LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha anullon turin paraelektoral/ Përplasje me aleatët

7 Janar 2021, 10:35, Politikë CNA
Basha anullon turin paraelektoral/ Përplasje me aleatët

Lulzim Basha anullon turin e tij paraelektoral i cili fillonte sot nga Shkodra, me disa takime dy ditore.

Burime zyrtare nga PD i thanë CNA.al, se stafi i Lulzim Bashës ishte përgatitur për fillimin e një turi paraelektoral, që niste në Shkodër dhe vazhdonte në gati të gjitha bashkitë e vendit.

Përplasjet e forta brenda koalicionit opozitar dhe qëndrimet e forta të ditëve të fundit të aleatëve si Dashamir Shehi apo Agron Duka, të cilët kanë kërcënuar se do dalin me vete kanë detyruar Bashën të anullojë gjithçka dhe të qëndrojë në zyrë për të negociuar.

Dalja me listë të përbashkët apo dy koalicione, pozicionet në vendet e sigurta për çdo parti aleate janë debatet e forta që kanë plasur brenda partive opozitare ku duket qartazi se tashmë ka një problem dhe debat të fortë për tu zgjidhur, kush dhe sa do marrin aleatët nga ?torta? e mandateve të PD.

Pretendimet më të mëdha janë të LSI më pas PDIU, por edhe PAA, LZHK, PR etj, kanë jo pak pretendime. Basha duhet të lëshojë në tavolinë nga 24 në 29 mandate deputetësh në vendet fituese për aleatët, në një listë të përbashkët. Puna thjeshtësohet me dy koalicione, por kjo duket ende e debatueshme për vetë faktin se palet po analizojnë maksimalizimin e votës.

Koalicioni opozitar tani ndodhet përballë debateve të forta dhe sprova që duhet të kalojnë është pazari i koalicioneve, që ka detyruar Lulzim Bashën të anullojë një tur paraelektoral, duke e shtyrë atë në një kohë tjetër./CNA.al

Lajmet e fundit nga