LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

OBSH: Situata me variantin e ri të virusit është alarmante

7 Janar 2021, 12:51, Sociale CNA
OBSH: Situata me variantin e ri të virusit është alarmante

Dega për Evropë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë thotë se situate është ?alarmante?, për shkak të përhapjes së variantit të ri të koronavirusit të zbuluar së fundmi Duke folur në një konferencë për media, drejtori për Evropë i OBSH-së, Hans Kluge, tha se situata aktuale është ?pikë kthese e pandemisë?, teksa Evropa po përballet edhe me rritjen e rasteve të reja, por edhe me rastet me variantin e ri të COVID-19.

?Kjo është situatë alarmante, që do të thotë se për një periudhë të shkurtër kohore ne duhet të bëjmë më shumë dhe duhet të intensifikojmë masat shëndetësore publike dhe ato sociale, që të sigurohemi që të rrafshojmë kurbën në disa shtete?, tha Kluge.

Varianti i ri i koronavirusit thuhet se nuk shkakton simptoma më të rënduara, por përhapet më shpejt, që sipas OBSH-së përbën një shqetësim të madh. ?Pa rritur kontrollin që të ngadalësojmë shpërndarjen, do të ketë një ndikim të madh mbi institucionet shëndetësore, tashmë të ngarkuara?, tha Kluge./CNA.al

Lajmet e fundit nga