LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Në Uashington, oligarkia e mund çdo herë demokracinë

7 Janar 2021, 10:13, Blog CNA
Në Uashington, oligarkia e mund çdo herë demokracinë

Nga J.B Shurk ?American Thinker?

Një pjesë shumë më e madhe e amerikanëve,beson se qeveria e SHBA-së është duke gënjyer mbi njohuritë e saj mbi UFO-t,po aq sa thotë të vërtetën për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020. Makineria e Big Goverment, Big Tech dhe Big Media, që është investuar aq shumë në largimin e Donald Trumpit nga detyra, është aq e sigurt në pozicionin e saj sa që vazhdon të bërtasë ?Këtu s?ka asgjë për të parë!?, dhe në fakt çdo ditë ka gjithnjë e më shumë për të parë.

Ekspertë të njohur pretendojnë se mbi 40 mijë vota për Trump ishin fshirë ose kaluar në favor të Bajdenit në Xhorxhia, dhe ata pretendojnë se mbi 400 mijë vota iu hoqën Trumpit në Pensilvani, përveç raportimit për 200 mijë fletëvotime më shumë të hedhura në kuti, sesa njerëz që votuan në këto zgjedhje.
Në Uiskonsin, Gjykata e Lartë e shtetit ka vendosur se 200 mijë vota ishin të paligjshme. Por nga ana tjetër ajo këmbëngul që asnjë prej tyre të mos hiqet nga llogaritja e rezultatit derisa çdo fletëvotimi të hetohet individualisht

Këto janë vetëm disa nga shembujt më të fundit të katastrofës zgjedhore të vitit 2020. Numri i votave të manipuluara është i madh. Një klasë politike, që i përkushtohet fesë së shkencës, duhet të ?përmbytej? nga provat matematikore për mashtrimet masive në zgjedhjet e vitit 2020. E megjithatë, rezulton se edhe shkenca mund të hidhet poshtë, kur provohet se Donald Trump e fitoi rizgjedhjen në detyrë. Amerikanët supozohet të pretendojnë se asgjë nga këto nuk është reale, se duhet të harrojnë gjithçka që kanë parë, dhe të pranojnë si të ligjshme një presidencë të Xho Bajdenit.

Ndërkohë, ish-sekretarët e Mbrojtjes kanë filluar të kërcënojnë zyrtarët e administratës Trump për kontestimin e mashtrimit të zgjedhjeve. Republikanët Mit Romni dhe Pol Rajan, u janë bashkuar me padurim demokratëve, për të dënuar ligjvënësit republikanë për shkak të këmbënguljes së tyre që gjykatat të njohin prova gjithnjë e më të qarta të manipulimit të gjerë të votave në shtetet e lëkundura. Dhe ende në asnjë sallë gjyqi në vend nuk është lejuar që të dëgjohet në themel ndonjë nga kontestimet zgjedhore, pavarësisht nga narrativa mediatike që pretendon të kundërtën.

Nëse e vërteta do të ishte në anën e demokratëve, pse duhet që të njëjtët njerëz që këmbëngulin se Bajden fitoi, të punojnë kaq shumë për të fshehur provat se ai në fakt nuk fitoi?

Dhe nëse transparenca është ende ?dezinfektuesi? më i mirë kundër korrupsionit, atëherë pse gjyqtarët, guvernatorët dhe ish-sekretarët e mbrojtjes mbrojnë që të gjithë errësirën?Romni, Rajan dhe republikanët e tjerë pro Bajdenit, janë aq të mërzitur saqë dikush po guxon të sfidojë rezultatet e dyshimta të zgjedhjeve, saqë e kanë konsideruar debatin legjislativ si ?të rrezikshëm për demokracinë?.

Por,nëse me ?demokraci? ata nënkuptojnë ?sundimin nga populli?, atëherë është mjaft e çuditshme, pse ne duhet t?i mbyllim gojën 100 milion ose më shumë qytetarëve amerikanë, në mënyrë që të ruajmë pushtetin e popullit. Nëse gjysma e vendit beson se zgjedhjet e vitit 2020 ishin plot parregullsi, dhe kaq shumë mashtrime të provueshme, a kërkon respekti ndaj demokracisë që miliona amerikanë t`a mbajnë gojën mbyllur? Heshtja e publikut amerikan për të ruajtur demokracinë, tingëllon shumë si prerja e kokës së një njeriu, në mënyrë që trupi i tij të mbetet i shëndetshëm.

A mund të jetë e vërtetë një demokraci, që u kërkon përfaqësuesve të zgjedhur të injorojnë zërat e zgjedhësve të tyre, dhe të pushojnë së përfaqësuari ata? Nëse është kështu, mbrojtja e demokracisë qenka me siguri një biznes i ndërlikuar! Po qe kështu, ku ishin të gjithë këta ish-sekretarë të mbrojtjes, që tani këmbëngulin se lufta kundër manipulimit zgjedhor përbën një kërcënim për demokracinë, kur vendi ynë gjendej nën sulm nga brenda,gjatë 4 viteve të fundit? Ata nuk u shfaqën kurrë të shqetësuar për demokracinë, kur u vërtetua se Komuniteti i Inteligjencës dhe drejtuesit e FBI-së spiunuan fushatën presidenciale të Donald Trumpit në vitin 2016.

Ata nuk shprehën në asnjë rast bindjen se demokracia ishte në rrezik, kur ish-drejtori i CIA-s e gënjeu botën për vite me radhë, me trillimin e bashkëpunimit të Trump me Rusinë, dhe e akuzoi presidentin si të kompromentuar nga armiku. FBI, CIA dhe prokurorët specialë të njëanshëm politikisht, gati se rrëzuan një president në detyrë, dhe ?mbrojtësit? e shquar të demokracisë nuk e thanë kurrë një fjalë.

Deri më sot, të njëjtët ?mbrojtës? të virtytit, nuk shohin asgjë të çuditshme tek Xho Bajden që e përdor zyrën e tij për të fituar çeqe me para nga Kina dhe Ukraina. A nuk kërcënohet demokracia nëse presidenti i ardhshëm paguhet drejtpërdrejt nga Kina komuniste ? Me sa duket jo.

Mbrojtësit më të mëdhenj të demokracisë në Uashington, do të quheshin oligarkë në çdo vend tjetër të botës. Kur oligarkët tanë të Uashingtonit,pretendojnë se diçka në Shtetet e Bashkuara përbën një ?kërcënim për demokracinë?, ajo që ata nënkuptojnë është se në rrezik janë institucionet që i sigurojnë oligarkisë imunitetin ligjor dhe pushtetin mbi njerëzit e thjeshtë./Përshtatur nga CNA.al

Burimi: https://www.americanthinker.com/articles/2021/01/in_dc_oligarchy_beats_democracy_every_time.html

Lajmet e fundit nga