Connect with Us

Rrëshqitja e dherave rrezikon pallatin në Gjirokastër/ Evakuohen banorët

Kronika

Rrëshqitja e dherave rrezikon pallatin në Gjirokastër/ Evakuohen banorët

Publikuar

-

Rrëshqitja e dherave rrezikon pallatin në Gjirokastër/ Evakuohen banorët

Një pallat 5 katësh në lagjen “Punëtori” në Gjirokastër, rrezikon të shembet sipasoje e rrëshqitjes së dherave.

Në këtë zonë ka pasur edhe më herët rrëshqitje dheu, ndërsa sot janë shfaqur çarje toke, për shkak të reshjeve të dendura të shiut.

Forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur evakuimin e banorëve, ndërsa prefekti i Gjirokastrës, Odise Kote, strukturat dhe kryetari i bashkisë, Flamur Golemi, janë aktualisht në terren për të parë nga afër situatën në fjalë.

Reshjet e shiut kanë shkaktuar probleme në Gjirokastër, ku si pasojë e tyre është dëmtuar rrugën e Zhulatit për shkak të rrëshqitjeve të dherave. Kjo rrugë është bërë e pakalueshme për mjetet e mëdha.

LEXO EDHE:  Çelet Festivali Folkrorik në Gjirokastër

Ndërkohë që në disa fshatra si Luftinjë dhe në Sukë ka probleme me energjinë elektrike. Liqeni i Viroit është shumë pranë pikës kritike, ndërsa dalja e tij nga shtrati rrezikon bllokimin e rrugës nacionale Gjirokastër-Tepelenë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Kronika

Foto-Shkrumbohet një makinë në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Një makinë është shrkumbuar nga flakët sot në Tiranë

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë qendrës “Kristal”, ndërsa nuk ka persona të lënduar. Mjeti tip “Benz A Class”, me targa AA 110 GT është përfshirë nga flakët dhe me gjithë ndërhyrjen e zjarrikësve është djegur plotësisht.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

I shpallur në kërkim për dy vepra penale/ Arrestohet 47 vjeçari

Publikuar

-

Nga

I shpallur në kërkim për dy vepra penale/ Arrestohet 47 vjeçari

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 47 vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Armëmbajtje pa leje” dhe “Përkrahja e autorit në krim”.

Sekuestrohen 1 armë zjarri dhe municion luftarak.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë penale, nga shërbimet e Komisariatit Nr. 4, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatin e Policisë Nr. 5, u bë kapja dhe ekzekutimi i urdhrit të ndalimit për shtetasin A. K.,. 47 vjeç, të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Përkrahja e autorit në krim”.

Ky shtetas, më datë 19.01.2021, ka marrë dhe ka fshehur armën e zjarrit me të cilën shtetasi S. T. (i arrestuar po në atë datë) ka kanosur shtetasin P. Ll.

LEXO EDHE:  Çelet Festivali Folkrorik në Gjirokastër

LEXO EDHE:  Merr flakë blindi me para në Gjirokastër/ Çfarë dyshohet

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit A. K. iu gjet dhe u sekuestrua arma e zjarrit e dyshuar e përdorur në ngjarjen e datës 19.01.2021, si dhe disa fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Makina përplas për vdekje këmbësorin në Rrugën e Arbërit

Publikuar

-

Nga

Makina përplas për vdekje këmbësorin në Rrugën e Arbërit

Aksident më pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e sotme tek rruga e Arbrit.

Behet me dije se aksidenit ka ndodhur në segmentin e ri të rrugës Ura e Çerenecit-Maqëllarë, ku viktimë ka mbetur shtetasi Rushit Rusi.

Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa kanë qenë banorë të zonës që kanë pikasur aksidentin.

Viktima dyshohet se ka qenë duke lëvizur në këmbë drejt fshatit Gjoricë, kur është goditur nga automjeti ende i paidentifikuar.

LEXO EDHE:  Foto-Gati “ushtria” e Republikës së re/ “Prijësi” i Bashës nuk di shqip

LEXO EDHE:  Sekuestrohet 300 kg drogë/ Në pranga shtatë persona

Sakaq uniformat blu po hetojnë për zbardhjen të aksidentit.

 

LEXO TE PLOTE