LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Kam marrë mocion mosbesimi”/ Topalli: Jetën time politike e kam pasur më shumë në opozitë sesa në pushtet

7 Janar 2021, 20:56, Politikë CNA
“Kam marrë mocion mosbesimi”/ Topalli: Jetën time politike

Drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshim Jozefina Topalli ka shpalosur vizionin që ajo do të ketë. Gjatë një interviste në ?Opinion?, Topalli shprehet se do të vijoj të luftojë krimin dhe korrupsionin, siç ka bërë gjithmonë, duke sjellë në vëendje edhe rastet kur ka guxuar të dalë kundër klasës së korruptuar.

Për këtë arsye, Topalli kujton se ka marrë edhe mocion mosbesimi.

?Unë do bëj ato që kam bërë. Unë kam luftuar korrupsionin, kam luftuar krimin. Unë kam marrë mocion mosbesimi, sepse kam guxuar për të mos hedhur në votim një emër me probleme me korrupsionin. Kam guxuar të votoj kundër dy prokurorëve të përgjithshëm. Unë po flas për qëndrimet që kam mbajturkur kam qenë kryetare Parlamenti?, tha Topalli.

Drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshim pati edhe një përplasje me gazetarin Robert Rakipllari, duke e akuzuar këtë të fundit si avokatin e kreut demokrat Lulzim Basha.

Topalli shtoi se ajo kërkon rikthimin e shpresës në Shqipëri dhe kjo gjë sipas saj mund të vijë vetëm me largimin e tre kryetarëve të korruptuar.

?Unë jam për ndryshim, përtej rrotacionit. Unë të kuptoj që je avokati i Lulzim Bashës dhe të vlerësoj që ja bën avokatinë. Njeriu duhet të jetë si pema, të ndryshojë gjethet por jo rrënjët. Lëvizja për Ndryshim është për largimin e Edi Ramës, Lulzim Bashës dhe Ilir Metës sepse jaën përgjegjës për gjendjen ku ndodhet vendi. Shqipëria ka nevojë për shpresë dhe për revolucion.

Jetën time në politikë e kam pasur më shumë në opozitë sesa në pushtet dhe nuk kam përfituar asnjëherë tendera?, tha Topalli./CNA.al

Lajmet e fundit nga