Connect with Us

Kushte të pa qëndrueshme atmosferike/ Parashikimi i motit për sot

Sociale

Kushte të pa qëndrueshme atmosferike/ Parashikimi i motit për sot

Publikuar

-

Shi, dëborë dhe shtrëngata/ Si pritet të jetë dita sot

Ditën e sotme vendi ynë parashikhohet të ndikohet nga kushte të pa qëndrueshme atmosferike.

Moti parashikohet me vranësira të dendura shoqëruar me reshje shiu të vazhdueshme me intensitet të ulët dhe mesatar. Hera herës reshjet në kohë afatshkurtër fitojnë itensitet deri të lartë në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Në zonën e Alpeve do të ketë reshje të dendura dëbore dhe në verilindje reshjet e dendura të dëborës në lartësitë mbi 300-400metër. Mjegulla e dendur do të na shoqërojë në orët e mengjesit si dhe në momentin e reshjeve të shiut dhe dëborës.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore fiton shpejtësi deri në 18-20m/sek. Valëzimi në dete i forcës 2-4 ballë.

LEXO EDHE:  Kapriçot e motit/ Çfarë pritet për orët në vijim

Temperaturat parashikohen në:
zonat malore 4°C deri në 10°C
zonat e ulta 8°C deri në 14°C
zonat bregdetare 9°C deri në 15°C

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Zjarr masiv në Memaliaj/ Dëmtohet linja e energjisë elektrike, banorët në terr

Publikuar

-

Nga

Zjarr masiv në Memaliaj/ Dëmtohet linja e energjisë elektrike, banorët në terr

Një zjarr masiv ka përfshirë zonën Ballaxhiaj dhe Miricë në Memaliaj të Tepelenës mbrëmjen e sotme.

Si pasojë e flakëve është dëmtuar edhe linja e energjisë elektrike.

OSHEE ka ndërprerë energjinë, ndërsa burime bëjnë me dije se energjia do të vijojë të mungojë derisa të konstatohen dëmet e shkaktuara në rrjet nga grupet e terrenit në fiderat Miniera 1 dhe Miniera 2.

LEXO EDHE:  Kapriçot e motit/ Çfarë pritet për orët në vijim

Nga flakët është djegur edhe një hapësirë e konsiderueshme me pemë e shkurre.

LEXO EDHE:  Zbardhet Kosova/Bora dhe minusi do të vazhdojnë, ja kur do të kthehet dielli

Forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Tirana nesër pa energji elektrike/ OSHEE publikon zonat dhe oraret

Publikuar

-

Nga

Tirana nesër pa energji elektrike/ OSHEE publikon zonat dhe oraret

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE njofton se ditën e nesërme disa zona do të mbeten pa energji elektrike.

Për shkak të disa punimeve sipas OSSHE do të stakohet energjia në intervalin kohor 09:00-16:00 në zonat e mëposhtme.

Njoftim për abonentët #Tiranë

Stakim, 25 korrik

Në vijim të investimit për rikonstruksionin e kabinave, në datën 25 korrik gjatë intervalit kohor 09:00-16:00 do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë:

LEXO EDHE:  Joe Biden beson tek demokracia apo oligarkia?

LEXO EDHE:  Mbajtja e maskës në rrugë/ Policia gjobit 171 qytetarë “të pabindur”

Rruga e vjetër Vorë-Rinas, Dogana dhe disa biznese në këtë zonë

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Temperaturat “thyejnë” termometrin/ Nga e hëna i nxehti afrikan ‘godet’ Shqipërinë

Publikuar

-

Nga

Temperaturat “thyejnë” termometrin/ Nga e hëna i nxehti afrikan ‘godet’ Shqipërinë

Duke nisur nga e hëna pritet të ketë një rrijte të ndjeshme të temperaturave.

Shërbimi Meteorologjik grek nuk përjashton që termometri të arrijë deri në 42 gradë Celsius.

“Nga e hëna vjen një valë e re e të nxehtit nga Afrika e Veriut e cila fillimisht do të prekë Greqinë perëndimore.

Por nga e marta deri në fund të javës nxehtësia do të mbizotërojë në të gjithë vendin, që pritet që të arrijë 40-42 gradë. Këto temperatura do të vazhdojë deri në ditët e para të gushtit” njofton shërbimi grek i Meteorologjisë.

LEXO TE PLOTE