LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Surprizat e motit/ Çfarë parashikojnë sinoptikanët për nesër

7 Janar 2021, 19:19, Sociale CNA
Surprizat e motit/ Çfarë parashikojnë sinoptikanët

Dita e nesërme do të mbetet nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

Shërbimi Meteorologjik parashikon reshje shiu në të gjithë vendin me intensitet deri mesatar. Në orët e para të 24-orëshit e deri në mesdite në veriperëndim dhe pjesërisht në qendër të territorit priten reshje shiu me intensitet deri të lartë, hera-herës reshje në formën e rrebesheve dhe stuhive.

Në zonën e Alpeve dhe në verilindje në lartësitë mbi 600 metër do të ketë reshje në formën e dëborës. Pritet mjegull e dendur në orët e mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve të shiut dhe dëborës, ndërsa era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe në momentin e reshjeve fiton shpejtësi deri në 18m/sek. Valëzimi në dete dp të jetë i forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

vendet malore 5°C deri në 10°C

vendet e ulëta 10°C deri në 16°C

vendet bregdetare 10°C deri në 16°C./ CNA.al

Lajmet e fundit nga