LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dhuna në Kapitol/ Twitter dhe Facebook bllokojnë për 12 orë llogarinë e Donald Trump

7 Janar 2021, 07:54, Kosova & Bota CNA
Dhuna në Kapitol/ Twitter dhe Facebook bllokojnë për 12 orë

Mediat sociale Twitter dhe Facebook kanë pezulluar për 12 orë llogarinë e presidentit Donald Trump, pas trazirave që ndodhën në Capitol Hill të SHBA-së.

?Si rezultat i situatës së paparë dhe dhunës së vazhdueshme në Uashington, kemi kërkuar heqjen e tre postimeve nga [llogaria] @realDonaldTrump ? të cilat janë bërë gjatë ditës së sotme ? për shkak të shkeljeve të përsëritura dhe të rënda të politikës sonë të Integritetit Civil?, tha platforma sociale.

Sipas BBC, rrjetet sociale shprehen se nëse Trump nuk i fshin postimet në fjalë atëherë llogoria e tij mund edhe të fshihet përfundimisht.

Kujtojmë që mbrëmjen e djeshme përkrahësit e Trump sulmuan selinë e qeverisë amerikane dhe u përplasën ashpër me policinë./CNA.al

Lajmet e fundit nga