk është virus i dobësuar. Janë proteina të virusit. Njerëzit duhet të dinë që vaksina nuk shkakton sëmundje. Në qoftë se do të ketë efekte anësore, është një proteinë e një virusi, është një proteinë që hyn në organizëm ose me virusin ose me ne. Është çelësi i lidhjes së virusit me qelizat. 

Nëse personi është alergjik ndaj një alergjeni që mund të jetë nga virusi, nga përbërësit e pluhurave, poleni dhe e vetë përbërësve kimikë të holluesve, të antibiotikëve apo të çdo lloj medikamenti. Dhe mund të japë një efekt anësor, një reaksion alergjik por nuk shkakton sëmundje. Kështu vaksina është mëse e sigurtë. Puna kërkimore vazhdon dhe unë besoj se brenda një kohe të shkurtër do të dalin edhe vaksina të tjera?, u shpreh ai./ CNA.al

Lajmet e fundit nga