LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tentoi të kalonte 32 kilogram kanabis në Maqedoni/ Arrestohet pas pesë muajsh 41 vjeçari

7 Janar 2021, 12:48, Kronika CNA
Tentoi të kalonte 32 kilogram kanabis në Maqedoni/ Arrestohet pas

Pas 5 muajsh në kërkim, policia ka vënë në pranga 41 vjeçarin me iniciale L.A banues në Pogradec.

Ky i fundit së bashku me një tjetër në muajin gusht tentuan të kalonin 32 kg kanabis në Maqedoninë e Veriut përmes kufirit jeshil.

Bashkëpuntori i L.A, u kap në dalje të Qafë Thamës, kurse vetë 41-vjeçari nuk i ka ndaluar Policisë bashkë me L.N, duke rrezikuar edhe jetën e policëve me automjet dhe më pas ka braktisur mjetin me drogë brenda dhe u larguan.

Njoftimi i Policisë:

Vijon operacioni ?Dragostunja?. Kapet dhe ndalohet 41-vjeçari i shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Sektorin e Shërbimeve të Specializuara në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan dhe Komisariatin e Policisë Elbasan,  në vijim të operacionit ?Dragostunja? të finalizuar rreth 5 muaj më parë, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, si rezultat i të cilit u arrestua një shtetas dhe u shpall në kërkim një tjetër, kanë vijuar punën dhe si rezultat kanë kapur dhe ndaluar në Librazhd, shtetasin e shpallur në kërkim:

L.A., 41 vjeç, banues në Pogradec. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi në datën 06.08.2020, në bashkëpunim me shtetasin L. N., 43 vjeç (i arrestuar gjatë operacionit), dyshohet se kanë qenë duke transportuar 32 kg lëndë narkotike kanabis në Republikën e Maqedonisë së Veriut, nëpërmjet kufirit jeshil.

Drejtuesi i automjetit shtetasi L. A. nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar, por është larguar me shpejtësi duke kryer manovra të rrezikshme që kanë rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë.

Më pas këta shtetas kanë braktisur mjetin bashkë me lëndën narkotike dhe kanë tentuar të largohen.

Shtetasi L. N. është kapur gjatë operacionit të zhvilluar 5 muaj më parë, në dalje të PKK Qafë Thanë, në tentativë për t?u larguar drejt Maqedonisë së Veriut?, thuhet në njoftimin e Policisë.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale do t?i kalojnë Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Elbasan, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme hetimore./CNA.al

Lajmet e fundit nga