Connect with Us

Të shkarkuarit e vettingut/ Sevdari, Nikëhasani dhe Metalla rrëfejnë abuzimet

Vetingu

Të shkarkuarit e vettingut/ Sevdari, Nikëhasani dhe Metalla rrëfejnë abuzimet

Publikuar

-

Të shkarkuarit e vettingut, Sevdari, Nikëhasani dhe Metalla rrëfejnë abuzimet

Ish-prokuroret Antoneta Sevdari, Besa Nikëhasani dhe ish-gjyqtari Ervin Metalla rrëfehen për shkarkimet e tyre nga detyra, përmes procesit të Vettingut. Ata akuzojnë të zgjedhurit në institucionet e Vettingut si të ndikuar politikisht, të paaftë dhe tendenciozë.

“Ai ishte një shkarkim i urdhëruar, në shërbim të interesave me të cilat unë në punën time si prokurore jam përballur”,- thotë Antoneta Sevdari.

“E gjithë çështja ime u krijua mbi një kredi të butë. Që sipas institucionit të vetingut ishte përfituat padrejtësisht. Shumë nga kolegët e mi, magjistratë të nderuar, u shkarkuan padrejtësisht dhe një pjesë e tyre sërish për një kredi të butë”,- tregon ish-gjykatësi Metalla.

“Kryesisht nuk kam justifikuar, sepse nuk kam pasur certifikatë pronësie për banesën në Lezhë ku unë kam jetuar afërsisht 10 vite. Ndërkohë që edhe sot rreth 60% e pronave në vend janë të pahipotekuara”,- pohon ish-prokurorja Nikëhasani.

Ajo shkon edhe më tej kur bën këtë deklaratë për konflikt interesi të dy prej gjyqtarëve që kanë firmosur largimin e saj nga drejtësia.

“Kam pasur Ardian Hajdarin që është me mesatare 6.5. 15 vite kam punuar në Gjykatën e Apelit Shkodër, ai avokat unë prokurore, s’kemi qenë ndonjëherë palë në proces. Ia kam rrëzuar kërkesat, ai tani do të firmosë për largimin tim”,-rrëfen znj. Nikëhasani.

Të larguarit i janë drejtuar Gjykatës Evropiane për të drejtat e Njeriut në Strasburg.

“Gjykatës së Strasburgut tashmë i janë drejtuar të gjithë Gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar. KPA deri tani ka zbardhur rreth 74 vendime, kështu me një përllogaritje të thjeshtë, GJEDNj-së u janë drejtuar të paktën 60 gjyqtarë dhe prokurorë”,- tregon për Unpublished ish-prokurorja Antoneta.

LEXO EDHE:  Vettingu "nxjerr zbuluar" Entela Priftin/ Zbardhet pasuria marramendëse e kreut të Apelit të Korçës

Të shkarkuarit i kanë ndjekur hallkat, por akuzat e tyre shtrihen për të dy komisionet e vlerësimit. Dhe shkarkimi i anëtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit Luan Daci, për falsifikim të deklarimit ka vënë në pikëpyetje integritetin e këtij institucioni.

“Te vendimi pas meje thotë që nuk mund ta rëndosh pozitën, sepse normal është parim i përgjithshëm që nuk mund ta rëndosh pozitën. Edhe më heqin, edhe ma rëndojnë pozitën, edhe nuk më njohin me atë analizën e tyre financiare”,-thotë ish-prokuroria Nikëhasani.

“Në momentin që një subjekt bën ankim, vendimi në gjykatën më të lartë mund të ndryshohet vetëm në favor të tij. Ose në rastin më të keq mund të lihet në fuqi. Por nuk mundet që të rëndohet pozita e atij që ka ankimuar”, thotë Metalla.

Unpublished ka sjellë rrëfimet e vetëm tre të shkarkuarve, por lista e tyre që i janë drejtuar Strasburgut është shumë e gjatë. Nëse kjo gjykatë do të vlerësojë të padrejta largimet e tyre nga puna, i gjithë procesi i Vettingut vihet në një pikëpyetje të madhe.

Euronews Albania kontaktoi me Ardian Hajdari për të marrë një koment për akuzat ndaj tij, por përmes avokatit të tij, na u bë e ditur se statusi i gjyqtarit nuk e lejon të bëjë komente përtej vendimeve. Ndërsa Luan Daci pranoi fillimisht të prononcohet por më pas e shtyu intervistën në moment të fundit./euronews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vetingu

Hetimet për skandalin seksual në institucion e Drejtësisë/ Pasuria e gjyqtares që “rrëzoi” Prokurorinë

Publikuar

-

Nga

Gjyqtarja Olkeda Liço (Manellari) e ka nisur karrierën në Tiranë për tu emëruar më pas në Fier, ku vijon edhe aktualisht. Gjyqtarja Manellari, prej me shumë se gjashtë muajsh është nën hetim nga Vettingu, i cili do ta filtrojë atë në të tria kriteret.

Në aspektin profesional, gjyqtarja nuk rezulton të jetë lakuar negativisht. Madje në lidhje me skandalin e gjyqtarit të Gjirokastrës Guxim Boçi që u denoncua nga emisioni investigative Stop, ishte e vetmja gjyqtare që duket se e mori më seriozisht situatën. Bëhet fjalë, për skandalin kur gjyqtari Guxim Boçi, i kërkonte favore seksule një qytetareje, e cila ishte palë në një çështje dhe që e kishte regjistruar gjyqtarin, gjatë bisedës me të.

Gjyqtarja Olkeda Manellari firmosi prishjen e vendimit të datës 25.05.2017 të prokurores Elida Hoxha, duke urdhëruar vazhdimin e hetimeve të mëtejshme në lidhje me detyrat e caktuara. Thënë më qartë gjyqtarja kërkoi hetime të thelluara për skandalin në fjalë. Sa i përket pasurisë, gjyqtarja Olkeda Manellari burimet e të ardhurave i ka nga paga e saj dhe nga paga e bashkëshortit.

Manellari e cila ka qenë anëtare e Këshillit Drejtues në Shkollën e Magjistraturës, nuk rezulton të ketë ndonjë lloja patundshmërie, sipas të dhënave që ajo ka deklaruar pranë ILDKPKI-së. Ndërsa bashkëshorti i saj rezulton që të ketë të ardhura edhe nga bastet sportive.

Për më shumë detaje po sjellim pasurinë e deklaruar nga gjyqtarja Olkeda Manellari.

Viti 2011 (Deklarata fillestare)
Të ardhura nga bursa e studimit në Shkollën e Magjistraturës, 382 500 lekë.

Viti 2011 (Deklarata vjetore)
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Tiranë, 120 821 lekë.
Shpërblim si anëtare e Këshillit drejtues në Shkollën e Magjistraturës, 27 000 lekë.

Viti 2012
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Tiranë, 819 469 lekë.
Shpërblim si anëtare e Këshillit drejtues në Shkollën e Magjistraturës, 45 000 lekë.
Ap 63 m2, në Pogradec në emër të bashkëshortit, me vlerë 26 875 lekë.

Viti 2013
Automjet Peugeot me vlerë 150 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Tiranë, 807 290 lekë.

LEXO EDHE:  Ambasadorja gjermane: “Vetting-u, prova për hapjen e negociatave në BE”

LEXO EDHE:  Akuzoi Ramën për Vettingun e politikanëve/ Balla i kundërpërgjigjet Spahos

Viti 2014
Gjendje kesh 400 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Tiranë, 129 967 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Fier, 977 001 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortit nga Alpetrol, 357 578 lekë.
Gjendja kesh e bashkëshortit, 150 000 lekë.
Bashkëshorti deklaron banesë 72 m2 në Tiranë.

Viti 2015
Shitur Peugeot, 3 700 euro.
Gjendje likuiditeti, 193 219 lekë.
Gjendje kesh 200 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Fier, 1 079 340 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortit nga Alpetrol, 1 288 457 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit nga bastet sportive, 410 000 lekë.
Gjendje likuiditeti e bashkëshortit, 524 597 lekë.
Kartë krediti për blerje online e bashkëshortit 100 000 lekë.
Gjendje kesh e bashkëshortit 500 000 lekë.
Blerë automjeti Ford nga bashkëshorti, 3 000 euro.

Viti 2016
Depozitë bankare me vlerë, 1 818 000 lekë.
Gjendje kesh, 16 093 70 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Fier, 167 841 lekë dhe raport lindje, 514 478 lekë.
Kesh në sistemin bankar të bashkëshortit, 454 749 55 lekë.
Kartë krediti për blerje online e bashkëshortit 75 780 61 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortit nga Alpetrol, 1 028 173 lekë.
Bashkëshorti ka dhënë me qira ap 128 m2, në Fier me vlerë 180 000 lekë.

Viti 2017
Gjendje kesh 700 000 lekë.
Gjendje në sistemin bankar, 49 587 lekë.
Gjendje kesh jashtë sistemit bankar, 200 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Fier, 1 030 438 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortit nga Alpetrol, 951 346 lekë.

Viti 2018
Blerë Mercedez Benz 370 000 lekë.
Gjendje kesh në sistemin bankar, 5 910 70 lekë.
Gjendje kesh jashtë sistemit bankar, 140 000 lekë.
Pakësuar gjendja kesh e kursimeve, 530 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Fier, 1 044 832 lekë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Lidhjet e drejtësisë me politikën/ Vëllai i ish deputetit të Kryemadhit në Vetting

Publikuar

-

Nga

Kryemadhi zbardh bisedën me Yuri Kim/ Më kërkoi të largoj të rinjtë e LSI nga protesta

Erind Rehovica, prokuror në Prokurorinë e Fierit, prej më shumë se një viti, ndodhet në hetim nga Vettingu.

Ai ka hyrë në sistemin e Drejtësisë si oficer i Policisë Gjyqësore për t’u emëruar më pas si prokuror në Vlorë dhe Fier. Prokurori Erind Rehovica nuk rezulton i lakuar në aspektin profesional, për ndonjë hetim të madh. Çështje që ai ka pasur në duar kanë qenë krime rutinë. Prokurori, Erind Rehovica, është vëllai i ish deputetit të Beratit Gledion Rehovica, i cili së fundmi ka braktisur LSI-në e Monika Kryemadhit për Partinë Socialiste.

Në vitin 2018, të njëjtit, iu hoq mandati nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve si deputet, pasi në formularin e dekriminalizimit kishte fshehur një dënim të drejtësisë italiane. Një vit më vonë, Gjykata e Tiranës, konfirmoi pushimin e hetimeve të prokurorisë për ish-deputetin Gledion Rehovica të hetuar për veprën penale të falsifikmit të formularëve, vilave dhe stampave.

Edhe prokurori Erind Rehovica, njësoj si vëllai i tij, politikan, ka emigruar në Itali. Madje bazën e të ardhurave e ka nga puna në Itali.
Megjithëse në formularët e deklarimit të pasurive, prokurori, Rehovica nuk është i qartë. Ai madje nuk deklaron as pagën e tij ndër vite.

Patundshmëri prokurori, Rehovica rezulton të ketë një apartament në Vlorë, blerë me të ardhurat nga emigrazioni në vlerën 34 800 euro.

Një sipërfaqe tokë 1 000 m2, me vlerë 4 000 000 lekë që kishte në Tiranë e ka shitur me vlerë 500 000 lekë. Në vitin 2015 deklaron se bashkëshortja e tij ka blerë një autoveturë Volsvagen me vlerë 700 000 lekë, ndërsa në vitin 2017, deklaron një banesë të rrënuar në Berat me vlerë 2 500 000 lekë. E ka blerë apo po e rikosntrukton nuk e sqaron, ndaj deklarimi i pasurisë ka paqartësi.

 

Për më tepër po sjellim të detajuar pasurinë e deklaruar nga prokurori Erind Rehovica.
Viti 2004
Tokë, 1000m2, në Tiranë me vlerë 4 000 000 lekë.
Ndërtim objekti i parregulluar me vlerë 200 000 lekë.
Gjendje kesh 60 000 euro.
Të ardhura të subjektit deklarues nga paga në Itali, 30 000 euro.

Viti 2014 (Deklarata fillestare)
Ap në Vlorë blerë me kursimet nga emigrimi në Itali, me vlerë 34 800 euro.
Llogari bankare 2 000 euro.
Llogari bankare 1 500 euro.
Kursime të bashkëshortes, 3 000 lekë.

LEXO EDHE:  Gjyqtarët dhe prokurorët në panik/ Ndërkombëtarët, gati listën e shkarkimeve

LEXO EDHE:  Vettingu "nxjerr zbuluar" Entela Priftin/ Zbardhet pasuria marramendëse e kreut të Apelit të Korçës

Viti 2014 (Deklarata vjetore)
Gjendje e llogarisë bankare 3 300 euro.
Të ardhura të subje
Të ardhura nga paga e bashkëshortes 250 000 lekë.
Detyrim nga një shtetas kundrejt subjektit deklarues 18 000 euro.

Viti 2015
Autoveturë Volsvagen nga puna e bashkëshortes si notere, me vlerë 700 000 lekë.
Gjendje llogarie 648 euro dhe 76 654 lekë.
Bono thesari në emër të bashkëshortes 350 000 lekë.

Viti 2016
Autoveturë, Volsvagen, blerë me të ardhurat e bashkëshortes si notere, me vlerë 7 000 euro.
Llogari bankare për fëmijët, dhuratë nga gjyshërit, 500 euro dhe 2 624 euro.
Ap në vlorë blerë me kursimet si emigrant në Itali me vlerë, 34 800 euro.
Llogari kursimi 3 300 euro.
Gjendje kesh në shtëpi 1 500 000 lekë. Nga këto 500 000 lekë nga shitja e tokës në Tiranë dhe 1 000 000 nga kursimet e emigrimit në Itali.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Fier, 1 430 207 lekë.
Llogari bankare të bashkëshortes, në shumat, 920 682 31 lekë, 124 917 lekë dhe 4222 92 lekë.

Viti 2017
Një shtëpi të rrënuar në qytetin e Beratit, me vlerë 2 500 000 lekë. (nuk e sqaron se për çfarë e harxhuar këtë shumë, e ka blerë këtë banesën e rrënuar apo e ka rikonstruktuar). Më tej thotë, 1 200 000 lekë, nga llogaria bankare e bashkëshortes dhe 1 300 000 lekë, kesh të ndodhura në shtëpi.
Llogari bankare e bashkëshortes është zeruar për shkak të blerjes së banesës dhe nuk jep asnjë sqarim se për çfarë banese bëhet fjalë, për banesën e rrënuar apo një tjetër banesë. Po ai sqaron pagesa është bërë me dy këste. Njëherë janë dhënë 1 700 000 lekë dhe njëherë 800 000 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortes si notere, 128 397 lekë.
Kursime, 500 000 lekë.

Viti 2018
Kesh në shtëpi 500 000 lekë.
LLogaria bankare e bashkëshortes, 402 334.65 lekë dhe pakësuar 1 044 82 lekë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

U përzgjodh në Task Forcën Marku-Xhafaj/ Prokurorja “në krah” të Saimir Tahirit

Publikuar

-

Nga

Denoncimi i fortë/ Rama urdhëron AKEP të mbyllë portalet që po i çjerrin maskën procesit fake të vettingut

Në Qershor të vitit 2020, Komisioni i Pavarur Kualifikimit, shkalla e parë e Vetingut, ka përzgjedhur përmes shortit emrat e 118 gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët do t’i nënshtrohen Vetingut për ligjshmërinë e pasurive, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale.

Nga magjistratët e përzgjedhur, 116 shërbejnë në shkallën e parë të gjyqësorit dhe në mesin e tyre është edhe prokurorja e Fierit, Eglantina Shehu. Kujtojmë se pas marrëveshjes ndërmjet Prokurorisë së Përgjithshme dhe Ministrisë së Brendshme firmosur më 2 shkurt 2018, nga titullarët Arta Marku dhe Fatmir Xhafaj, dhe me përfundimin e procesit të përzgjedhjes së hetuesve që do të ishin pjesë e strukturës Task Forcë, në listë ishte edhe prokurorja Eglantina Shehu.

Me një karrierë, vetëm prej pesë vitesh në atë kohë, Shehu u përzgjodh si pjesë e strukturës “Forca e Ligjit” pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier.
Thënë ndryshe, pas kësaj përzgjedhje pritej luftimi i krimit të organizuar, korrupsionit dhe veprave të tjera të rënda penale në rrethin ne Fierit.

Në fakt, “Forca e Ligjit”, nuk është se ka lulëzuar në Tiranë, që të ndriçojë dhe në Fier dhe ata që nënshkruan këtë marrëveshje sot nuk janë më në të njëjtat pozicione për të dhënë llogari për dështimin.

Prokurorja Eglantina Shehu, ka kaluar nëpër duar çështje jo pak të bujshme.
Ajo ka hetuar akuzat ish oficerit të Policisë, Dritan Zagani kundrejt ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Pas një hetimi të shpejtë dymujor, organi i akuzës në Fier, e deklaroi çështjen të pushuar, duke argumentuar se nga hetimi nuk është vërtetuar të ketë elementë të ndonjë vepre penale.

Sa i përket pasurisë, të ardhurat e prokurores Shehu, burojnë nga paga e saj si prokurore dhe si eksperte në Shkollën e Magjistratutës, por edhe nga katër punësimi i bashkëshortit të saj.
E vetmja patundshmëri që prokurorja deklaron është një apartament në Tiranë, 62.3 m3, i blerë në vitin 2015, për të cilin ka paguar 52 000 euro.
Prokurorja deklaron se këtë apartament e ka blerë me anë të një kredie 30 000 euro, me ndihmesë nga prindërit dhe bashkëjetuesi 20 000 euro si dhe kursime të bashkëjetuesit 2 000 euro.

Më poshtë po sjellim pasurinë e deklaruar nga prokurorja e Eglantina Shehu.
Viti 2013 (Deklarata fillestare)
Nuk deklaron asgjë.

Viti 2013 (Deklarata vjetore)
Të ardhura të subjektit deklarues nga paga si prokurore në Fier, 111 678 lekë.

Viti 2014
Të ardhura në llogarinë rrjedhëse, kursime nga paga të subjektit deklarues, 67 229 94 lekë.
Gjendje kesh, kursime nga paga të subjektit deklarues, 50 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga paga si prokurore në Fier, 1 166 648 lekë.

Viti 2015
Ap banimi 62.3 m2, në Tirannë me vlerë,52 000 euro. Blerë me kredi 30 000 euro, ndihmesë nga prindërit dhe bashkëjetuesi 20 000 euro si dhe kursime të bashkëjetuesit 2 000 euro.
Depozitë bankare e subjektit deklarues me vlerë 200 659 04 lekë.
Depozitë bankare e subjektit deklarues me vlerë 3 326 02 lekë.
Kartë krediti me vlerë 10 000 lekë. Shuma që disponon është 1 007 lekë.
Të ardhurat kesh të subjektit deklarues, pakësuar me 50 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga paga si prokurore në Fier, 1 365 926 lekë.
Kredi për blerje ap në vlerën 4 200 000 lekë. Pa shlyer 4 085 237 56 lekë.
Depozitë kursimi e bashkëjetuesit 200 000 lekë.
Depozitë page e bashkëjetuesit, 45 151 76 lekë.
Autoveturë Benz A Class e bashkëjetuesit me vlerë 6 500 euro.
Të ardhura të bashkëjetuesit nga puna në një media, 930 000 lekë.
Të ardhura të bashkëjetuesit nga honoraret në fakultetin Histori Filologji, 25 500 lekë.

LEXO EDHE:  Vettingu “rrëzon” Alketa Nushin/ Zbardhet skandali i Arta Markut dhe “bandës” së saj në KLP

LEXO EDHE:  Rishikimi i vendimit për Zaganjorin/ “KLGJ dhe KLP kontestohen nga ndërkombëtarët”

Viti 2016
Depozitë bankare e subjektit deklarues me vlerë 234 438 64 lekë.
Depozitë bankare e subjektit deklarues me vlerë 3312 81 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga paga si prokurore në Fier, 841 279 lekë dhe nga sigurimet shoqërore,181 755 lekë.
Kredi për blerje ap në vlerën 4 200 000 lekë. Pa shlyer 3 904 131 01 lekë.
Depozitë kursimi e bashkëjetuesit, shtuar me 201 700 lekë.
Depozitë page e bashkëjetuesit, pakësuar, 44 861 5 lekë.
Të ardhura të bashkëjetuesit nga puna në një media, 1 040 000 lekë.
Të ardhura të bashkëjetuesit nga honoraret në TVSH, 10 200 lekë.

Viti 2017
Depozitë kursimi me afat e subjektit deklarues me vlerë 650 000 lekë.
LLogari page e subjektit deklarues, pakësuar me 502 327 98 lekë.
Depozitë bankare e subjektit deklarues, 1 244 29 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga paga si prokurore në Fier, 572 059 83 lekë dhe nga sigurimet shoqërore, 313 729 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit nga puna në një media, 908 114 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit si pedagog në një kolegj privat në Kosovë, 1 821 20 euro.
Të ardhura të bashkëshortit si pedagog në Universitetin e Durrësit, 48 547 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit si pedagog i jashtëm në fakultetin Histori-Filologji, Tiranë, 129 693 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit si konsulent në një media në Fier,170 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit nga një aktivitet në Universitetin e Elbasanit, 8 500 lekë.
Kredi për blerje ap në vlerën 4 200 000 lekë. Pa shlyer 3 710 987 01 lekë.
Depozita bankare e bashkëshortit, shtuar me 498 300 lekë.
Depozita e pagës së bashkëshortit, shtuar me 4 929 19 lekë.

Viti 2018
Llogari page e subjektit deklarues, 80 900 lekë.
Depozita bankare e subjektit deklarues, pakësuar me 432 23 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga paga si prokurore në Fier, 1 167 849 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga Shkolla e Magjistraturës, si eksperte në trajnim,16 125 lekë.
Kredi për blerje ap në vlerën 4 200 000 lekë. Pa shlyer 3 505 760 24 lekë.
Depozita bankare e bashkëshortit, shtuar me 105 737 50 lekë.
Llogari rrjedhëse e bashkëshortit, 114 061 03 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit si pedagog në një kolegj privat në Kosovë, 2 406 60 euro.
Të ardhura të bashkëshortit si pedagog në Universitetin e Durrësit, 940 971 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit si pedagog i jashtëm në fakultetin Histori-Filologji, Tiranë, 104 016 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit nga mësimdhënia në një universitet në Rumani 155 788 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit si konsulent në dy media në Fier, 42 500 lekë dhe 42 500 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit si drejtor ekzekutiv i një OJF, 114 061 03 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit për referim në forumin “Decentralizimi dhe autonomia e pushtetit local”, në Tiranë, 12 000 lekë./CNA.al

LEXO TE PLOTE