Connect with Us

Një tjetër gol/ Francesco Becchetti i përlau Shqipërisë pardje edhe 170 mijë euro

Aktualitet

Një tjetër gol/ Francesco Becchetti i përlau Shqipërisë pardje edhe 170 mijë euro

Publikuar

-

Nga Bledi Mane

***
Dallditë financiare mes spekuluesit financiar italian Becchetti dhe Shtetit Shqiptar nuk paskan të sosur. Konfliktet me qeverinë shqiptare të nisura në vitin 2014, zgjidhen pas pesë vitesh në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit dhe kjo e fundit pasi i jep të drejtë italianit, e shpërblen me 107 milionë euro.

Por Shqipëria po refuzon ta dëmshpërblejë dhe të hedhur në sulm, juristët, avokatët dhe përmbaruesit e biznesmenit Becchetti kanë zbuluar një mënyrë elegante për të marrë paratë. Duke gërmuar, kanë gjetur se shteti shqiptar ka të vetmen llogari bankare jashtë territorit të tij dhe kjo llogari është e çelur në Belgjikë.

Llogaria bankare i përket Eurokontrollit, unionit evropian të trafikut ajror ku vendi ynë është partner dhe aksioner me 40 vende të tjera. Në këtë llogari çdo shtet derdh paratë e taksave që mbledh nga fluturimet ajrore në qiejt e tyre dhe në fund ndajnë fitimet sipas fluksit të fluturimeve. Sipas ligjit ndërkombëtar të konfiskimeve postgjyqësore, në rastin konkret nëse Shqipëria është dënuar me vendim të formës së prerë, automatikisht nga kjo llogari paratë shkojnë te pala e dëmtuar.

Ndërkohë që kriza e pandemisë goditi industrinë ajrore, në llogarinë e Albcontrollit shqiptar ndodheshin të depozituara vetëm 170 mijë euro të cilat u përlanë nga Becchetti por më e keqja pritet të vijë. Albcontrolli po vuan krizën financiare dhe sapo ka marrë një kredi prej 30 milionë eurosh nga Eurocontrolli dhe këto para qysh në momentin e parë që depozitohen, shkojnë automatikisht përsëri te italiani spekulant. Edhe nëse paratë e kredisë i merr Beccheti përsëri i detyrohemi edhe 76 milionë e 830 mijë euro të cilat mund të falimentojnë shoqërinë shqiptare Albcontroll dhe çdo aeroplan që do ulet, do ngrihet e do kalojë tranzit mbi qiellin shqiptar do i paguajë taksë italianit, jo shtetit të drobitur shqiptar.

LEXO EDHE:  10 të prekur nga koronavirusi në Shqipëri/ Ambasada Amerikane bën njoftimin urgjent

Mes gjithë kësaj tallavaje e çuditshme duket heshtja e opozitës dhe unë nuk jam i sigurtë nëse ministri hije i transporteve Ervin Minarolli po më lexon apo jo?

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Politikë

Basha, një listë me humbësa për Korçën

Publikuar

-

Nga

Basha një listë me humbësa për Korçën

Pas shumë emrash të nxjerrë nga mediat, por edhe të publikuar nga strukturat e PD-së, më në fund Basha ka bërë publike kandidatët e qarkut të Korçës.

Një listë me humbësa të skualifikuar edhe nga komisioni që do të bënte vettingun e kandidatëve të PD-së, kryesuar nga Genc Ruli dhe Bujar Nishani, njerëz të votuar kundër, të shumëakuzuar, por edhe humbësa serial do të kandidojnë “për të fituar” PD zgjedhjet e vitit 2021 në 25 prill.

Edmond Spaho

I pari në listë është Edmond Spaho, i cili në vitin 2017 drejtoi qarkun e Elbasanit dhe humbi, në vitin 2015 drejtoi fushatën e Grida Dumës në Durrës dhe humbi, në vitin 2013 ishte pjesë e listës në Korçë dhe humbi. E vetmja fitore e tij është në vitin 2005 dhe diferenca ka ardhur për shkak të votave të LSI-së, të kandidates Filloreta Kodra.

Sorina Koti

E dyta në listë është Sorina Koti, kandidate e PD-së në vitin 2013, humbëse. Më pas, drejtuese lokale dhe humbëse në 2015-ën dhe 2017-ën, e pashfaqur dhe e mbajtur në karrierë për shkak të lidhjeve të forta politike me Fatbardh Kadillin.

Ervin Salianji

Më tej,  i kandiduar në Korçë në 2017-ën por pjesë e fushatës së Andrea Manos, humbës në vitin 2011 në Korçë, i cili edhe pse kryetar i degës dhe pretendues i lartë ka përfunduar I shtati.

Bledjon Nallbati

I katërti në listë është Bledjon Nallbati. Vjen në garë pas një përplasje të ashpër me Hekuran Hoxhallin, ish-deputetin e Devollit, ku beteja mes tyre është kthyer në luftë.

LEXO EDHE:  Të rinjtë braktisin Shqipërinë/ Ish-deputeti zbulon arsyen

LEXO EDHE:  10 të prekur nga koronavirusi në Shqipëri/ Ambasada Amerikane bën njoftimin urgjent

Më pas vjen Selaudin Jakupllari në Pogradec dhe Marjeta Halili, e cila është e gjashta në listë. Një zonjë e panjohur deri diku dhe shumë emra drejtuesisht lokalë që në fakt përfaqësojnë atë që Lulzim Basha e ka quajtur pushteti i vjetër dhe i korruptuar i komunave për të shkuar në një mbyllje me emra që nuk kanë ndodnjë përfaqësi të madhe.

Zona e Kolonjës duket e pambuluar. Përfaqësimi i qytetit në fushën e Korçës sërish duket i dobët, e kështu me radhë, por ajo që bie në sy është se humbësat serialë kryesojnë dhe do jenë ata që do të rikandidojnë në zgjedhjet e vitit 2021.

Dje ishin në Elbasan apo në Korçë, sërish janë mbledhur bashkë, kandidojnë të gjithë në qarkun e Korçës në një listë humbësash serialë me dëshirën për të fituar në emër të Lulzim Bashës.

Mesa duket, i pashpresë Lulzim Basha nuk ka mundur dot të sigurojë një listë të qartë me emra bindës dhe njerëz më kontribut elektoral. Ka përfunduar te riciklimi, duke e kthyer në një lloj landfilli listën e kandidatëve të PD-së në Korçë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Emrat surprizë që Basha përjashtoi nga lista

Publikuar

-

Nga

Emrat surprizë që Basha përjashtoi nga lista

Sot kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka publikuar listën, e votuar nga kryesia dhe Këshilli Kombëtar.

Ajo që bie në sy është largimi i Florjan Mimës ekonomistit, ish-ministrit dhe ish-zv.ministrit.

Më tej është Fatbardh Kadilli, ish sekretar i burimebe njerezore në PD, i cili pretendonte të ishte pjesë e lista brenda qarkut të Korçës në PD.

Një emër tjetër është Enno Bozdo, të cilin e shpalli koordinator për energjinë, duke e gënjyer me një post që nuk vlen, pasi nuk e kandidonte dot në Korçë.

Bujar Nishani pritej të ishte në listat si një ish-president, ndonëse duket se Basha e ka lënë jashtë tyre.

Genc Pollo, një nga mbështetësit më të mëdhenj të Lulzim Bashës nuk është pjesë e listës. Po ashtu Gazment Oketa që u bashkua me Lulzim Bashën pritej të ishte pjesë e listës fituese të PD-së, por në fakt nuk është.

LEXO EDHE:  10 të prekur nga koronavirusi në Shqipëri/ Ambasada Amerikane bën njoftimin urgjent

LEXO EDHE:  Shqipëria Etnike më 2022

Aleksandër Biberaj është një tjetër emër që Basha duhet të kandidonte në Korçë.

Gjithashtu edhe Gert Bogdani nuk duket gjëkundi në listat fituese. Nuk po flasim më tepër për emrat e tjerë por pretendimet e PD-së janë për të marrë 70 mandate.

Disa prej personave të larguar janë emra me peshë në Partinë Demokratike, por mesa duket Lulzim Basha ka zgjedhur t’i hedhë në kosh të plehrave.

Emrat që Basha përjashtoi nga lista:

Florjan Mima

Fatbardh Kadilli

Enno Bozdo

Bujar Nishani

Genc Pollo

Aleksandër Biberaj

Gazment Oketa

Arben Kashahu

Endri Hasa./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjedhjet parlamentare/ Partia Demokratike dorëzon listat në KQZ

Publikuar

-

Nga

Zgjedhjet parlamentare/ Partia Demokratike dorëzon listat në KQZ

Partia Demokratike ka depozituar në KQZ  listën me kandidatët për zgjedhjet e 25 prillit.

Lista e Tiranës kryesohet nga kreu i PD Lulzim Basha, ndërkohë që janë dhe disa nga figurat kryesore të PD, si Berisha, Tabaku, Vokshi, Shehaj, Duma, nuk mungojnë as emrat e aleatëve.

Fatmir Mediu është renditur i 7-ti, Shpëtim Idrizi i 9-ti, Vangjel Dule i 11-ti, Mesila Doda e 12-ta e cila rikthehet në PD, Dashamir Shehi i 13-ti.

Në Kukës, listat kryesohet nga Flamur Hoxha i ndjekur nga Isuf Çela. Në Gjirokastër lista e kandidatëve kryesohet nga Tritan Shehu, ndërsa i katërti renditeti aleati i PD, Kosta Barka nga radhët e PDBNJ

Xhelal Mziu do të kryesojë listën e Dibrës, i ndjekur nga Kreshnik Çollaku e Dhurata Çupi. Në Berat, PD ka listuar të parin Tomorr Alizotin, ndërsa në Shkodër lista do të kryesohet nga Helidon Bushati, aleati i Bashës, Nard Ndoka është renditur i teti.

Sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi do të kryesojë listën në Elbasan, e ndjekur nga shkrimtarja e njohur Flutura Açka.

Ish deputeti Enkelejd Alibeaj do të kryesojë qarkun e Fierit, qark në të cilin PD ka vendosur të pozicionojë të pestin në listë nga radhët e PDIU-së Nusret Avdulla, të tetin Eduart Sharkën nga PAA ndjekur nga Shpëtim Axhani i PLL.

LEXO EDHE:  Kush janë antiperëndimorët në Shqipëri?

LEXO EDHE:  10 ekstravagancat shqiptare të Pranverës!

Në Korçë PD ka konfirmuar ish deputetin Ervin Salianji duke e renditur të tretin, në listën që kryesohet nga numri dy i demokratëve Edmond Spaho.

Bujar Leskaj, është caktuar sakaq i pari i listës në Vlorë, ndjekur nga zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa, ndërsa i pesti është renditur Gezim Ademaj nga radhët e PDIU, vendi i 10-të i është lënë Lasko Milto Nastit nga PBDNJ.

Qarku i Lezhës, do të kryesohet në këto lista nga ish deputeti Mark Marku, pasuar nga analisti Agron Gjekmarkaj.

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka është caktuar të kryesojë listën në Durrës, ndjekur nga kreu i PA Agron Duka.

LEXO TE PLOTE