Politikë
Kallëzimi në SPAK/ Spiropali i përgjigjet PD: O Bardh Ziu, nuk të kemi faj ne që i shtojmë simpatizantët

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali i është përgjigjur sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhit i cili dje ka dorëzuar në SPAK një kallëzim penal për kryeministrin dhe 16 ministra e kryebashkiakë.
Spiropali thotë se Bardhi i ka denoncuar në SPAK sepse PS bën fushatë duke takuar njerëz anë e mbanë Shqipërisë. Ajo i i thotë se PS shkon tek qytetarët, dhe jo si PD që sipas saj, pret njerëzit t’i vijnë ndërkohë që ngre komitete e komisione për të spastruar ata që nuk i binden.
“Gazi i Partisë Demokratike na paska denoncuar në SPAK se bëjmë fushatë duke takuar njerëz anembanë Shqipërisë, nga Vermoshi në Konispol, nga Devolli në Divjakë. O Bardh Ziu, nuk të kemi faj ne që i shtojmë simpatizantët tanë sepse nuk presim të vijnë ata tek ne por vemi ne tek ata, ndërsa ju me në krye Lul Gjumin, duke pritur që të vijnë njerëzit tek ju dhe jo të shkoni ju tek njerëzit, ngrini komitete e komisione spastrimesh autodestruktive për të larguar me çdo kusht dhe me çdo çmim nga radhët tuaja ata që gjumashave si ju s’ju binden, derisa të katandiseni me zero simpatizantë dhe elektorat inekzistent”, shkruan Spiropali. Kujtojmë se ditën e djeshme, Bardhi kallëzoi në SPAK qeveritarët dhe drejtuesit lokalë për “Shpërdorim detyre” dhe “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”, shkruan Spiropali./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Ngjela paralajmëron fundin ‘tragjik’ për Ilir Metën/ Zbulon kush e merr postin e Presidentit
Avokati i njohur Spartak Ngjela ka dalë me një parashikim, ku ka nënkuptuar se Ardian Dvorani do shkojë drejt presidencës pas shkarkimit të Ilir Metës....

“Nëse Basha del forcë e parë ia japim mandatet”/ Topollaj: Marrëveshje me PD vetëm me një kusht
Anëtari i bordit drejtues në Bindjen Demokratike Fabjan Topollaj u shpreh se nëse kreu i PD Lulzim Basha merr mbështetje masive dhe mund të fitojë...