Connect with Us

Merret vendimi/ Vitore Tusha vijon të jetë kryetare në detyrë në Gjykatën Kushtetuese

Aktualitet

Merret vendimi/ Vitore Tusha vijon të jetë kryetare në detyrë në Gjykatën Kushtetuese

Publikuar

-

Vitore Tusha do të vijojë që të ketë kompetencat e kryetares e Gjykatës Kushtetuese deri në përfundimin e procesit të zgjedhjes së Kryetarit të ri.

Ky vendim u mor ditën e sotme në mbledhjen e parëtë zhvilluar pas ngritjes së Kushtetueses. Gjithashtu në mbledhje është marrë vendimi që javën tjetër të nisë shqyrtimi i çështjeve dhe parashikohet që deri në mesin e muajit shkurt do të shqyrtohen rreth 20 te tilla.

“Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, në mbledhjen e sotme të datës 7 janar 2021 vendosën si më poshtë vijon: Të fillojnë procesin e hartimit të rregullave procedurale administrative në funksion të zgjedhjes së Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, bazuar në nenin 7/d të ligjit nr.8557/2000 (i ndryshuar);
Të ngarkojnë znj. Vitore Tusha, në cilësinë e gjyqtares më të vjetër në detyrë, për të vazhduar ushtrimin e kompetencave të Kryetarit deri në përfundimin e procesit të zgjedhjes së Kryetarit;
Të caktojnë përbërjen e 3 kolegjeve për vitin kalendarik 2021, në bazë të nenit 13, shkronja e) të ligjit nr. 8577/2000, i ndryshuar;
Të caktojnë kalendarin e çështjeve për shqyrtim në seancë plenare dhe në mbledhjen e gjyqtarëve, duke pasur parasysh jo vetëm rendin kronologjik të çështjeve të mbartura, por edhe natyrën dhe rëndësinë e tyre”, thuhet në njoftim./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Çfarë e bën një lider të mirë?/ Majlinda Bregu: Sakrifica dhe përgjegjësia janë dy elementet kryesore

Publikuar

-

Nga

Për sekretaren e përgjithshme të Bashkëpunimit Rajonal Majlinda Bregu koncepti i liderit është i gjerë dhe shumë dimensional.

Në një intervistë për “Refleksion” në ABC News ajo është shprehur se lideri i mirë duhet të pranojë veten dhe të ketë një plan dhe strategji.

Në fakt më bën përshtypje përzgjedhja që keni bërë e të gjithë figurave politike, kur domosdoshmërit secili prej tyre meriton të quhet lider në ecurinë e historisë së njerëzimit. Pra ka diktatorë, ka fashistë, ka lider demokratë, ka autoritarë, por të gjithë kanë shpresuar, kanë ëndërruar apo në një moment të caktuar të historisë kanë besuar se po udhëhiqnin bazuar në ideologji që ishin shkatërruese për botën dhe njerëzimin apo qoftë në momente që kanë qenë interesante, psh nujë moment që më kujtohet është Bushi kur pranoi humbjen dhe vulosi rezultatin e zgjedhjeve në Amerikë, duke uruar fituesin.

Megjithatë, çfarë e bën një njeri një lider të mirë? E bën sakrifica dhe përgjegjësia, sepse lidershipi dhe lideri është pak a shumë si prindi, ti duhet të mendosh që në sukses je gjithmonë i fundit dhe suksesi është i grupit, ndërsa në humbje përgjegjësia është e jotja. A ka dhe a duhet të mbajë përgjegjësi një lider apo një drejtues, edhe në rastin kur nuk ka arsye, pra nuk ka bërë ndonjë faj. Kjo është ajo çka e dallon liderin nga një shef apoi nga një njeri që komandon një skuadër”, shtoi Ish ministrja e Integrimit.

Sipas saj, në ditët e sotme lidershipi nuk mund të jetë pronar dhe tenton të ngatërrohet me onershipin.

LEXO EDHE:  Mbledhja e Bashës me aleatët/ Merret vendimi për ftesën e Ramës

LEXO EDHE:  Asnjë shpërblim për fundvit për nëpunësit publik/ Zbardhet vendimi i qeverisë

Më vjen keq që sot në përgjithësi lidershipi tenton të ngatërrohet me onershipin. Lideri nuk mund të jetë pronar. Lideri është pronar ose udhëheqës nëse ka një biznes të vetin dhe këtu është një histori tjetër sepse ti pret që grupi dheskuadra të punojnë për ty. Lideri ka një vizion, ka ndjenjën e përgjegjësisë, duhet të jetë një njeri që sakrifikon, të ketë një dashuri pa kushte dhe të mendojë për të mirën e përgjithshme dhe të mendojë për misionin që ka marrë përsipër të kryejë.

Lideri duhet të jetë kofident, sepse është e pamundur që të jesh një njeri që nuk ke besim te vetja, nuk e njeh veten, nuk reflekton dhe të jesh një lider i mirë. Jo të gjithëve që u jepet një shanc për të drejtuar apo ju dhurohet një mundësi për të drejtuar ose ata që luftojnë për të marrë një pozicion lideri përfundojnë në fund të epokës së tyre si lidership. Lideri i mirë duhet të ketë një funksion si njerëzit e zakonshëm: Të ketë mundësi të njohë veten, të njoh që demokracia ka rregulla dhe të ketë një plan, vizion dhe strategji”, u shpreh Bregu./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjerimi i Bashkimit Europian/ Majlinda Bregu tregon problematikat

Publikuar

-

Nga

Majlinda Bregu e cila aktualisht drejton Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal, duke qenë zyrtarja shqiptare me detyrën më të rëndësishme në këtë organizatë ka komentuar zgjerimin Europian ku bën pjesë edhe Ballkani Perëndimor. Në studion e “Refleksion” në ABC News ajo është shprehur se sa herë duhet të flasim për Europën duhet të kemi dy koncepte. Sipas saj, është ajo e vokacionit të vendeve tona që duhet ti bashkohen BE dhe për shqiptarët me një ndjesi më të dashur.

Unë besoj që ka dy koncepte ose të paktën dy qasje sa herë që ne flasim dhe pyetemi për Europën. Një pjesë është ajo e vokacionit të vendeve tona të cilat duhet ti bashkohen BE dhe mbase për shqiptarët mbase me një ndjesi pak më të dashur. Pra vjen prej faktit që shqiptarët nuk kanë qenë ndonjëherë në kërcënim për të patur një identitet europian.

Megjithatë Europa besoj se është më shumë një gjendje mendore për fatin e mirë për të gjitha vendet  që duan ti bashkohen Europës ka ende njëpërqindje të lartë të dëshirës për të qenë pjesë e saj. Por është e vërtetë nga ana tjetër që Europa si kontinent nuk ka ngelur e paprekur nga kriza. Nga njëra anë është Europa e mendimit politik apo ajo europa e vlerave, europa të cilën ëndërrojmë të gjithë, Europa e standardeve të stilit të jetesës  më të mirë dhe nga ana tjetër është Europa që filloi të imitonte një sistem të rënduar institucionesh dhe kjo e ka bërë shkëputjen nga mendimi apo vendimmarrja politike.

E ka bërë sot Europën që herë pas here të duket sikur e ka më të vështirë për tu dhënë zgjidhje problemeve të ndryshme, duke mos lënë mënjanë që është prekur nga kriza të mëdha“, u shpreh Bregu.

Gjithashtu ish ministrja e Integrimit është shprehur se kriza financiare por edhe pandemia e kanë tronditur Europën. Sipas saj, procesi i zgjerimit e ka larguar atë nga procesi politik.

LEXO EDHE:  Mbledhja e Bashës me aleatët/ Merret vendimi për ftesën e Ramës

LEXO EDHE:  Koronavirusi dhe ngjarjet që lanë shenjë përgjatë vitit 2020 në Shqipëri

“Vetëm së fundmi duke iu referuar krizës financiare të 2008-tës dhe më pas Brexit apo kriza e refugjatëve, qoftë edhe pandemia së fundmi e kanë tronditur Europën. Unë shpresoj shumë që të ketë një qartësi se Europa si kontinent nuk mund të jetë e fortë dhe tu bëj ballë krizave të mëdha, të cilat mund ta prekin herë pas here.

E para, pa pasur një përcaktim të qartë që kontinenti nuk është vetëm vendet anëtare të BE, pra kontinenti europian është shumë i gjerë, është edhe Ballkani Perëndimor. Por dhe nga ana tjetër ka një domosdoshmëri të madhe për të rifituar edhe një herë dëshirën lidershipin dhe vendimmarrjen politike. Lënia peng e proceseve të mëdha, qoftë edhe ai i procesit të zgjerimit, e teknikaliteteve, e letrave, e burrokracive, e metodologjive e ka larguar atë nga procesi politik dhe për mua besoj që Europa, por edhe e gjithë bota ka nevojë për të qenë të qartë me vizion politik”, shtoi Bregu./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Defender 21”/ Kim: Zhytësit e Marinës stërviten së bashku për të forcuar bashkëpunimin

Publikuar

-

Nga

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka ndarë në Twitter disa pamje që tregojnë ushtarët amerikanë dhe ata shqiptarë duke bërë zhytje së bashku në kuadër të “Defender 21”.

Në postimin e saj, diplomatja amerikane shkruan se zhytësit e Marinës shqiptare dhe asaj amerikane po stërviten bashkë për të forcuar aftësitë e tyre dhe bashkëpunimin. Stërvitja e ushtarëve amerikanë dhe atyre shqiptarë u kryen në Bazën e Pasha Limanit në Vlorë./CNA.al

 

LEXO EDHE:  Asnjë shpërblim për fundvit për nëpunësit publik/ Zbardhet vendimi i qeverisë

LEXO EDHE:  “Të rivendoset shpejt funksionimi i Kushtetueses”/ Ambasadori gjerman: Është kolonë e shtetit ligjor, kusht për integrimin

 

LEXO TE PLOTE